nga Gjovalin Shkurtaj
Besa Imami do të mbahet mend si aktore me dhunti e talent të spikatur, si artiste me pamje të hijshme dhe zë të bukur skenik, me intonacion e diksion krejt të veçantë e mbresëlënës.
Kam parë të gjithë filmat dhe shumë nga shfaqjet teatrore që ka interpretuar ajo, qënga filmi “Skëndërbeu”, ku ajo mishëroi aq këndshëm rolin e Donikës, deri te Malësorja në “Streha e të harruarve”(2004) në Teatrin Kombëtar.
E kam përmendur shpesh në shkrimet e librat e mi kushtuar kulturës së gjuhës në skenë dhe në ekran, duke e cilësuar si një nga yjet e fjalës së bukur shqipe; e kujtoj me nderim e duke i blatuar vlerësimet e larta për interpretimet e saj meritore e të paharrueshme.
I qoftë e lehtë lëndina e Atdheut për të cilin ajo dha ndihmesat e saj të vyera si artiste e madhe e skenës dhe e ekranit shqiptar.
No comments:
Post a Comment