Wednesday, November 24, 2010

Vallja e Shestanit si Shoqat kremtoi pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit

Shoqata Don Gjon Buzuku kremtoi pesembedhjet vjetorin Vallja e Shestanit si Shoqat kremtoi pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit















Dalja historike e “Valles së Shestanit ” në Ulqin
Ulqin, 22 nëntor – Shoqata “Don Gjon Buzuku”në Ulqin me një veprimtari simpatike kulturore, shënoi 15- vjetorin e themelimit të saj, njofton KosovaLive.

E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte se për herë të parë Forumi rinor i kësaj shoqate nxori në skenë formacionin koreografik siç e kishin quajtur “Vallja e Shestanit”, nga organizatori u quajt ngjarje kulturore historike, sepse përtërinë traditën e lashtë iliro- shqiptare, të mbetur në harresë edhe të anashkaluar.

Dr. Simë Dobreci, kryeredaktor i revistës “Buzuku”, njëri prej kreatorëve të shoqatës dhe veprimtarisë së saj, foli mbi të kaluarën e Shestanit, duke nënvizuar se “pushtuesit vazhdimisht kanë ndikuar negativisht në asimilimin dhe traditën tonë.”

Shestani, si pjesë integrale e zonës së Krajës së Sipërme, komuna e Tivarit, me popullatë shumicë të ritit katolik shqiptar, janë përfshirë nga një asimilim i jashtëzakonshëm dhe i plotë.

Shumica e tyre janë shpërngulur në Tivar edhe në Ulqin edhe ndonjë përqindje shumë simbolike në Ulqin shfaq gatishmërinë të ndjek mësimin “në gjuhën e të parëve.”

“Veshja tradicionale e Shestanit, jo vetëm se është një perlë e etnografisë së lashtë shqiptare, por rron edhe sot e kësaj dite, është tërheqëse edhe për rininë e kësaj zone. Kjo ka një domethënie të madhe për ruajtjen e traditës, të historisë së trevës së tyre, por edhe të identitetit”,- thekson Dr. Sima, një njohës dhe hulumtues i devotshëm i trashëgimisë kulturore të Shestanit.

KOHA NET

Shoqata Don Gjon Buzuku kremtoi pesembedhjet vjetorin 23 Vallja e Shestanit si Shoqat kremtoi pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit
















Të shtunën, me 20 nëntor 2010, shoqata “Don Gjon Buzuku” kremtoi 15 vjetorin e themelimit të shoqatës.

Salla e qendrës për kulturë ishte e vogël që të pranonte të gjithë dashamirësit e artit, kulturës dhe librit. Organizatorët kishin gërshetuar në mënyrë të përkryer të gjitha këto elemente dukë i dhënë kësaj mbrëmje një ndjenjë të cilën ka kohë që se kishim ndjerë.

Mbrëmjen e hapi kryetari i shoqatës, z. Zef Llukiqi i cili foli për aktivitetin 15 vjeçar të shoqatës.

Në lidhje me historinë e Shestanit foli njëriu që i ka dhënë frymë dhe jete shoqatës, doktori i njojhur jo vetëm në Ulqin por edhe me gjërë, dr. Simë Dobreci. Doktor Simë Dobreci, studiues dhe njohës i mirë i tradites dhe kultures së Shestanit shprehet se pushtuesit cdo herë kanë ndikuar negativisht në asimilimin dhe në traditen tonë. Veshja e shestanit është karakteristike dhe për rininë e kësaj zone ka një domethënie të madhe, për ruajtjen e tradites, dhe të historisë së treves së tyre por edhe të identitetit.

Në emër të forumit rinor të shoqatës foli z. Dominik Llukiq.

Me interes të posaçem u prit vallja e Shestanit e cila u ekzekutua për herë të parë. Vallja në fjalë çoi peshë të pranishmit dhe ishtë ndoshta pika kulmore e mbrëmjes. Vallet dhë këngët e Shestanit datojnë që nga koëhrat e herëshme, tradita tregon se këto janë ruajtur brez pas brezi janë këngë që këndohen pa muzikë dhe po kështu vallëzohen.

Në vazdhim u bë përurimi i tri veprave publicistike të gazetarit dhe studiuesit të palodhshëm Gjekë Gjonaj. Për librat në fjalë folën profesorat e nderuar: Daut Boriçi, Bahri Brisku dhe Gjovalin Shkurtaj. Prof. Gjovalin Shkurtaj theksoi vlerën shumë të madhe të librave duke i kaluar kufijtë të zonës por që janë të dobishme edhe në rrafshin mbarëkombëtar.

Mbrëmjen e zbukuruan edhe folkloret “Ulqini” dhe “Shtoji” si dhe këngëtaret Shaban Gjekaj, Viktor Ndrekiqi dhe Luigj Llukiq.

Në fund të pranishmeve iu drejtua autori i librave, z Gjekë Gjonaj duke falenderuar përzemërsisht publikun për pjesmarrjen në këtë mbrëmje. Z. Gjonaj falenderoi edhe donatorët që mundësuan botimin e librave.