Tuesday, May 7, 2013

Jani Thomai: Këshilli Ndërakademik i Gjuhës do diskutojë ë-në e patheksuar




Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe mblidhet të martën në Tiranë për të diskutuar disa prej problematikave të shqipes së sotme. Profesor Jani Thomai, bashkëkryetar i këtij organi për Shqipërinë, sqaron në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tematikat kryesore të mbledhjes. Ndërsa thekson se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk lëvizin themelet e shqipes, bën me dije se do të preken katër çështje: ajo e drejtshkrimit të zanores ë të patheksuar; e drejtshkrimit të disa fjalëve me l ose me ll; e drejtshkrimit të disa fjalëve që kanë dyshkronjësha dhe e disa fjalëve me togje zanoresh, ua, ue, oo si zooteknik, etj.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=131324

No comments:

Post a Comment