Tuesday, August 14, 2012

Ardian Vehbiu: “mistifikimin e fjalës gege”

nga Ardian Vehbiu ( http://xhaxhai.wordpress.com )




Kohët e fundit, në kontekstin e debateve për rishikimin e marrëdhënieve të standardit me “dialektet”, dëgjon të flitet rëndom për nevojën që shqipja “të pasurohet me fjalë të dialektit geg/të gegërishtes.”
E formuluar kështu, kjo nevojë mbështetet mbi një keqkuptim ose moskuptim të strukturës së leksikut të shqipes standard; keqkuptim i ushqyer dhe nga një analizë në thelb manipuluese e Arshi Pipës, në veprën e vet të mirënjohur, kushtuar standardizimit të shqipes nga regjimi totalitar i Tiranës.
Kësaj çështjeje i kushtova, tani së fundi, një artikull të shkurtër në “Shekulli”; por besoj se blogu më jep mundësinë për ta ilustruar më mirë tezën time.
Para së gjithash, shumë njerëz të interesuar për argumentin, por pa ndonjë formim gjuhësor për të qenë, ngatërrojnë fonetikën e gegërishtes me leksikun; për këta njerëz, ranë dhe venë janë fjalë të gegërishtes, ndërsa rërë dhe verë fjalë të toskërishtes, të cilat i ka adoptuar pastaj si normë edhe standardi; edhe pse, në të vërtetë, ranë dhe rërë janë e njëjta fjalë (leksemë), me dy veshje të ndryshme fonetike; dhe standardi nuk ka adoptuar fjalën toske duke lënë jashtë fjalën gege, por vetëm ka adoptuar rotacizmin tosk (shndërrimin e n-së ndërzanore në r), i cili është dukuri fonetike dhe nuk ka të bëjë me leksikun...

Per te lexuar artikullin e plote shkoni tek http://xhaxhai.wordpress.com