E dëgjova dhe e ridëgjova disa herë përshendetjen e tij në YouTube dhe më ngazëlleu jo vetëm ajo çfarë tha, gjë që tregon përgatitjen e tij meritore e për të cilën edhe Presidenti Obama e ka përzgjedhur si përfaqesuesin e Shtetit Amerikan ne Tiranë, por edhe më befasoi e më la shije shumë të mirë shprehja e këndshme e ligjërimit në videon e tij, me një zotërim aq të mirë dhe me një të folur krejt të natyrshëm.
Shkëlqesia e Tij, zoti Donald Lu, në videon e publikuar në YouTube, i buzeqeshur e me çiltërsi aq mbresëlënëse, u thotë shqiptarëve: “Pres me kënaqesi t’ju takoj në Shqipëri dhe të degjoj mendimet tuaja.”
Besoj se edhe shqiptarët (dhe unësi njëri prej tyre) i themi me gojën plot e me respekt të madh:
Mirë se të vini në Shqipëri,Zoti Donald Lu!
Ardhshi i bardhë për të mirën e të mbarën e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe për forcimin e mëtejshëm të marredhënieve miqësore midis popullit shqiptar dhe Mikut më të madh të tij: popullit amerikan dhe SHBA-së.
No comments:
Post a Comment