Monografia
“Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik” hartuar nga
Mimoza Karagjozi Kore , është një studim i thelluar për qytetin e
Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes
nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e
formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në
biblioteka e arkiva, për të zbuluar e parashtruar me dashuri dhe me
realizëm veçori gjuhësore dhe etnologjike të vendlindjes
së saj. Të gjitha këto e bëjnë këtë punim me interes si për studiuesit
ashtu edhe për një rreth më të gjerë lexuesish që dëshirojnë të njohin
më mirë mjedisin etnogjuhësor e kulturor të këtij qyteti, i cili zë një
pozicion gjeografik, historik gjuhësor e kulturor të veçantë në
hapësirën shqiptare.
- prof.dr. Seit Mansaku
Mimoza Karagjozi Kore
Gjirokastra
Vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik
Monografi
Nr. faqe: 312
ISBN 978-99943-0-350-2
Çmimi: 1200 lekë
Mimoza Karagjozi Kore
Gjirokastra
Vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik
Monografi
Nr. faqe: 312
ISBN 978-99943-0-350-2
Çmimi: 1200 lekë
No comments:
Post a Comment