Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në muajin dhjetor duhej të kishte zhvilluar mbledhjen e radhës për diskutimin e çështjeve të tjera, që kanë lidhje me gjuhën shqipen, por kjo mbledhje duket se nuk do të bëhet këtë vit. Me një aktivitet që ka vite që ka zhvilluar Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, si një bashkëpunim mes akademikëve dhe gjuhëtarëve nga Shqipëria dhe Kosova, deri më tani ka zhvilluar disa takime dhe ka pasur jo pak diskutime, të cilat kanë sjellë dhe përplasje mes gjuhëtarëve të ndryshëm.
Por për mbledhjen e fundit që pritet të bëhet vitin që vjen, akademikët dhe gjuhëtarët pohojnë se do të trajtohen dy çështje të tjera të rëndësishme. Këto kanë të bëjnë me problemet e gjuhës shqipe në shtyp dhe në administratë, si dhe fjalët e huaja. Akademiku dhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj bën të ditur se grupet e punës e kanë dorëzuar materialin pranë KNGJSH prej kohësh, por ende nuk ka pasur një thirrje për mbledhje.
“Grupet e punës kanë dorëzuar materialin në KNGJSH, por nuk është bërë mbledhja. Deri tani nuk jemi thirrur, besoj se ajo do të bëhet vitin tjetër. Këtë herë do të jenë në diskutim gjuha shqipe në shtyp dhe administratë dhe si ndikojnë fjalët e huaja në gjuhën shqipe, terminologjia, rreptësia”, pohon akademiku Shkurtaj. Por vërejtjet e akademikut të njohur këtë herë janë dhe për një ligj, që duhet për gjuhën shqipe.
Lexoni artikullin e plote tek Agjencia e Lajmeve 'Sot News': http://www.sot.com.al/kultura/akademik%C3%ABt-t%C3%AB-miratohet-ligji-p%C3%ABr-gjuh%C3%ABn-shqipe-jemi-ende-me-vkm-t%C3%AB-vitit-1974#sthash.sLMU3JXa.dpuf
No comments:
Post a Comment