Ide të hershme për një
qëndrim a konceptim sociolinguistik të gjuhës ka pasur edhe në radhët e
gjuhëtarëve shqiptarë. Mund të përmendim, sidomos, Atë Justin Rrotën me
mendimet e vlerësimet e tij rreth mundësisë që ka njeriu për ta “dredhë
giuhën” sipas rastit e bashkëbiseduesit dhe Eqrem Çabejn për lidhjen e
gjuhës dhe seksit në të ashtuquajturën prej tij “të folët e grave”.
Atë Justin Rrotës i takon merita që, ndonëse shumë kohë para se
të lindte sociolinguistika si disiplinë më vete dhe, madje, para se të krijohej
termi përkatës për emërtimin e saj (që, do ta kishim vetëm aty nga viti 1952),
me formulimin e tij të qartë kushtuar zhvillimit të gjuhës, t’ia ketë çelur
shtigjet asaj me largpamësi. Për të faktuar sa më lart, po citojmë vetëm një
pjesë të konceptimit të Atë Justin Rrotës lidhur me ndryshimin dhe zhvillimin
e gjuhës apo sikundër e
thoshte ai Gjuha
shkon tue bam ato ndryshimet e veta (në “Hylli i Dritës”, 1931, nr. 3, f.
121-133).
Ai vepron aty me vizionin e shëndoshë të aftësisë së folësit “për ta dredhë gjuhën në dialekt” dhe, anasjelltas, për të folur në gjuhën letrare kur e
lyp nevoja e jo në dialekt të ngushtë, gjë që e bën atë
një pararendës të konceptit të sotëm martineian të “bilinguizmit dialektal”.
Për t’u bindur për këtë le të citojmë një fragment nga nënkreu “Gjuhën e
përban populli”, ku ai thotë shprehimisht:
“T’u ndeshmen na, b. f., në nji
qytetar e sidomos në nji katundar të Bavjerës, të Prusjes a të Saksonjës; jase
në nji italian të Pjemontit, të Puljes a të Kalabrisë, ai ka për të folë me ne
po njat gjuhë gjermanishte a italishte, qi dijmë prej librash së tyne. Por, po
t’a sjellmen shpinën prej nesh, ai me nji herë, në familje, në lagje, në katund
a qytet, me shokë të vet, e dredhë gjuhën në dialekt. E pra, kanë kalue
shekuj qyshse u themelue gjuha letrare gjermanishte apo italishte”.
Vlerësimi i Atë Justin
Rrotës si pararendës i sociolinguistikës ka pasur e ka mëtimin që të dëshmohet
se, edhe shqiptarët, ndonëse një popull i vogël (e me kufizimet e ditura për
shkak të kushteve ekonomiko-shoqërore e sidomos të pushtimeve shumëshekullore
prej të huajve), kanë qenë pranë dijes e letrave. Rastin e Justin Rrotës, si dhe të shumë burrave të shquar
të tjerë, që kanë dalë prej viseve shqiptare, duhet të guxojmë t’i pohojmë me
krenari kur është rasti.
Idetë e
lartpërmendura qëndrojnë krahas me ndihmesat e pararendësve të tjerë të kësaj
disipline, qoftë edhe duke e ditur mirë se ka një dallim të madh ndërmjet
vetëdijshmërisë së vagët rreth një problemi dhe kërkimit sistematik për
studimin e tij. Mund të pohohet se
kundrimet dhe mendimet e shprehura nga Atë Justin Rrota mbeten edhe sot e
gjithë ditën me vlerë.
Ky studiues, qysh atëherë, ka pasur një vizion
vërtet modern rreth zhvillimit gjuhësor e kalimeve të ndërsjella, nga gjuha e
njësuar në dialekt (dhe anasjelltas), sipas rastit e nevojave shprehëse. Dhe
kjo e lartëson shumë figurën e tij si gjuhëtar e si vizionar. Kur Atë Justin
Rrota thotë, ndër të tjera: “Kurrkush mos t’a lëshojë at dialektin e vet
kudo të gjindet”, kjo duhet lexuar, kuptuar e interpretuar për së mbari: idiolekti
apo e folmja e çdo individi modelohet dhe formësohet më së pari në gji të një
bashkësie të vogël: në familje dhe në rrethin e ngushtë familjar e
shoqëror, pastaj del në një rreth më të gjerë të të folurit në bashkësinë më të
parë shoqërore, e cila, në çdo vend e në çdo kohë, ka qenë e do të jetë e
atillë që pasqyron rrethanat e mjedisit përkatës. Me fjalë të tjera, fëmija
niset në shkollë duke pasur vetëm dialektin e vet, vetëm atë të folme që i
është mësuar qysh kur ishte në djep nga nëna dhe familjarët që e rrethojnë,
porse në shkollë dhe gjatë gjithë jetës ai do ta zgjerojë hapësirën e
komunikimit të tij, duke u mësuar që, sipas rastit e kushteve, pikërisht ashtu
si na thotë Atë Justini, do t’i duhet “me e dredhë gjuhën” nga dialekkti
në standard, ashtu si edhe nga gjuha e vet amtare në gjuhë të huaja, që puna do
t’ia dojë t’i mësojë e t’i ushtrojë si “gjuhë buke”.
“ Bashkimi i gjuhës asht bashkimi i mendimit,
i ndiesive e i karakterit kombtar. Populli e ka ba detyrën e vet, ka ruejtë
gjuhën…shka gjejm të mirë
në një krahinë s’do të kursehemi ta pranojmë edhe na për të mirë të përbashkët. Shtojmë se, qysh në atë kohë, idenë e bukur të aftësisë së
njeriut “për ta dredhë gjuhën”, e zbatoi praktikisht, me ligjerata te lira,
edhe Atë Anton Harapi, që shkroi gjashtë ligjerata në toskërisht dhe i mbajti
në vitin 1936 me intelektualët e Korcës.
2.Ndonjë ide me vlerë
sociolinguistike, ndonëse pa e përmendur dhe, natyrisht, pa e ditur se po
mëkëmbej ajo disiplinë, ka shprehur edhe albanologu i njohur polak Vaklav Cimohoski, në studimin e së
folmes së Dushmanit. Duhet ta themi se, përtej vlerave mirëfilli
dialektologjike për njohjen dhe fiksimin e një të folmeje të rëndësishme të
gegërishtes veriore, në një farë mënyre, në atë vepër u hodh “fara” e mbarë për
të kundruar edhe disa aspekte të lidhura me larminë shoqërore dhe ndërshtresore
të të folmeve të shqipes, ndonëse pa e pasur atë as qëllim, as mëtim
metodologjik të tij, por si një shtysë e pjesë të punës për të mbërritur një
përshkrim sa më të qartë e të besueshëm.
3.Eqrem Çabej, qe i pari
ndër gjuhëtarët shqiptarë të Pasluftës së Dytë Botërore, që përmendi “të
folët e grave” dhe shkroi rreshtat më të parë kushtuar eufemizmave të
shqipes, duke na shpënë kështu në atë fushë të pëlleshme të etnolinguistikës,
që ne do ta quanim si “reparti pararojë” i etnografisë së të folurit
grarisht.
Shqyrtimet e sotme etnolinguistike dhe ato
sociolingustike, qoftë përsa u takon marrdhënieve gjuhë-gjini (seks),
qoftë edhe për lidhjet gjuhë-mendësi (mentalitet), mund të jenë edhe për
shumë kohë të frytshme për studimin e aspekteve të ergologjisë dhe të kulturës
shiprtërore të popullit, sidomos i një populli që ka ruajtur më vonë se kushdo
tjetër në Evropë, dukuri të vjetra e, madje, shumë të vjetra që shfaqen edhe në
gjuhën e tij. Eufemizmat, sikundër ka ideuar në kohën e vet prof.E.Çabej dhe
siç jemi përpjekur ta shpiem më tej në studimet tona, mund të konsiderohen si “reparti
pararojë” e dëshmues i së folmes së grave ose i ligjërimit grarisht,
sikundër po quhet më shpesh në studimet më të reja.
4.Me vlerë në kundrimet e
mëpastajme sociolinguistike dhe rreth marrëdhënieve dialekt-gjuhë standarde,
duhet përmendur ideja e Selman Rizës
rreth “toskërishtes së folur prej gegëve”. Mund të shihet aty një vizion i shëndoshë i bashkarisë shpirtërore
e kulturore të shqiptarëve, si një konceptim që do të thotë: një gjuhë shqipe e normëzuar sipas një modeli të toskërishtes
letrare, që duhet zbatuar gjithandej në drejtshkrim e në trajtat morfologjike, por që do të vihet në gojën e të gjithë shqiptarëve, por edhe me mundësinë
(dhe domosdoshmërinë) që të shkojë kurdoherë duke u lëmuar, gdhendur e
përmirësuar sipas prurjeve të fuqishme nga qendrat e nga krahinat.
5. Në grupin e pararendësve të
sociolinguistikës shqiptare i takon të përfshihet edhe Qemal Haxhihasanit,
folklorist i shquar dhe dialektolog, i cili, në vitet ’60, ndërmori studimin e
të folmeve të fshehta të shqipes apo, sikundër i quante ai, “të folmet
shoqërore”, duke i parë ato me të drejtë si pjesë të dialektologjisë sociale
dhe bëri përshkrimin e tyre mjaft të hollësishëm e që do të mbetej si studimi
kryesor i ligjërimeve argotike të shqipes. (“St.fil.” 1964, 1,2,3).
6.Për herë të parë, një libër
kushtuar sociolinguistikës në gjuhën shqipe do ta kishim vetëm me tekstin e Gj.Shkurtajt,
Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 1996 dhe me variantin më të gjerë të
tij më 1999[1].
Një paraqitje edhe më të thelluar, si dhe me prurje më të shumta nga lidhjet e
ligjërimit me faktorët shoqërorë e me grupimet e ndryshme moshore, gjinore,
profesionale, fetare dhe me taktikat e strategjinë e ligjërimit do të jepej në
librin tjetër “Etnografi e të folurit të shqipes”, SHBLU,Tiranë, 2004; 2009, si
dhe botimi i dytë me titull “Sociolinguistkë e shqipes”-Nga dialektologjia te etnografia e të folurit, Botimet Morava,
2009 (425 f.). Këta libra, kanë pasur njohje e rrezatim të gjerë në botën
universitare, duke shërbyer si bazë e lëndës së sociolinguistikës, po edhe si kah i ri pune për një numër
gjithmonë e më të madh studuiuesish më të rinj, nga të gjitha trevat shqiptare.
Këto shpjegime dhe argumentimet përkatëse do t’i gjeni në librin tonë “Sociolinguistikë
e shqipes- Nga dialektologjia te etnografia e të folurit”,(Koncepte bazë të
sociolinguistikës shqiptare), Tiranë,2013, faqe 27-34.
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).
ReplyDeleteAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë
Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDeleteWhatsApp+2349074881616