Saturday, May 25, 2013

Standardi i gjuhës shqipe, sigurisht, duhet kuptuar si synimi më i lartë




Marre nga Gazeta Republika dt 25 Maj 2013 
Interviste me Akademik Ass. Prof Gjovalin Shkurtaj
Vazhdimi dhe përqendrimi juaj në fushën e Gjuhësisë, fillimisht ka qenë dëshirë e juaja apo një rastësi në dhënien e bursave të studimit të asaj kohe? Në çfarë dege ju doli e drejta për studimet e larta dhe si u ndjetë, çarë emocione provuat?
Qysh i vogël kam pasur dy dhunti të këndshme për ata që më donin: këndoja bukur dhe më pëlqente t’i imitoja njerëzit simbas zërit e të folurit. Në dialektin verior kësaj vetie i thonë “me shpotit” ose “me vu në shpotë”. Të kënduarit, mbas adoloshencës zërin e bukur të djalërisë e humba, kurse aftësia për t’i imituar të folmet e njerëzve të ndryshëm jo vetëm më ka mbetur, por edhe më ka shërbyer sidomos në anketimet dialektologjike. Në vendet ku shkoja për ekspedita, gjithmonë, jam përpjekur ta përshtas të folurit tim me atë të vendasve. Këtë e kam bërë, jo vetëm në Malësi të Madhe, po edhe gjetkë, në Shqipërinë e Jugut, në Kosovë, në Mal të Zi dhe, madje, edhe te arbëreshët e Italisë. Në Kosovë, për të qenë sa më i atillë që të mos ndruhen prej pyetjeve të mia, edhe emrin e ndërroja. Atje u thosha se quhem Xhemajl, kurse te arbëreshët e Italisë natyrshëm unë quhesha Xhovan ose Xhuanin. Por, si i thonë fjalës, le t’i lëmë “mahitë” dhe po i përgjigjem pyetjes suaj. Në vitet 1958-1962 ndoqa dhe kreva Shkollën e Mesme Pedagogjike të Shkodrës dhe ajo periudhë ka qenë fatlume për mua, sepse shumica e mësuesve tanë ishin aq cilësorë në mësimdhënie, si dhe aq të përgatitur teorikisht e shkencërisht, saqë edhe na përudhën në dëshirën për dije e, në mos tjetër, na dhanë modelin se si duhej të gjakonim të bëheshim. Kishim asokohe mësues të gjuhës e të letërsisë si Neki Lezha, Luigj Franja, Shefik Osmani, Fadil Podgorica, Safet Hoxha, Tomor Osmani etj., të cilët, kur u hap Instituti i Lartë Pedagogjik (sot Universiteti) i Shkodrës, do të ishin nga më të parët pedagogë të tij. Pra, sigurisht, dëshira që të bëhesha, nuk po them gjuhëtar, por së paku mësues i gjuhës e i letërsisë shqipe, më është zgjuar qysh në shkollën e mesme. Kjo dëshirë do të shkonte më tej, kur pata, përsëri, fatin e mirë të fitoja bursë shteti për Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega e gjuhës dhe e letërsisë (1962-1966). Në ato vite aty jepnin mësim figurat më të dallura të gjuhësisë shqiptare, si Eqrem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Selman Riza, Anastas Dodi etj. si dhe kishim, gjithashtu, pedagogë të lavdishëm të letërsisë botërore e shqiptare, si Zijaudin Kodra, Mark Gurakuqi, Muzafer Xhaxhiu, Nexhip Gami, Nasho Jorgaqi etj. Kishim pedagogë të latinishtes e të gjermanishtes që ishin figura të mirënjohura të filologjisë shqiptare, si Henrik Lacaj në latinisht, Pashko Geci në gjermanisht, Shpresa Kseno në rusisht etj. Prej tyre morëm jo vetëm dije të vlefshme, po edhe modelin e bukur të mësimdhënësve sa të zotë e të përkushtuar, aq edhe objektivë e të drejtë. Sidomos të drejtë e të paanshëm. Prej asaj cilësie të tyre, natyrisht, kam pasur edhe unë fatin e lumtur që të vlerësohesha e të cilësohesha si student me prirje për t’u marrë me studime gjuhësore. Dhe, po përmend vetëm një fakt të paharrueshëm e që më ka mbetur për gjithë jetën si peng nderimi e mirënjohjeje. Kur mbrojta diplomën me temën “Vëzhgime për të folmen e Kastratit”, megjithëse nuk ishte oponent zyrtar, për temën time foli edhe prof. E.Çabej, idhulli ynë i atëhershëm dhe i përhershëm, i cili, ndër të tjera, tha se për rastin tim duhej të mendohej që të kisha edhe një vend pune në fushën e dialektologjisë. Ajo fjalë e mirë, ndonëse në fillim do të emërohesha në Breg të Matës si mësues, pa shkuar shumë kohë, në vitin 1967 do të realizohej dhe unë fillova punën si dialektolog. Për 10 vjet radhazi, kam pasur gëzimin e nderin të isha në një zyrë me Eqrem Çabejn. Ato dhjetë vjet në atë zyrë, ku punonin edhe disa kolegë të tjerë, unë i quaj si shkolla ime e vërtetë pasuniversitare. Mbi të gjitha aty kishte disiplinë pune dhe kjo për hir të pranisë dhe metodës së punës që na impononte pikërisht prania aty e një figure kaq të madhe e kaq serioze si Ai. Më ka dashur dhe më ka afruar shumë, gjithmonë me stilin e tij gjermanik, pa lejuar asnjë konfidencë të tepërt, por kurdoherë me dashamirësi e gatishmëri për të na ndihmuar. I jam gjithmonë mirënjohës atij dhe kolegëve të tjerë më të moshuar, më të rëndësishëm se ne, por që na mbajtën pranë dhe prej modelit të tyre edhe ne ecëm përpara. Në Institutin tonë të Gjuhësisë e të Historisë në ato vite ka pasur burra të shquar (e që rrallë mund t’i përsëriten kombit tonë), si Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Injac Zamputi, Stavri Naci etj. prej të cilëve edhe pse ishin historianë e në sektorë të ndarë prej nesh, dëgjonim sidomos diskutmet në mbledhjet e mëdha të analizës vjetore, kumtimet dhe raportet e punës që na gdhendeshin në tru si modele gojëtarie e ligjërimesh panagjerike. Kur diskutonte prof. Aleks Buda na dukej sikur fjalët i kishte të shkruara në pentagram dhe i këngëzonte në atë mënyrë që na linte me gojë hapur. Aty kemi pasur edhe një brez kolegësh më të rinjë se të lartpërmendurit, por që dinin shumë gjuhë të huaja dhe ne më të rinjtë përfitonim prej tyre dhe flisnim ndonjëherë edhe për t’u ushtruar në frëngjisht, në italisht, gjermanisht etj. Kjo ndodhte sidomos kur dilnim për të pirë kafe, aty nga ora dhjetë e mëngjesit dhe, në oborr e deri te bufeja ku pinim kafen, diku te Toena e sotme, dalloheshin disa grupe dijetarësh: grupi i gjuhëtarëve dhe historianëve; grupi i përkthyesve të Shtëpisë Botuese “N.Frashëri”, ku shquheshin sidomos Jusuf Vrioni e Zef Simoni; grupi i studiueve të psikologjisë e pedagogjisë, ku danin në shenj sidomos Hamit Beqja, Nuri Çaushi e Shefik Osmani. Ndonjëherë edhe përziheshim duke pritur radhën për kafe dhe shkëmbenim ndonjë “batutë”. Njëherë ishim me Ferdinand Lekën dhe takuam një prej miqve të tij përkthyes, poliglot, i cili i tha latinisht: “Multa tempus eripit mihi linguae stranierae studendi” (Më duhet shumë kohë për të nxënë gjuhë të huaja). E mbaj mend edhe mbas kaq shumë vitesh. Kam shumë përmallim për atë kohë.
Në vitet 1966 -1967 ju emëruan mësues në fshatin Rrilë të Lezhës. Çfarë kujtimesh keni për mësuesinë e atyre viteve?
Diku në shënimet e mia kam edhe një sasi faqesh të shkruara me dorë, kur nuk kisha kompjuter, me titullin “Kujtimet e Bregut të Matës”. Gati i kisha harruar dhe do t’i gjej, mbase, ndonjëherë, kur të lirohem nga disa punë e projekte që ende i kam për t’i kryer, do t’i marr në dorë, por mbaj mend se ai vit shkollor në Shënkoll të Bregut të Matës, ndonëse nuk e kisha menduar se do të caktohesha aty, sepse edhe ëndërroja e shpresoja për “më lart”, në mos tjetër në një shkollë të mesme, p.sh.në Koplikun tim, e jo në një shkollë tetëvjeçare dhe aq larg, kur nëpër gjimnaze, qoftë në Shkodër, qoftë edhe në qytetin e Lezhës, kishte ende arsimtarë pa shkollë të lartë katërvjeçare. Por, si i thonë fjalës, shpejt ai vend dhe banorët e tij të mirë më bënë për vete. Më kanë dashur, më kanë pritur e më kanë dhënë materiale të vlefshme dialektore dhe onomatike. Mbi atë bazë, brenda atij viti shkollor, hartova edhe një studim të gjerë për të folmen e Bregut të Matës dhe e botova, së pari, të përmbledhur në almanakun “Lissus”, nr.1,1968, që e nxirte rrethi shkencor i arsimtarëve të Lezhës, pasatj e kam botuar më të gjerë në “Studime fililogjike”. Kam qëndruar vetëm nëntë muaj si mësues atje, por ish-nnxënësit e mi të atij viti më kanë kujtuar e më kujtojnë shpesh.Disa edhe kanë ardhur ndonjëherë në Tiranë, si Pjetr Mili, Kol Gjeto Leka, Pjetër Vata etj. Në atë brez miqsh hyn edhe gazetari i shquar Fran Gjoka, i cili pikërisht sepse është nga ajo zonë, jo vetëm nuk i kam thënë “jo” për intervistat që i kam dhënë, po edhe e vlerësoj se përfaqëson cilësitë më të vyera të malësorëve të Lezhës. Ishulli i Lezhës, gjithashtu, më kujton ditët kur mblidhja lënë për studimin tim të cituar dhe aty,një nga mësuesit,Ndue Lala, edhe pse ishte me origjinë nga Mirdita, më ka shoqëruar dhe më ka gjetur informatorë shumë të mirë. Prej tij, gjithashtu, kam shënuar toponimin Divel, të anëve të Velës së Vendit në Mirditë dhe unë, pastaj, e kam shtënë në punë për të përqasur me toponimin e hershëm ilir Dimali, që e ka shpjeguar E.Çabej si “dy+male”. Kam gjetur, pastaj, edhe motërzimin Dimele (dy male) në Çamëri dhe i kam shqyrtuar gjerë të sythi toponimet e shqipes të fortmuara nga numërorë.
Krahas ushtrimit të mësuesisë kini dalë me monografinë e parë studimore “Të folmet e Bregut të Matës”. Si është pritur studim i parë juaji?
Kur u emërova si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë, në shtator të vitit 1997, ndonëse kisha vetëm një vit punë mbas diplomimit, në krahasim me kOlegët që filluam punën njëherësh, unë kisha përparësinë se kisha botuar në “Studime filologjike” monografinë për të folmen e Kastratit (në dy numra, 2 dhe 3,1967) dhe ato ditë sapo kishte dalë nga shtypi. Po kisha botuar në “Lissus” shkurtoren e monografisë për të folmet e Bregut të Matës,të Ishullit të Lezhës e të Shëngjinit. Gjithashtu, isha miratuar edhe si kumtues në Konferencën e Dytë të Studimeve Albanologjike, që do të mbahej në janar të viti 1968, kushtuar 500-vjetorit të Gj. Kastriotit-Skënderbeut dhe, ashtu “fringo” i ri në pamje, përballë kolegëve të Institutit ku fillova punën, përveç nishanit në ballë që ma ka falë Zoti, kisha tashmë edhe dallimin se kisha botuar disa punime. Kjo natyrisht edhe më trimëronte e më bënte të punoja sa më shumë që të mos e prishja atë fillim. Dhe, sikundër thotë fjala popullore “fillimi i mirë është gjysma e punës”. E fillova mirë dhe, me modestinë e nevojshme, mund të them se kjo hulli e nisur në Breg të Matës do të më dilte për mbarë. Shumë nga fjalët e mbledhura e të botuara në studimet e mia filluan të citoheshin edhe nga E.Çabej në studimet etimologjike,ndërsa monografinë për të folmen e Kastratit, prof.Gjinari ua rekomandoi si model pune studentëve të degës së gjuhës, që do të merrnin tema diplome nga dialektologjia.
Për kulturë të lexuesit, mund të na thoni përse dialekti toskë u zgjodh bazë për gjuhën zyrtare, atë standarde? Mendoni se është i nevojshëm ristandardizimi i gjuhës shqipe?
Ideja ime e hershme dhe e sotme mbetet se kahu me i mbarë i përbashkimit dhe i njësimit gjuhësor të shqiptarëve ka qenë dhe mbetet ai që niset prej dialektit dhe shkon te gjuha e njësuar, duke qenë ato, kurdoherë, si uji në enët komunikuese.Ajo që vjen prej dialekteve, edhe kur sjell ndonjë turbullim të pjesshëm, e pasuron gjuhën, kurse ajo që vjen prej standardit dhe përhapet në nënstandardet e deri te të folmet popullore, pa dyshim, e kthjellon dhe e zhdërvjelltëson shprehjen dhe fuqinë realizuese të kumtimit mbarëshqiptar. Madje, sikundër ka shtjelluar me kompetencë të lëvdueshme Mikele Familjeti (Famiglieti) për diasporën arbëreshe të Italisë, edhe në raste të gjuhëve në kontakt e të diasporave, rruga më e drejtë është nga pikëpikëpamja psiko-pedagogjike dhe formative, ecuria që shkon: nga dialekti te gjuha e përbashkët, pra edhe nga “gjuha e zemrës” te “gjuha e bukës”, aq sa (ku dhe kur) është e mundshme. Standardi, sigurisht, duhet kuptuar si synimi më i lartë, si pika më e përtejme e mbërritjes, kurse e folmja a idiolekti i individit, bashkë më sociolektin përkatës të njësisë a qelizës më të vogël: mjedisit familjar, farefisnor dhe dalëngadalë krahinor a vendor, është kurdoherë vetëm pikënisja. Sipas fazave e stadeve zhvillimore moshore e në përputhje me faktorët jashtëgjuhësorë (arsimorë, kulturorë, mendësiorë etj.) të gjithë sa janë, përderisa e quajnë veten shqiptarë dhe gjuhën e tyre shqipe, do të shfaqin edhe prirjet e veta e do të marrin kahun e përparuar, largvajtës që do t’i shpjerë drejt standardit ose, përkundrazi, do t’i mbajë të mbërthyer në një tjetër tip ligjërimor, ku lakmia për standardizim mund të jetë më e pakët ose edhe e aspaktë. Ka pasur, ka e do të ketë njerëz që, gjatë gjithë jetës së tyre, p.sh. si bujq a blegtorë pa shkollë ose me shumë pak shkollë, pa lidhje e përfshirje në parti e në lëvizje politike a shoqata të ndryshme, të dhënë e të mbyllur kryesisht pas punës së vet, të cilët jo vetëm që nuk e lakmojnë standardin subjektivisht e vullnetarisht, por edhe mund të shfaqin mospëlqim të hapur ndaj tij e, për pasojë, ata do të na shfaqen gati gjithmonë si dialektalë, me ligjërim të prekur pak ose aspak nga zhvillimet e vetëdijshme e me vetëdashje, por ata do të kenë marrë aq sa merret kudo e kurdoherë në mënyrë të pavetëdijshme e të pavullnetshme. Gjithashtu, ka pasur, ka e (kushedi) ndoshta do të ketë edhe më tej, njerëz që, me dashje, me vetëdije të plotë, dalin në të kundërtën e rrjedhës zhvillimore të kahut normativues e standardizues, duke e quajtur dialektin e vet si “gjuhë” tjetër nga varianti standard, sikundër jemi mësuar tashmë ta dëgjojmë si rrufe në qiell të kthjellët nga ndonjë analist e gazetar në hapësirat shqiptare kompakte ballkanike, si dhe në diasporë. Nuk ka munguar, gjithashtu, edhe një zogori pseudogjuhëtarësh e “specialistësh për gjithçka”, të cilët, kryesisht për arsye protagonizmi e me mëtime të dukshme turbulluese e punëprishëse i hakërrohen standardit e procesit përbashkues e përnjësues shpirtëror e kulturor të shqiptarëve, duke shitur si të reja, çfarëdo mendimesh a qëndrimesh separatiste e tribaliste që janë tejkaluar e duhet të mbetën të mbyllura në periferitë e së shkuarës së errët e të pamirë të kulturës shqiptare. Hapja e tyre, qoftë edhe për arsye “historiati”, nuk i ka sjellë e nuk do t’i sillte asgjë të mirë as gjuhës shqipe, as kulturës shqiptare. Bashkohem plotësisht me vlerësimin dhe konceptimin e shëndetshëm dhe fatmirësisht mbizotërues ndër dijetarët më të autoritetshëm të letrave shqipe, se “qëndrimet e tilla, deshëm s’deshëm ta pranojmë, na ballafaqojnë me një alternativë prapakthyese politike dhe kombëtare”.

Faleminderit!
(Vijon në numrin e ardhshëm)
Nga FRAN GJOKA

Friday, May 24, 2013

“SI TË SHKRUAJMË SHQIP”, NJË LIBËR I DOMOSDOSHËM PËR SHKOLLAT SHQIPTARE


Kliko ketu per te lexuar te plote kete artikull ne Tribunashqiptare.net 

ShareThis

Nga Dr. Anila Kananaj,

në Qendrën e Studimeve Albanologjike-Tiranë
Dr. Anila Kananaj
Gjuhëtarët shqiptarë nuk kanë rreshtur kurrë së shkruari e së foluri për mbrojtjen dhe ruajtjen egjuhës shqipe dhe të kulturës shkrimore të saj, si një element përbashkues identifikues, i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët, veçanërisht në këtë kohë të tranzicionit të kulturës shqiptare. Me këtë qëllim parësor bashkohet edhe libri “Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik), i prof. dr. Gjovalin Shkurtaj –akad. as. Ai u përurua më 15 mars 2013, në një takim me studentët e Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, organizuar ngaZyra e Karrierës së këtij Fakulteti, në kuadër të përgatitjes sa më të mirë të studentëve për një punë të suksesshme.
Ky libër, në fakt, vjen në këtë botim të përmirësuar, si rrjedhojë e kërkesave për të, pas tërheqjes së shpejtë të dy botimeve të mëparshme, më 2008 dhe 2012. Autori e ka “latuar e lëmuar” librin, duke u mbështetur edhe në këshillat e mendimet e shprehura për të, nga lexuesit dhe kryesisht pedagogët, që zgjodhën të përdornin dy botimet e mëparshme të tij, si bazë për ligjëratat dhe seminaret me studentët, në universitetet shqiptare, publike ose jo.
Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik) është hartuar me një penë tërheqëse dhe profesionale, nga profesor Gjovalin Shkurtaj, gjuhëtar i pasionuar e i palodhur për gjuhën shqipe. Libri ka në qendër të vëmendjes domosdoshmërinë e përvetësimit të bazave të shqipes, si nga studentët, dhe profesionistët e rinj shqiptarë të specialiteteve të ndryshme. Nevoja bëhet edhe më e ngutshme po të merret parasysh se këta të rinj ndjehen të papërgatitur për t’i qëndruar ndikimit dhe presionit të vazhdueshëm të gjuhëve të huaja, sidomos të anglishtes, italishtes e greqishtes. Në 310 faqe të tij, teksti në fjalë jep njohuri themelore: për hartimin, redaktimin, gatitjen e punimit shkencor, shkrimin e recensioneve, raporteve shkencore, rekomandimeve, cv-ve dhe shkrimeve të tjera profesionale. Por ai jep edhe njohuri bazë për drejtshkrimin e shqipes. Vlen të theksohet aspekti zbatues i këtij libri, që do të thotë se studentët mësohen si të shkruajnë sa më mirë shqip, nga përvoja e gjatë e një prej studiuesve dhe njohësve më të mirë të gjuhës shqipe.
Njohuritë teoriko-formuese, të dhëna në tetë kapituj të këtij libri, shoqërohen gjithandej me shembuj të shumtë të karakterit shkrimor, por edhe teknik. Shumë ndihmues në këtë drejtim është edhe treguesi i fjalëve të huaja, që mund të zëvendësohen plotësisht ose pjesërisht, si dhe shqipërimi i një sërë prapashtesash të huaja, të dhëna në fund të lëndës së trajtuar. Rëndësi i është kushtuar edhe zgjedhjes së fjalëve dhe termave të ligjërimeve specifike për profesione të ndryshme. Me këtë libër, autori synon të ndreqë dhe shumë pasaktësi e ngatërresa të panevojshme në përdorimin e termave të ndryshëm. Përmendim këtu vetëm një prej ilustrimeve të dhëna nga profesor Shkurtaj. Është fjala për përdorimin e termit shqipfolës,në vend të termit shqiptar. Me të drejtë, autori sqaron se, në rastin e bashkësive shqiptare në trojet kompakte ballkanike, ka “shqiptarë, universitete shqiptaredhe flitet shqip;pra, ka bashkësi shqiptare dhe jo shqipfolëse”.
Serioziteti i këtij botimi dëshmohet dhe nga gjuhëtarët e njohur, që kanë bërë recensimin e tij:prof. dr. Tefë Topalli e prof. prof. dr. Valter Memisha. Një recension të gjerë për këtë libër ka shkruar edhe prof. dr. Ali Jashari, dekan i Fakultetit të Mësuesisë, në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”. Ndër të tjera, ai shprehet se “ky libër u vjen në ndihmë të gjithë atyre, qëduan të rregullojnë penën për të shkruar “shqip, thjesht, bukur, qartë dhe lehtë, sepse vetëm kështu i bëjmë nder vetes dhe kombit tonë”. Më tej, prof. dr. Jashari vazhdon: “Madje, veç të mira do të kishte futja e një lënde mësimi, me titull “Si të shkruajmë shqip”. Ky libër është dhe një gjedhe për t’u ndjekur nga gjithë hartuesit e teksteve shkollore…”. Vlerësim të lartë, për librin e profesor Gjovalin Shkurtajt, jep edhe prof. dr. Avni Presheva, titullar i logjikës në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ky autor këshillon që ai libër duhet të përfshihet në programin mësimor të të gjitha shkollave të larta të hapësirave shqiptare, brenda e jashtë Shqipërisë”.
Bashkohemi me këto e të tjera vlerësime, të shprehura për këtë libër, i cili ndryshon shumë nga përkthimet shabllon të bëra nga gjuhët e tjera, për nevojat e mësimdhënies së lëndës “Shkrim akademik”, në universitetVërtet lënda e shkrimit akademik mësohet në të gjitha universitetet botërore sot, por secili mëson të shkruajë në gjuhën e vet. Siç dihet, çdo gjuhë ka rregullat dhe specifikat e veta, të cilat nuk mund t’u montohen gjuhëve të tjera. Pikërisht këto lloj përkthimesh përbëjnë dhe një prej faktorëve dëmtues të gjuhës shqipe në kohën e tanishme. Këtu nuk është fjala thjesht për përdorimin e pikave ose të presjeve, a të ë-ve, siç tentohet të mendohet shpeshherë, në këto raste. Ajo që përbën vërtet shqetësim, është ruajtja e strukturës morfologjike e sintaksore të shqipes, gjë të cilës profesor Shkurtaj i kushton vëmendje të veçantë, në librin e tij.
Me pak fjalë, në radhë të parë, duhet të mendojmë shqip, të shkruajmë shqip dhe qartë. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të bëhemi profesionistë të vërtetë, pavarësisht se cilës fushë i përkasim. Nuk mund të kemi kurrë juristë, psikologë, mësues etj. të suksesshëm, nëse flitet një një gjuhë, e cila është gjysma shqip e gjysma në ndonjë gjuhë tjetër.
Veçanërisht në këtë kohë, kur shumë familje emigrantësh po kthehen në atdhe dhe po i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat dhe universitetet shqiptare, ndihet domosdoshmëria e një lënde me karakter të përgjithshëm formues, për shkrimin profesional shqip, në përputhje mestrukturat morfologjike-sintaksore dhe rregullat drejtshkrimore të gjuhës së sotmeshqipe.Dhe ato, botimi “Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik), iprof. dr. Gjovalin Shkurtaj-akad. as. i plotëson më së miri. Ai përbën një libër pune të përshtatshëm për mësimdhënien e lëndës së Shkrimit akademik dhe të Kulturës së gjuhës, por edhe për të gjithë korrektorët dhe redaktorët e rinj të gjuhës shqipe, për studentët universitarë e pasuniversitarë dhe për mësuesit e gjuhës shqipe, në të gjitha hapësirat, ku shqipja flitet dhe mësohet, gjuhë amtare.
Tiranë, 23 maj 2013
(Kontaktet me autorin e librit: shkurtajg@yahoo.com; Tel: 0035542367126; Celulari: 068 632 4785 e 069 663 0713)

Wednesday, May 15, 2013

Analfabetizmi i adoleshentëve, flasin studiuesit

Kliko ketu per te lexuar te plote ne Gazeta Tema: http://www.gazetatema.net/web/2013/05/11/analfabetizmi-i-adoleshenteve-flasin-studiuesit/


teenager167Një javë më parë, një raport i nxjerrë nga Banka Botërore ka dhënë një numër të frikshëm për sa i përket analfabetizmit funksional. Gati më shumë se gjysma e 15 vjeçarëve shqiptarë janë të paaftë të perceptojnë realitetin që i rrethon… Ndërsa politika është zhytur në retorika absurde, specialistët komentojnë se kjo është një katastrofë kombëtare, ndërsa ka ardhur momenti që përgjegjësit të ndërgjegjësohen për t’iu rënë kambanave të alarmit
Nga Gladiola Bendaj, JAVA

Nëse dje dhe sot më shumë se gjysma e adoleshentëve nuk janë të aftë të kuptojnë atë që lexojnë dhe realitetin që iu përcillet përmes librave, nëse sot e gjithë ditën politika e shurdhët e përdor alarmin vetëm për retorikat e radhës, atëherë ç’mebetet të thuhet për të nesërmen, pas 20 vjetësh, kur ata do të përbëjnë gjysmën e popullsisë aktive e cila do të duhet të marrë përsipër zhvillimin e vendit? Nëse ka një retorikë që qëndron pezull, është pikërisht kjo. Të gjithë e dinë përgjigjen, pak zgjedhin të flasin, dhe jo nga pragmatizmi...

Liber i ri: "Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI" nga Amb. Agim Nesho

“Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI”, është titulli që diplomati i IMG_2986njohur shqiptar ka zgjedhur për librin e tij të dytë. Ai ka në vëmendje ngritjen e një strategjie të politikës së jashtme shqiptare duke përfshirë institucionet politikëbërëse, ato të politikës së jashtme dhe mendimin akademik të vendit. Eseja përmbledh disa pjesë, shtron zgjerimin e aktivitetit në dy drejtime thelbësore për Shqipërinë; rritjen e faktorit shqiptar në Ballkan dhe zgjidhjen e çështjes nacionale dhe së dyti, procesin e integrimit europian.

Klikoni ketu per te lexuar mbi kete liber ne Mapo: http://www.mapo.al/2013/05/15/agim-nesho-sjell-tezen-e-diplomacise-aktive/

Help little Mejsi fight tumor!



Mejsi is an Albanian little girl only 2-year-old who suffers from a rare tumor that threatens to take her young life if not operated on time in a specialized hospital outside of Albania.
Mejsi’s history begins when one year ago after a routine examination her parents learned she had a rare cancer. With no access to specialized medical treatment in Albania, Mejsi’s parents who are both unemployed, have finished all their life savings to save this little angel’s life with no success so far. 
There is only one ray of hope, to bring Mejsi to a specialized clinic where this type of medical intervention would cost around Euro 40,000.
I ask all Albanian community around the world and those who want to contribute to save little Mejsi, that even 1 dollar or 1 Euro will help save this little girl.
You can contribute directly by sending your contribution at Banka Credins: Acc# 000000460931 (in Euro) or call the parents of little Mejsi at Tel# +355-693737533.
Or those of you who use *PLUS cellphones you can help Little Mejsi by sending an SMS of only 120 Lek to 50001 with text: Mejsi, Faleminderit!
Thank you
Pandeli Majko

Tuesday, May 7, 2013

Ardian Vehbiu: “Ok” ndryshimeve të propozuara në drejtshkrimin e shqipes standarde, por urgjenca është tjetër




http://xhaxhai.wordpress.com/2013/04/15/male-me-barre/

Jani Thomai: Këshilli Ndërakademik i Gjuhës do diskutojë ë-në e patheksuar




Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe mblidhet të martën në Tiranë për të diskutuar disa prej problematikave të shqipes së sotme. Profesor Jani Thomai, bashkëkryetar i këtij organi për Shqipërinë, sqaron në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tematikat kryesore të mbledhjes. Ndërsa thekson se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk lëvizin themelet e shqipes, bën me dije se do të preken katër çështje: ajo e drejtshkrimit të zanores ë të patheksuar; e drejtshkrimit të disa fjalëve me l ose me ll; e drejtshkrimit të disa fjalëve që kanë dyshkronjësha dhe e disa fjalëve me togje zanoresh, ua, ue, oo si zooteknik, etj.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=131324

Nismë për themelimin e Shkollës Shqipe, në Nju Jork - Diaspora - Bota Sot




http://www.botasot.info/diaspora/219172/nisme-per-themelimin-e-shkolles-shqipe-ne-nju-jork/

Rexhep Qosja: "Po ra gjuha, bie shteti"




http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/paralajm-rimi-i-rexhep-qoses-po-ra-gjuha-bie-shteti-99209.html

Primo Shllaku: Standardi dështoi, gegnishten e flasin 70% e shqiptarëve - (Balkanweb)




http://www.balkanweb.com/kryesore/1/primo-shllaku-standardi-deshtoi-gegnishten-e-flasin-70-e-shqiptareve-128208.html

Seit Mansaku: Standardi i ’72-it s’ka dështuar, s’bëhet fjalë për standard të ri




http://www.mapo.al/2013/04/16/seit-mansaku-standardi-i-72-it-ska-deshtuar-sbehet-fjale-per-standard-te-ri/

Blushi: Letërsia të jetë e depolitizuar




http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/24/blushi-letersia-te-jete-e-depolitizuar/