Showing posts with label ambasador. Show all posts
Showing posts with label ambasador. Show all posts

Friday, January 9, 2015

Gjuha shqipe në gojën e Ambasadorit si shenjë nderimi dhe vleresimi për popullin e traditat e shqiptarëve

Është kënaqësi e rrallë për mua si gjuhëtar shqiptar të dëgjoj sa mirë e flet shqipen zoti Donald Lu, Ambasadori i ri i SHBA-së, në prag të nisjes për në Tiranë.

E dëgjova dhe e ridëgjova disa herë përshendetjen e tij në YouTube dhe më ngazëlleu jo vetëm ajo çfarë tha, gjë që tregon përgatitjen e tij meritore e për të cilën edhe Presidenti Obama e ka përzgjedhur si përfaqesuesin e Shtetit Amerikan ne Tiranë, por edhe më befasoi e më la shije shumë të mirë  shprehja e këndshme e ligjërimit në videon e tij, me një zotërim aq të mirë dhe me një të folur krejt të natyrshëm.


Shkëlqesia e Tij, zoti Donald Lu, në videon e publikuar në YouTube,  i buzeqeshur e me çiltërsi aq mbresëlënëse, u thotë shqiptarëve: “Pres me kënaqesi t’ju takoj në Shqipëri dhe të degjoj mendimet tuaja.”


Besoj se edhe shqiptarët (dhe unësi njëri prej tyre)  i themi me gojën plot e me respekt të madh: 


Mirë se të vini në Shqipëri,Zoti Donald Lu!

Ardhshi i bardhë për të mirën e të mbarën e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe për forcimin e mëtejshëm të marredhënieve miqësore midis popullit shqiptar dhe Mikut më të madh të tij: popullit amerikan dhe SHBA-së.



Wednesday, May 15, 2013

Liber i ri: "Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI" nga Amb. Agim Nesho

“Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI”, është titulli që diplomati i IMG_2986njohur shqiptar ka zgjedhur për librin e tij të dytë. Ai ka në vëmendje ngritjen e një strategjie të politikës së jashtme shqiptare duke përfshirë institucionet politikëbërëse, ato të politikës së jashtme dhe mendimin akademik të vendit. Eseja përmbledh disa pjesë, shtron zgjerimin e aktivitetit në dy drejtime thelbësore për Shqipërinë; rritjen e faktorit shqiptar në Ballkan dhe zgjidhjen e çështjes nacionale dhe së dyti, procesin e integrimit europian.

Klikoni ketu per te lexuar mbi kete liber ne Mapo: http://www.mapo.al/2013/05/15/agim-nesho-sjell-tezen-e-diplomacise-aktive/