nga Gjovalin Shkurtaj
Pashkët ose Pashka është festa më
e madhe e kristianizmit, që përkujton vdekjen e Jezu Krishtit në kryq dhe ringjalljen e tij mbas tri ditësh. Kjo festë tradicionalisht përbën kremtimin më të madh sipas kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe
të kishave të tjera të krishtera.
Festa e Pashkëve të krishtera është e
lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të hënën e parë të javës së plotë pas baraznatës
(ekuinoksit) të pranverës (21 mars), pra gjithnjë në periudhën ndërmjet 22 marsit dhe 25 prillit .
Pashkët janë festa me kuptimin më sublim të besimit
të krishterë, që e ka zanafillën në festën e hebrenjve që festojnë
kalimin e tyre të mrekullueshëm nëpër Detin e Kuq, nën udhëheqjen e Moisiut, për
të shpëtuar dhe për t’u çliruar nga robëria e faraonit të Egjipitti dhe për të
shkuar në Tokën e Premtuar.
Pashkët janë festa më e madhe që kremtojnë izraelitët në Jeruzalem, ku
edhe sot dita e Pashkëve të tyre nis me festën e Bukëve të ndorme (të pambrume, të pafermentuara me tharm), e cila
zgjat shtatë ditë dhe konsiderohet si e njëjtë me festën e Pashkëve.
Thelbi
i misterit fetar të kësaj feste lidhet me përkujtimin e vdekjes së Jezusit në kryq dhe
me mrekullinë e ringjalljes së tij mbas
tri ditësh. Jezusi kaloi nëpër labirintet dhe vuajtjet e vdekjes, i masakruar
dhe i gozhduar në kryq, duke duruar dhe duke u flijuar me qëllimin e lartë për ta shpëtuar botën nga
mëkatet dhe për të shënuar ringjalljen e
forcave të së mirës në mënyrë triumfale dhe shpëtimtare për njerëzimin.
Pashkët, si fjalë e hershme e shqipes së moçme e huazuar nga latinishtja Pasqua, po edhe si festë me ritualet e saj të
mirënjohura e të ushtruara hershëm në mbarë hapësirën arbërore e shqiptare,
lidhet me ringjalljen e Krishtit, por në
rrjedhë të shekujve ka marrë edhe kuptimin e fuqisë
ringjallëse të natyrës, që lë prapa dimrin e ftohtë dhe të ashpër e pret
pranverën; simbolizon edhe fuqinë e
forcat këndellëse të botës organike, që bën
të çelin e të lulëzojnë pemët, bimët dhe gjethimin e lulëzimin e fushave
e maleve; simbolizon forcat e pjellorisë
që mbushin vithnat e bagëtive me shtrri
të njomë (qengja e keca, viça, mëza) që gumëzhijnë e gjallërojnë jetën
gjithandej.
Por, Pashkët janë kthyer me kohë edhe në simbol të mbarësisë dhe përtëritjes shpirtërore e morale të njerëzimit.
Vezët e kuqe që zbukurojnë tryezat dhe
gatesat e rastit të kësaj feste kanë pasur e vijojnë të kenë edhe simbolikën e
mbarësisë dhe të lindurit të së mirës, ashtu si del zogu nga veza.
Urimet tradicionale të Pashkëve në hapësirat
shqiptare janë të shumta e të larmishme, por më të përdorshmet kanë qenë: Me shëndet Pashkët! Gëzuar Pashkët! Ato,
sigurisht, kanë qenë të ngjitura në shtratin e thirrjes biblike “Krishti u ngjall!”, që do të thotë, në
fakt, shpresat u ringjallën,
pranvera po vjen dhe po sjell përtëritjen e rigjallërimin e gjithçkaje.
Kështu, mund të thuhet se festa e Pashkëve është,
ndoshta, shprehja më e plotvlershme e dëshirave të njërëzimit për vazhdimësinë
e jetës, për rifillimin e gjithçkaje të mirë e të mbarë në natyrë e në shoqëri.
Pashkët, ndërkaq, sikundër dihet, shënojnë
vetëm “kumtin” a lajmin se po vjen ringjallja
e natyrës, se po vjen pranvera, por ajo ndiqet gjatë prillit me Shëngjergjat,
simboli i lulëzimit dhe i ardhjes së pranverës. Kudo në hapësirat shqiptare
gjatë prillit festohen Shëngjergji ose Shëngjergji
i Ri, diku nga 25 prilli, pastaj Shëngjergji Plak (nja dy javë më vonë) e
me të cilët në popull numërohej jeta, mosha e njeriut. Kujtojmë se shprehja “ngarkuar
me shëngjergja”do të thotë i vjetër, në
moshë, që ka jetuar e ka festuar shumë shëngjergja.
Pashkët dhe krejt misteri pashkor janë të
lidhur edhe me kryqin, si simbol e
tregues i mundimeve të Krishtit në kryq, i mundimeve dhe i sakrilegjeve që ai
bëri për hir të njerzimit. Prej andej vjen edhe shprehja e praktika e Udhës
(Rrugës) së Kryqit, që do të thotë rruga e vështirë, plot vuajtje e
mundime që bëri Jezu Krishti me kryq në krah, për shërbim të njerëzimit, për
faljen e mëkateve; kjo udhë është një ftesë e njërëzimit për përkushtim e
meditim.
Tiranë,5 prill 2015
Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
ReplyDelete1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Dashuroni magjitë lidhëse.
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni ish-dashnorin
8.) Ju dëshironi të promovoheni.
9) magjitë e fitimit të lotarisë
10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
WhatsApp: +2348155926512