Wednesday, October 26, 2016

Profesorët vdesin, por mësimet dhe ndihmesat e tyre të vyera rrojnë përjetë

(Dhimbje e pikëllim i thellë për ndarjen nga jeta të akademikut  Alfred Uçi)

Me dhimbje e pikëllim të thellë  morëm kumtin e zi të ndarjes nga jeta të akad. Alfred Uçit, profesorit të shquar të filozofisë dhe estetit të mirënjohur, dijetarit të madh dhe autorit të një vargu  veprash studimore,   mirënjohura e të mirëpritura nga studiuesit dhe lexuesit, si: “Estetika, jeta, arti” (1976), “Mitologjia, folklori, letërsia”(1982), “Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës” (1986), “Estetika” (në tri vëllime, 1986-1988),”Shekspiri në botën shqiptare” (1996),  “Dostojevski në kohën tonë” (1977), “Ferr-parajsa danteske” (1998), “Prometeu dhe Hamleti” (greqisht, Athinë,1998), “Grotesku kadarean” (1999), “Estetika e groteskut”(4 vëllime,Tiranë, 2000), “Estetika në letërsinë shqipe” (2001),  “Pesë të mëdhenjtë e  letërsisë shqipe në optikën e një rileximi (N.Frashëri, Gj.Fishta, F.Konica, M.Kuteli, Migjeni), Shkup, 2003; “Filozofia e Teodor Kavaliotit” (2004), “Estetika e folklorit” (2007), “Universi estetik” (3 vëllime, 2004-2007), “Estetika metateorike mbi artin” (2 vëllime, 2008). Më 2014, prof.Alfred Uci  botoi edhe monografinë e gjerë “Estetika migjeniane-Fryma moderne në  letërsinë  shqipe ”. Dhe, sikur të mos mjaftonin ai mal me vepra që përmendëm,  pak muaj më parë doli shtypi një studim tjetër të gjerë kushtuar jetës dhe veprës së Jani Vretos, në serinë e botimeve të Akademisë sonë të Shkencave.

Ti ike, Profesor i nderuar dhe mik i shtrenjtë e i dashur, por mbeten kujtimet e bukura dhe vlerësimi meritor i  brezave të ish-studentëve Tu, tashmë të moshuar e me grada e tituj shkencorë, ithtarë e nderues të veprave dhe shembullit të lartë që na ke dhënë për më se gjysmë shekulli, si mësimdhënës mendimkthjellët, si drejtues  i zoti e mendjehapët i Ministrisë së Kulturës dhe i Institutit të Kulturës Popullore për shumë vjet radhazi, si mbrojtës i palëkundshëm i vlerave atdhetare të kulturës popullore dhe  letërsisë artistike shqiptare, po edhe si Burrë tipik shqiptar, si njeri fisnik dhe mendimtar i urtë dhe tepër i rrallë.

Të qoftë  lehtë dheu i tokës shqiptare, ku jetove dhe kontribuove me ndershmëri, duke u shquar  si autor i një mali me vepra të rëndesishme e të pavdekshme.

1 comment:

  1. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete