Wednesday, November 24, 2010

Nisin “Ditët e kulturave të pakicave” në Malin e Zi

KLIKO TEK http://www.visit-ulcinj.com per me shume lajme


cano duli gjergj noc martini nevenka mashanoviq  jozo kocoviq Nisin “Ditët e kulturave të pakicave” në Malin e Zi


























Podgoricë, 23 nëntor – Në kryeqytetin malazias, Podgoricë nisi të martën, në mbrëmje, manifestimi, tashmë, tradicional, “Ditët e kulturave të pakicave 2010”, i cili përfundon më 14 dhjetor me Etnokoncertin e madh në Tuz.
Këtë veprimtari e organizon e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e kulturave të Pakicave në Mal të Zi.
Drejtori i kësaj qendre, Mirsad Muliq deklaroi për KosovaLive se edicioni i sivjetëm ka shumë risi në aspektin e afirmimit të vlerave të kulturave të pakicave dhe bashkëjetesës së tyre në shoqërinë malazeze.
“Gjatë manifestimit të sivjetëm, i cili do të lëvizë nëpër qendrat kryesore ku jetojnë pakicat në Malin e Zi, do të ketë përmbajtje të shumta kulturore, letrare, muzikore, të arteve pamore, do të shfaqet edhe filmi premierë mbi pakicat në Mal të Zi”, sqaron Muliq.
Sipas agjendës së manifestimit, nga piktorët shqiptarë që do të përfaqësohen në ekspozita, janë emrat më të lakuar të artit pamor shqiptar në Mal të Zi, si Vahida H. Nimanbegu, Gjergj Noc Martini edhe Gjelosh Gjokaj. Nga shkrimtarët shqiptarë merr pjesë vetëm Haxhi Shabani, ndërsa me një performancë të posaçme do të përkujtohet edhe bardi i poezisë sonë të shekullit të kaluar, Esad Mekuli.
Megjithatë, krijuesit shqiptarë, sidomos shkrimtarët dhe piktorët, krahasuar me minoritetet tjera, e shohin veten të anashkaluar.