Tuesday, February 18, 2014

Jeronim De Rada: 200 vjetori i lindjes



Jeronim de Rada (1814-1903), poet,  publicist, folklorist, filolog, themelues i letersise dhe i kultures arbereshe, veprimtar i Rilindjes Kombetare, Mesues i Popullit.Me 1848 nxori te paren gazete shqiptare “L’Albanese d’italia”, ne te cilen shprehu pikepamjet e tij per ngjarjet e kohes.Me 1878 perkrahu Lidhjen Shqiptare te Prizrenit  dhe ngriti zerin kunder  copetimit  te trojeve shqiptare.Botoi revisten “Fjamuri i Arbrit” (1883-1885).Zhvilloi veprimtari te frytshme edhe ne fushen e studimeve gjuhesore, i kushtoi vemendje prejardhjes se Shqiptareve dhe te gjuhes shqipe, duke mbrojtur letersine e tyre. 

De Rada  eshte nga te paret studiues  shqiptare qe  u mor me strukturen gramatikore te shqipes, botoi dy gramatika (1870, 1894). Veprat e tij gjuhesore sjellin edhe  vezhgime e materiale me interes per te folmet arbereshe te Italise.Per disa dhjeteravjecare deri ne fund te jetes dha ndihmesa te vyera dhe punoi me perkushtim per mesimin e shqipes ne Kolegjin arberesh te Shen Adrianit. Poema e tij me e shquar eshte “Kenget e Milosaos”(1836), qe mbahet si vepra e pare e letersise romantike shqiptare me vlera te medha  artistike. Viktor Hygoi e quante poemen e de Rades “veper e perkryer romantike”. 

De Rada eshte njohur e vleresuar edhe nga rrethet letrare europiane, sidomos ne France, nga autore te medhenj si V.Hygo, A.Lamartin, A.Dumas (ati), F.Mistrali  etj.



No comments:

Post a Comment