Një javë më parë, një raport i nxjerrë nga Banka Botërore ka dhënë një numër të frikshëm për sa i përket analfabetizmit funksional. Gati më shumë se gjysma e 15 vjeçarëve shqiptarë janë të paaftë të perceptojnë realitetin që i rrethon… Ndërsa politika është zhytur në retorika absurde, specialistët komentojnë se kjo është një katastrofë kombëtare, ndërsa ka ardhur momenti që përgjegjësit të ndërgjegjësohen për t’iu rënë kambanave të alarmit
Nga Gladiola Bendaj, JAVA
Nëse dje dhe sot më shumë se gjysma e adoleshentëve nuk janë të aftë të kuptojnë atë që lexojnë dhe realitetin që iu përcillet përmes librave, nëse sot e gjithë ditën politika e shurdhët e përdor alarmin vetëm për retorikat e radhës, atëherë ç’mebetet të thuhet për të nesërmen, pas 20 vjetësh, kur ata do të përbëjnë gjysmën e popullsisë aktive e cila do të duhet të marrë përsipër zhvillimin e vendit? Nëse ka një retorikë që qëndron pezull, është pikërisht kjo. Të gjithë e dinë përgjigjen, pak zgjedhin të flasin, dhe jo nga pragmatizmi...
No comments:
Post a Comment