Dje mora pjesë si anëtar i jashtëm në mbrojtjen e
doktoraturs së z. Ismail Dodës,
organizuar nga Shkolla Doktorale e Etnologjisë dhe e Folklorit, në Institutin e
Kulturës Popullore të QSA-së.
Ismail Doda është figurë e njohur e arsimtarit të përkushtuar
për ruajtjen, mësimin dhe studimin e gjuhës shqipe në mjediset shqiptare të Malit
të Zi e pikërisht në Arbnesh të Krajës.
Atje, në fakt, ai është marrë qysh para dyzet vjetësh, me mbledhjen e foklorit
të pasur të shqiptarëve të Krajës, duke u pykëzuar në baladat e vendlindjes së
tij, po edhe të mbarë venbanimeve të shqiptare në Mal të Zi.
Ismail Dodën e kam njohur qysh në vitin 1972, kur ai
erdhi në Tiranë si delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, si përfaqësues
shqiptarëve të Malit të Zi. Qysh atëherë, në rrjedhë të viteve, ai ka qenë emër
i njohur në rrethet e mjediset studimore të Ulqinit, Podgoricës, duke botuar
artikuj e studime në revista të ndryshme
kulturore e letrare të Malit të Zi, si “Koha”, “Kraja”, “Buzuku” dhe në revista
shkencore të Tiranës e të Prishtinës.
Për të lexuar të plotë artikullin mbi temën e doktoraturës “Baladat popullore te shqiptarët e
Malit të Zi”, mund të shkoni këtu.
Ishin të pranishëm në mbrojtjen e doktoraturës edhe studiues e personalitete të
arsimit e shkencës shqiptare nga Tirana, si: prof.dr. Osman Kraja, prof.dr.Musa
Kraja, si dhe miq e dashamirë të autorit nga Ulqini e Kraja, si mr. Mehmet Bardhi, mësues e veprimtar
politik nga Ulqini, si dhe familiarë e të afërm të autorit.
I urojmë mikut tonë dr.Ismail Doda ta gëzojë
doktoratën e fituar me një studim interesant, për të cilin Komisioni dha
vlerësiminar : “Shumë mirë”.
Tiranë, 24.01.2015
No comments:
Post a Comment