Më datën 9 nëntor, emisioni i mirënjohur “Linea Verde i RAI-1, u rikthye në Shqipëri mbas 24 vjetësh. Vetë titulli “Alba di un nuovo giorno” (Agimi i një dite të re) na e parathotë metaforikisht idenë dashamirëse të realizuesve.
Në 1990-ën tashmë të largët, kur emisionin e drejtonte Frederico Fazzuoli me regjisor Gjon Kol Ndrekaj, Shqipëria ishte aq e panjohur, por edhe aq e mbyllur dhe e vështirë për t’u paraqitur në një emision të tillë. Gjithçka ishte e kolektivizuar dhe e mbërthyer në darët e një ekonomie të centralizuar rreth boshtit “mbështetja vetëm në forcat e veta”, pa asnjë ndihmë nga jashtë. Megjithatë, mbaj mend se ai emission qe pëlqyer shumë nga Italianët dhe vlerësoheshin sidomos bukurtia natyrore e Shqipërisë dhe pasuritë e mëdha natyrore.
Emisioni i djeshëm, i drejtuar nga Patrizio Roversi dhe ndihmësja e tij Daniela Ferolla, u tregoi italianëve një Shqipëri tjetër, një Shqipëri “ndryshe”. Aty pamë një vend bujqësor e blegtoral, që vertët i ka ende të dukshme plagët e zhvillimit e përparimit të ngadalshëm, mbase edhe “50 vjet mbrapa Italisë e Evropës së zhvilluar”, siç e tha Patrizio në komenet e tij shpesh edhe sugjestive, por aty shihet edhe një popull me forcë të madhe ruajtëse e me etje e gatishmëri të madhe për të ecur përpara, për t’iu përgjigjur edhe kërkesave të rrepta të Bashkimit Evropian në fushën e prodhimeve bujqësore e blegtorale. Natyrisht, tashmë edhe duke e pranuar e vlerësuar ndihmën e projkteve të Qeverisë Italiane e më gjerë.
Emisioni tregoi se prodhimet bio janë gjithandej zotëruese dhe kjo, jo vetëm me
shegët e egra të Kelmendit, apo me geshtenjat e famshme të Reçit, po edhe me
shumëçka tjetër. Si njohës e vizitues i hershëm i Kelmendit, Reçit, Zadrimës e vendeve të tjera që fiksoi Linea Verde, mund të them se edhe unë mbeta i befashuar nga zhvillimet e përparimet që janë bërë atje. Aty pashë, mbas kaq vitesh, Lëpushën e bukur, ku 800 famile malësore përballojnë jetën e lakmojnë të ecin përpara, duke përfituar nga projektet e ndihma e pakursyer e vullnetarëve të Kooperacionit Italian, hollandez etj. Pier Paolo Ambrozi tha se synimi i punës së tyre vullnetmirë është t’i nxisin e t’i ndihmojnë banorët e zonave në fjalë për të qëndruar aty e për të krijuar kushte normale jetese e për të pasur edhe përfitimet e dëshiruara.

Në Tamarë, Linea Verde tregoi se mu në breg të Cemit tashti është ngritur edhe një pikë e madhe e rritjes artificiale të troftës, kurse në lokalin në qendër të qytezës, mund të shijohet lëng shege të egër, prodhim bio e tradicional, po edhe mund të pihet një kafe “Esperesso italiano”, sikundër e tregon edhe reklama në ballinën e tij.
Në Fushën e Përroit të Thatë, midis Koplikut e Zagorës, një tokë zhurinë dhe e papërshtatshme për prodhime të tjera, Linea Verde tregoi plantacionin e gjerë të rritjes së sherbelës e të bimeve të tjera mjekësore, që ua lehtësojnë jetesën dhe u sjellin fitime të mira banorëve, kurse në Reçin kodrinor dha pamje të masivit pyjor të geshtenjave, që prodhojnë rreth tremijë tonelata e që eksportohen kryesisht në Itali, ku edhe parapëlqehen shumë.
Linea Verde u ndal edhe në pika të tjera të zonës fushore, si në Fishtë të Zadrimës, ku tregoi edhe raste interesante të rikthimit të emigrantëve nga Italia për të hapur vende pune për veten, për familjarët dhe për të punësuar punonjës në restorante ku
mund të shijohen ushqime tradicionale, kurse në Lushnjë, Linea Verde nuk mund të mos ndalej në fabrikën moderne të përpunimit të qumështit, ku prodhohen djathëra, gjizë, kos etj. sipas parametrave të BE-së dhe të pëlqyeshme e të eksportueshme në vendte fqinje e më larg.

Emisioni, natyrisht, tregoi edhe kujdesin që tregohet nga Qeveria Italiane për ta ndihmuar Shqipërinë. Drejtori i Zyrës së Kooperacionit Italian, Andrea Senatori dhe Amabsadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, shprehën optimizmin dhe besimin e tyre se Shqipëria do të shkojë edhe më përpara dhe se do ta kurorëzojë më sukses përfshirjen e saj në BE, proces i gjatë dhe kompleks, por tashmë edhe i atillë që ka dhënë prova të mira ecjeje e rritjeje të pandalshme.
E ndoqa me interesim këtë emison dhe nuk mund t’ia kursejmë fjalët lëvduese dhe kopmlimetet e merituara Patrizios dhe krejt ekpit ideator e realizues të tij.
Gjovalin Shkurtaj
Tiranë,10 nëntor 2014
Tiranë,10 nëntor 2014
No comments:
Post a Comment