Monday, December 20, 2010

Top-Channel.TV: Shkodër, historia që po zhbëhet

Kliko ketu per te pare me teper ne Top-Channel.tv


Shkodër, historia që po zhbëhet
Është qyteti që prej shekujsh njihet për kulturën dhe civilizimin e lartë në historinë e kombit shqiptar.

Shkodra, qyteti që përballoi në rrjedhën e historisë luftrat, shkatërrimin e ringritjen pa humbur asnjë nga pjesët e mozaikut të saj të vlerave, por që pikërisht në këtë pikë nuk mundi t’i bënte ballë 20 viteve demokraci për të cilën aq shumë dha dhe qe aq shumë i kushtoi. Shkodrës se Migjenit, Gurakuqit, Mjedës, Shkodrës ku punoi dhe vdiq Fishta, Shkodrës së simboleve të humbura.

Është e vëshirë të hedhësh hapa në rrugët e rrugicat e Shkodres me dy realitetet e tyre paralele, mes pallatesh të reja shumë katëshe, e shtëpive karakteristike qindra vjeçare që kanë nisur të humbin me shpejtësi, mes kishave e minareve, mes betonit ku se fundmi lexohen qartë hartat e lëna nga uji i përmbytjeve. Në Shkodrën e pikturave, e operas së parë Mrika, e kardinalit të parë Koliqi, e mbretëreshës Teuta, e kështjellës së përjetësisë, në Shkodër qytetin e Lulit të Vocërr, ku edhe Migjeni është kthyer në personazhin e harruem të poemave të tij.

Ne kete gjendje eshte katandisur sot nje nder symbolet e ketij qytetit dhe te gjithe Shqiperise, poeti e prozatori rebel qe shenoi kthimin e nje faqeje ne letersine shqiptare. Millosh Gjergj Nikolla ndryshe i njohur si migjeni, poeti i mjerimit, djaloshi qe shprehu forte me pene pakenaqesite ndaj realitetit, mashtrimit, hipokrizise, skamjes, me nje vrrull qe oshetin me force edhe sot ne rruget e Shkodres se varfen.

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.

Rikonstruktimi dhe zhvendosja e bustit eshte premtuar shpesh por deri ne keto momente asgje nuk eshte bere realitet. E Migjeni i shperfytyruar duket thuajse i tepert mes makinave, pallateve e kjoskave ku shiten qofte.

Pervec ketij busti te percytnuar asgje tjeter nuk lidh Shkodren me Migjenin pasi edhe shtepia ku ai u lind e u rrit ka mese 17 vjet qe nuk eshte me muze por nje qender kishtare qe nuk ka kurrfare lidhje me te. Duket sikur dikush kerkon te zhduke cdo shenje te tij, ndoshta per shkak te faktit se rreshtat e Migjenit edhe sot 72 vjet pas vdekjes mbeten ende aktuale jo vetem ne Shkoder, por ne te gjithe Shqiperine.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj

Te njejtin fat si Migjeni ka edhe Ndre Mjeda. Nga poeti shkodran ne qytet nuk gjendet asnje gjurme. Nderkohe qe shtepia muze ne Kukel te Bushatit i perngjan me shume nje stalle per bagetine.

Dikur ketu ishin te vendosura shume prej objekteve te tija vetjake si shtrati, skrivania ku punonte e sende te tjera te cilat firuan me kohen. Qe nga ai moment kjo shtepi dhe kisha ngjitur saj ku prifti poet sherbeu per vite te tera u lane ne meshiren e fatit, askush nuk u kujtua me per andrat e jetes se Mjedes.

Shteti i sotem ashtu si i djeshmi qe kishen e pat kthyer ne depo armesh e ka mbuluar Mjeden me pluhurin e harreses e thuajse perçmimit.

As Migjenit, as Ndre Mjedes, por as at Gjergj Fishtes figures me te madhe dhe me te fuqishme te letersise shqiptare te gjysmes se pare te shekullit te 20 nuk i gjendet as shenja ma e vogel ne Shkodren ku ai futi per here te pare gjuhen shqipe ne shkolla, ku punoi e dha shpirt ne 1940. Vetem ne fshatin fishte mbahet ende ne kembe nje rrenoje, shtepia ku dikur ka jetuar ai qe konsiderohet si Homeri i koheve moderne.

Kaq dhe asgje me shume, si simbol i turpit, i humbjes se identitetit, i antivleres qe sundon mbi vleren, i asaj qe vete Fishta i madh do ta quante ne nje nga veprat e tij, Poema e Gomarit te Babatasit, ku ironizohen deputete, ministra e drejtues te kohes. Vargje te largeta, por njekohesisht edhe kaq te aferta e aktuale.

Pas rrotullimeve te kota ne Shkoder per te gjetur Migjenin, Fishten e Mjeden, nisim turravrapin per te prekur te pakten Luigj Gurakuqin. Imazhet e fundit te shtepise muze i perkasin filmit shqiptar “Cifti i lumtur”, sekuencat e te cilit jane luajtur pikerisht ne shtepine e tij.

Realiteti qe shfaqet perballe eshte shokues, shtepia nuk ekziston me, e ne vend te saj eshte ngritur nje vile moderne tre kateshe, kati i pare i se ciles eshte nje oficine per rregullimin e makinave. Edhe ketu si ne pjesen me te madhe te Shkodres, historia eshte mbytur nga neglizhenca, driteshkurtesia e betoni i ftohte.

E kote te kerkosh Pashko Vasen sepse edhe ai fshihet i harruar ne nje nga rrugicat e vjetra te Shkodres. Shtepia muze ka rreshtur se qeni e tille dhe dera e madhe e saj sot nuk eshte me e hapur per vizitoret.

5 Herojte e Vigut, sot qendrojne te heshtur ne nje cep mes plerash se bashku me deshmoret e atdheut, ne vend tyre nje monument me shume se i rendomte, a thua se Shkodra ky djep i kultures shqiptare nuk kishte personalitete mjaftueshem qe mund te qendronin ne kete shesh si perfaqesues te denje te kultures dhe historisë se ketij qyteti. Gjon Buzuku, Migjeni, Mjeda, Fishta, Gurakuqi, Vasa, Marin Barleti, Ernest Koliqi, e shume e shume te tjere nuk kane gjetur vend ne Shkodren e re qe po zaptohet cdo dite nga nje pluhuri dhe balta e harreses, thuajse njesoj kur si ne diktature u shkaterruan kisha e xhamia e qe sot po rrenojne figurat e nje kombi te tere. Ne nje situate te tille antivlerash, natyrshem lind vetem nje pyetje a s’ju vjen marre?




Foto