Sot fola në Emisionin “Ditë
e re” te Ora News, të drejtuar nga Edvin
Peçi dhe Stela Kotri.
E fillova bisedën me
parafrazmin e një këngë shkodrane,që
thotë : “Ke me u pendue, por atëherë ka
me kenë vonë ” dhe me këtë doja të theksoja shqetësimin
tim dhe mendimin se do të pendohemi për
qëndrimin e padrejtë e pakujdesitë ndaj gjuhës shqipe, por, kur të na vijnë mendtë, me siguri, do të
jetë vonë.
Jam në dijeni dhe, natyrisht, edhe i shqetësuar për rezultatet jo të mira, madje dukshëm të këqija, të nivelit të shqipes e të të shkruarit në shkollat tona. Vlerësimi kombëtar i bërë nga 'Agjencia kombëtare e provimeve' te klasat e treta dhe të pesta, ku ka rezultuar se 24.1 për qind e nxënësve në klasë të tretë nuk kanë shkruar asgjë, kur u është kërkuar një ese; aty thuhet se 27 për qind e nxënësve nuk dinë t’i shkruajnë numërorët e thënë me fjalë dhe anasjelltas.
“Nxënësit e klasës së pestë që nuk shkruajnë nje ese janë në masën gati 34%, pra ka një rritje të tyre. Ndërsa ata që nuk dinë të shkruajnë numërorët janë 32 %, edhe këtu me rritje.”
Shqetësimi im është jo vetëm
për atë që ndodh në shkollë në punët me shkrim të nxënësve, por më tepër nga
ajo që bëjmë keq ose që nuk e bëjmë ashtu si duhet në pjesën e epërme, në
strukturat drejtuese të shkollave e të institucioneve botuese. Pra, më shumë se
rezultatet e nxënësve, që sigurisht më brengos situata e sotme, më shqetëson e
më mbush me zemërim, madje me mllef të ligjshëm, ajo që është bërë këto vitet e
fundit nga Ministria e Arsimit, nga Shteti dhe isntitucionet e varura (ose të
lejuara) prej tij ndaj gjuhës shqipe. Ka shkruar një nga kolegët e mi, prof. Emil Lafe, për “mungesën e disiplinës së
shtetit” dhe unë e kam mbështetur atë ide dhe po e përsëris edhe sot:
Shteti nuk e ka treguar
kujdesin e duhur ndaj gjuhës së shkruar, ndaj gjuhës letrare shqipe të njësuar
kombëtare. Nuk jemi askund afër asaj situate që kemi pasur disa vjet më parë. Kur
nuk kishim mjetet e sotme, jo më kompjutera e telefona modernë, por as makina shkrimi nuk kishim, por botimet
shkollore kishin gjuhë të kujdesur mirë; gazetaria ishte ajo që dihet, por
gjuha e gazetave dhe e botimeve zyrtare ka qenë e mirë, sepse edhe kujdesi ka
qenë në shkallë të lartë. Korrektori gjuhësor i “Zërit të Popullit” nuk lejonte
gabime gjuhësore as te drejtuesit më të lartë të Partisë e të Shtetit; ata e
shkruanin pllani, ai ua ndreqte si
duhet: plani; dikush thoshte ature
në dialektin e Gjirokastrës, ai ua kthente në shqipen e njësuar: atyre.
Po edhe gjuhësia
shqiptare ka pasur autoritetin e peshën e duhur në jetën e shoqërisë, njerëzit
shqetësoheshin dhe ruheshin nga gabimet në të shkruar. Instituti i Gjuhësisë kishte
edhe shërbimin e ”Këshillimeve gjuhësore” dhe çdo ditë në telefonin 2509 përgjigjej
një nëpunës roje, specialist i gjuhësisë, për të gjitha pyetjet që bëheshin nga
njerëz të ndryshëm.
Dhe, meqë po flasim edhe për gabimet e nxënësve te numërorët,
një herë kur isha unë roje dite në atë shërbim, dikush nga Elbasani pyeti: -Si
duhet shkruar: numër-numuri apo numër-numri? I shpjegova se duhej: numër-numri si emër-emri, por ai m'u kthye me rrëmbim se formën "numur" e kishte parë të shkruar në gazetë. Kjo do të thotë se fjala e shkruar në botimet zyrtare dhe në gazeta e revista, për njerëzit e zakonshëm meret si e mirëqenë, prandaj ato duhet të jenë pa gabime drejtshkrimore, pa fjalë të huaja të panevojshme etj.
E tillë, e
kujdesur dhe pa gabime duhe të jetë edhe gjuha e gazetarisë së folur. Kur
folësja është e bukur dhe flet bukur, gjuha e saj ndikon më shumë dhe duket
edhe më e bukur.
Theksova se fjala “ese” dhe
ndonjë nga librat me titullin “Si të shkruajmë ese”, ndonëse janë në duart e nxënësve
e të këshilluar si “themelorë” nuk u mësojnë
ndonjë gjë të mire atyre. Madje, theksova se, shkrimtarët tanë më të mirë, që
nga më i madhi, Ismail Kadareja, Dritero
Agolli, Martin Camaj etj. as që e kanë ditur termin ese, por kanë ditur
rregullat e thjeshta të atij që quhej “hartim” dhe aty duhej tema, pikat e
planit që do të hartoheshin dhe kjo ishte më e vlefshme. Por, natyrisht, ka
edhe botime shumë të bukura e që mund t’u vlejnë nxënësve si p.sh.”Arti i të
shkruarit”, një librush shumë i bukur i shkrimtarit Sulejman Mato. Atij ,po, i
bëj verësime e lëvdata të merituara.
Kam pritur të realizohet
edhe premtimi i Kryeminsistrit Rama për vendosjen e figurës së korrektorit
letrar në të gjithë praktikën shkrimore dhe botuese të Shtetit, ashtu si e
parakupton edhe VKM-ja e vitit 1974 për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar në
të gjithë praktikën shkrimore dhe botuese të Republikës së Shqipërisë.
Kam shpresë, megjithatë, se
nuk ka shteruar krejt dashuria dhe kujdesi për shqipen, si palca e kombit tonë. Shpesh
më drejtohen me pyetje disa burra të shquar, si p.sh.Prof.Dr. Basil Schader nga
Zvicra, njohës i shqipes, përkthyes i letërsisë shqipe në gjermanisht dhe autor
librash për mësimin e shqipes nga shqiptarët e Zvicrës. Ai, p.sh. më pyeste një
ditë si duhet shkruar mbas presjes në fillim të letrave,me shkronjë të vogël
sikundër këshillon Drejtshkrimi,apo me të madhe, sikundër e thyejnë normën shqesh
edhe në shkresat zyrtare. Po ashtu, kolegu dhe miku im, Prof. Dr. Anesti
Kodili, akademik e kardiolog i shquar, i cili shpesh më pyet për hollësi
drejtshkrimore, sepse dëshiron të jetë në përputhje me rregullat. Kam përmendur
edhe herë të tjera ish-Presidentin Alfred Moisiu, i cili nga shtypshkronja ku
interesohej për botimin e “Kujtimeve” më telefononte për të sqaruar probleme
të lidhura me shkurtimet e shkurtesat e tipit SHBA-së apo SHBA-ve etj. Pra, ata
interesohen dhe nuk ia lejojnë vetes të bien në gabime e kundër normave të
shqipes së njësuar.
Kështu duhet të veprojmë të gjithë sa
jemi, duke e ngritur lart autoritetin dhe vlerësimin e gjuhës shqipe si tipar themelor i përbashkësisë së kombit
tonë shqiptar.
Kombin e kemi ende të ndarë
në disa shtete, gjuha shqipe e njësuar na bashkon dhe na lidh shpirtërisht e
kulturorisht të gjithëve sa jemi: shqiptar të Republikës së Shqipërisë, të
Kosovës, të trojeve shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në diasporat e
hershme e të reja të shqiptarëve në Botë.
Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
ReplyDelete1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Dashuroni magjitë lidhëse.
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni ish-dashnorin
8.) Ju dëshironi të promovoheni.
9) magjitë e fitimit të lotarisë
10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
WhatsApp: +2348155926512
Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDeleteWhatsApp+2349074881616