Showing posts with label shqiperi. Show all posts
Showing posts with label shqiperi. Show all posts

Tuesday, February 25, 2014

Gjuha shqipe ka pësuar dëmtim të madh nga heqja si lëndë më vete në shkollat e mesme (Gazeta Telegraf)


INTERVISTA/ Flet Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Anëtar i Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe
Anëtar i Komitetit Shqiptar për “Atlas Linguarum Europae” (ALE)

Tranzicioni i tejzgjatur shqiptar ka ndikuar jo vetëm në politikë, ekonomi, karakter, por edhe në huazimet gjuhësore.

Tendencat e huaja gjithnjë kanë bërë vend në territorin shqiptar. Duke qenë një vend i vogël, strategjik, gjithnjë të huajt kanë plaçkitur kulturë dhe kanë lënë zakone të mbrapshta dhe një mënyrë të shprehuri që thellë- thellë, nuk i përket rrënjëve tona. Kosova ka jetuar gjithnjë nën represionin serb dhe si e tillë, është munduar ta ruajë gjuhën e saj shqipe në thelbin e saj, duke ruajtur të folurën më të kulluar që i përket gegërishtes së vjetër  Nëse padashur do hysh në mënyrën se si të rinjtë përshëndeten, patjetër që do keqkuptohesh me fjalët e tyre. Por ndërsa lojërat e moshës bëjnë të vetat, përdorimi i fjalëve të huaja ka zaptuar shtresën e lartë të shoqërisë. Elita, fut këtu dhe politikanët, ose përdorin një gjuhë të pakuptueshme ku frazat dhe terminologjitë mbizotërojnë, ose bien kryekëput në hulli mendimesh, që i çojnë dhe të tjerët në qorrsokak. Duke sjellë një hendek të madh mes politikës së tyre të pakuptueshme dhe popullit të thjeshtë. Karakteristikë e Parlamentit shqiptar është përdorimi pa fund i frazeologjisë së rënduar me sofizma . Por ndodh një fenomen i çuditshëm. Kur sherret janë pikante dhe ndoshta nga më të vështirat, pra në momentet më delikate të karriges së tyre funksionare, me shumë dashuri politikanët i kthehen gjuhës së popullit duke i nxjerrë dhe me tepri nga bagazhi i tyre . Problemet e gjuhës shqipe sot janë të shumta, por kryesore mbetet ruajtja e gjuhës standarde midis dy vendeve Shqipëri-Kosovë.

Monday, November 26, 2012

Gezuar 100 vjetorin e Pamvaresisë !

Flamuri ynë Kuq e Zi dhe Gjuha shqipe janë çelësi i përbashkësisë kombetare, shpirtërore dhe etnokulturore të shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Sa të rrojë flamuri dhe gjuha shqipe do të rrojë edhe kombi shqiptar. 


Flamuri ynë Kuq e Zi dhe Gjuha shqipe janë çelësi i përbashkësisë kombetare, shpirtërore dhe etnokulturore të shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Sa të rrojë flamuri dhe gjuha shqipe do të rrojë edhe kombi shqiptar. Gezuar 100 vjetorin e Pamvaresisë !