Sa herë, gjatë shumë viteve të njohjes e miqësisë sonë me Letën, kënaqeshim së diskutuari për librat e shumtë që ajo i lexonte dhe i komentonte aq bukur, po edhe me rrëfimet e saj që ajo i tregonte me një ironi dhe vetironi të atillë që bënin të shkuleshin së qeshuri edhe të vdekurit, prandaj edhe i thoshim gjithmonë:
“Moj Leta, pse nuk i shkruan këto gjëra kaq të bukura që na i thua neve?”
Këtë konstatim, me siguri, do t’ia kenë shprehur, në mos me gojë, së paku me mendje, edhe ish-nxënësit e saj të shumtë, të cilëve ajo u ka dhënë Gjuhë Shqipe e Letërsi shqiptare në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”.
Një ditë, ia behu zoti Besnik Mustafaj, shkrimtar e politikan i njohur, i cili na u afrua dhe me mirësjellje kërkoi ndjesë që na ndërpreu bisedën për t’i puthur dorën me respekt ish-mësueses së tij të mirë. Për librin në fjalë, ai ka shkruar:
“Ju hidhni mbi vete në këtë rast një dritë që e keni pasur gjithmonë dhe që nuk është zbehur aspak me kalimin e viteve. Është një dritë e mrekullueshme dashurie për njerëzit që ju kanë rrethuar e ju rrethojnë, që në fakt është dashuri e pashtershme për jetën. Ju nuk keni pasur fare nevojë ta lodhni imagjinatën. E keni lënë zemrën të flasë.”
Befasinë e këndshme për këto fruta të vona, por aq të ëmbla e të mirëseardhura të Violeta Librazhdi-Kadzadeit e kanë shprehur edhe disa emra të tjerë të botës së letrave, shoqe e shokë të saj të vjetër, si studiuesja Rozeta Uçi, shkrimtari Agim Cerga, në recensionet e tyre vlerësuese që jepen në hyrje të librit.
E si mund të mbeteshim pa i thënë dy fjalë përgëzuese edhe unë e Sonja?! A nuk jemi edhe ne ato që me autoren kemi ngrënë një thes me kripë, kemi miqësi të hershme familjare?! Pas librit të parë, të vogël në sasinë e faqeve, por të vyer e të rëndësishëm me përmbajtjen e tij, Violetës iu mbush mendja, më në fund, të vazhdojë me një libër tjetër: “Frymëmarrja e një gruaje”, edhe ky i hajthëm e rreshtapakët, por plot ndjesi të këndshme, me “gjurmë jete” e fryte të një dashurie të pastër prej motre, për Bardhën, së cilës ia pohon aq këndshëm të mirat e virtytet me të cilat ishte e brumosur; të një dashurie prej nëne për dy bijat e saj, Nevilën e Brikenën, pastaj edhe të një gjysheje të përgjëruar për nipat e mbesat, emrat e të cilëve janë, në thelb, “shenjtorët” e gjallë të skicave, eseve dhe poezive të këtij vëllimi.
Na mbeten në mendje skicat dhe esetë plot ndjesi dhe dukuri të një bote që ka perënduar, të viteve tashmë të largëta, por që kanë lënë vragë në shpirtin e autores, po edhe të çdo shqiptari, si “Pas 45 vjetësh”, Byzylyku i artë”, “Profesioni”, “Palltoja e qumështit”, “Profesori dhe Akropoli”, “Dialog i trishtë” dhe mjaft të tjera.
Gjejmë në këtë libër ese dhe skica me tematikë të zgjedhur mirë, me fakte, mbresa dhe imtësi artistike e të shkruara me dorë të sigurt, që, ndonëse janë shkruar në kohën kur autorja është tashmë një mësuese në pension, do të ishin të vlefshme për t’u përfshirë me dinjitet në librat e shkollave tona, në tekstet e Gjuhës Shqipe si copëza për analizë gjuhësore dhe si modele të të shkruarit thjesht, bukur dhe pa poza. Këtë cilësi të librit ka pasur parasysh edhe i madhi Besnik Mustafaj, i cili e mbyll vlerësimin e tij me këto fjalë kuptimplota: “Sa për cilësinë e gjuhës, nuk kam ç’të them: ajo është shqipja e Violeta Librazhdit.”
Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
ReplyDelete1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Dashuroni magjitë lidhëse.
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni ish-dashnorin
8.) Ju dëshironi të promovoheni.
9) magjitë e fitimit të lotarisë
10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
WhatsApp: +2348155926512