Friday, November 19, 2010

Konferenca Arbereshe

Në kuadër të javës Kalabreze në Shqipëri, Rajoni i Kalabrisë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Qendrën Kërkimore-Shkencore Albanologjike të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi“, organizuan ditën e enjte, më 14 tetor, ora 15.00, në sallën “ Walter Höflechner “ të Bibliotekës së këtij Universiteti, konferencën shkencore “Historia dhe evoluimi i raportit midis Italisë dhe Shqipërisë. Roli i prezencës Arbëreshe.“

Hapja e Konferences u bë nga rektori i Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Artan Haxhi, i cili referoi kumtesen “Kolegji i Shën Adrianit- vatër edukimi dhe dijeje“, i përgatitur në bashkëpunim me Prof. Dr. Tefë Topalli. Ndërsa, Matteo Mandala referoi mbi “Kolegjet arbëreshe në marrëdhëniet italo-shqiptare. Roli i Seminarit të Palermos.“

Mbas përshëndetjeve të rastit, vijuan dy seancat paralele të konferencës, të drejtuara përkatësisht: seanca e parë nga Tomor Osmani, Kolec Topalli, Francesco Altimari, Bardh Rugova si dhe seanca e dytë nga: Gjovalin Shkurtaj, Mimoza Priku, Imri Badallaj dhe Domenico A. Cassiano.

Në këto dy seanca, referuan profesorë nga Italia, Shqipëria (Shkodër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër) dhe nga Kosova.

No comments:

Post a Comment