Showing posts with label gjovalin shkurtaj. Show all posts
Showing posts with label gjovalin shkurtaj. Show all posts
Sunday, November 29, 2015
Saturday, November 21, 2015
Radio: Urgjenca Gjuhësore - Emisioni 1
Dëgjues të nderuar, miq dhe dashamirë të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare, përshëndetje! Mirësevini në “Urgjenca gjuhësore”!
Gjuha është pjesë e jetës, pasqyron dhe u përgjigjet njerëzve me fjalët, shprehjet dhe ndërtimet e saj për të kryer të gjitha proceset jetësore, qysh nga lindja e deri në mbarim të jetës. Dhe,natyrisht, ashtu si në jetë, ka ndodhi e dukuri të ndryshme, ka edhe sëmundje, plagosje, aksidente e fatkeqësi, të cilat kërkojnë patjetër edhe ndihmë, kërkojnë mjekime urgjente dhe për këtë shërben urgjenca mjekësore. Ashtu edhe në gjuhë, njerëzit e veçantë dhe bashkësia shoqërore në tërësi, ditë për ditë, ndeshen edhe me dukuri që kanë nevojë për t’u ndrequr, njësoj si sëmundjet që duhen mjekuar për t’i shëruar; pra, kanë nevojë për “urgjencën gjuhësore”.
Nëpërmjet bisedave në Radion tonë, nga një ditë në tjetrën, të dashur dëgjues, do të flasim për raste të tilla, gjithmonë jo për t’i ironizuar e lënduar ata që gabojnë, por thjesht për t’u dhënë atyre (dhe të gjithë dashamirëve të shqipes e të shqiptarisë) një mundësi më shumë për t’i njohur e mënjanuar format e gabuara, si dhe barbarizmat e huazimet e panevojshme që mund të zëvendësohen me fjalë shqipe ekzistuese ose të krijuara me brumin e shqipes e sipas rregullave fjalëformuese të saj.
Natyrisht, në emisionet tona, krahas dukurive të “urgjencës gjuhësore” do të dëgjoni edhe vlera e vlerësime për ngjarje e data më rëndësi kombëtare e gjuhësore, si dhe për ndihmesa të studiuesve shqiptarë dhe albanologëve të huaj për gjuhën shqipe.
Do të mirëprisnim pyetje dhe vlerësime tuajat, të cilat me siguri mund të na hapin edhe horizonte të reja trajtimi.
Ju faleminderit për vëmendjen dhe mirudëgjofshim në emisionin e ardhshëm.
Saturday, October 31, 2015
Saturday, October 17, 2015
Libri: "Urgjenca Gjuhësore" (Fjalorth i barbarizmave dhe huazimeve të zëvendësueshme me fjalë shqipe)
Follow @gjshkurtaj
Miq e kolegë të nderuar,
Gjendja e pamirë e shqipes së shkruar në botimet zyrtare, në shtypin e shkruar, si dhe në ligjërimin e folur, përbën shqetësim të ligjshëm për mbarë shoqërinë shqiptare. Situata është jo vetëm shqetësuese, por edhe e atillë atillë që kërkon me doemos përmirësimin e punës me shqipen e shkruar e të folur në shkollë.
Përveç rritjes së cilësisë së hartimit dhe botimit të teksteve shkollore dhe kthimit të gjuhës shqipe si lëndë themelore në shkollat e mesme, gjuhëtarët e shohin të domosdoshëm edhe botimin e librave ndihmës kundër fjalëve të huaja të panevojshme. Pesha e fjalës së thënë qartë, bukur dhe sidomos shqiptarisht, i shërben dukshëm asaj që bota e qytetëruar e ka quajtur dhe vijon ta cilësojë si “ekologji e të folurit”.
Këtij qëllimi synojmë t’i vlejë edhe libri ynë më i ri “Urgjenca gjuhësore” (Fjalorth i barbarizmave dhe huazimeve të zëvendësueshme me fjalë shqipe), që sapo e kemi dorëzuar për shtyp.
Gjovalini
Tiranë, 17 Tetor 2015
Saturday, October 3, 2015
Letërsia dhe bota e arbëreshëve të Italisë në hulumtimet dhe botimet e Dhimitër Shuteriqit
nga Gjovalin Shkurtaj
(Kumtesa për Konferencën shkencore përkujtimore në ASH me
rastin e 100-vjetoritë të ditëlindjes së Dh.Shuteriqit)
Kumtesën time (nevojisht të shkurtër) do ta nis
duke parafrazuar një vlerësim të
zonjës Mynyvere Shuteriqi, e cila, në
librin e saj “Një jetë në dashuri”,
krahas kujtimeve të tjera të bukura e domethënëse për njohjen sa më të plotë të
Jubilearit tonë të paharrueshëm, Akademikut Dhimitër S.Shuteriqi, shkruan:
Tuesday, May 12, 2015
Macedonia: US must intervene in growing crisis or suffer the dangerous consequences
Some 14 years after the signing of the Ohrid peace deal that signaled a truce between warring Macedonians and the country’s Albanian minority, Macedonia is quickly spiraling into a deep political crisis that could lead to renewed ethnic conflict in the region. The crisis could spread rapidly into the neighboring countries of Serbia, Kosovo, Albania and Bulgaria, with devastating consequences for the entire region. Tens of billion of dollars that were invested to ensure stability and the rule of law in the Balkans, along with countless lives, would then go up in smoke.
Click here to read the full story on Fox News
Click here to read the full story on Fox News
Saturday, February 28, 2015
Një interpretim i shkëlyer i Mehdi Malkajt në monodramën “Marr guximin”
Dje në mbrëmje,
bashkë me time shoqe, Leonorën, ishim në shfaqje dhe pamë me shumë kënaqësi monodramën “Marr guximin”, interpretuar
aq mjeshtërisht nga Mehdi Malkaj.
Mehdi Malkajn e
kam njohur qysh kur ka qenë student në Akademinë e Arteve, në degën e dramës
dhe e kam ndjekur shpesh në shfaqjet teatrore dhe në disa filma ku ai ka
interpretuar, duke shfaqur talentin e tij të rrallë për role karakteresh dhe
kryesisht të tipave tragjikomikë. I tillë është edhe personazhi i monodramës
“Marr guximin”, që u rishfaq këto ditë në Tiranë.
Friday, February 20, 2015
Problemet me shkrimin e gjuhës shqipe - në emisionin 'Ditë e re' në Ora News TV
Sot fola në Emisionin “Ditë
e re” te Ora News, të drejtuar nga Edvin
Peçi dhe Stela Kotri.
E fillova bisedën me
parafrazmin e një këngë shkodrane,që
thotë : “Ke me u pendue, por atëherë ka
me kenë vonë ” dhe me këtë doja të theksoja shqetësimin
tim dhe mendimin se do të pendohemi për
qëndrimin e padrejtë e pakujdesitë ndaj gjuhës shqipe, por, kur të na vijnë mendtë, me siguri, do të
jetë vonë.
Sunday, February 15, 2015
Romani “Unaza e virgjëreshës”: Një rrugëtim mjeshtëror në traditat dhe zakonet e veriut të Shqipërisë
Ndue Dedaj është një nga autorët më prodhimtarë të letërsisë së sotme: poet, shkrimtar dhe studiues e analist i mirënjohur nga Mirdita. Emri i tij është nga më të shpeshët në faqet e gazetave dhe revistave kulturore. Ka botuar shumë artikuj e studime qysh në vitet ’70, ndërsa në vitin 1998 ka botuar librin e tij të parë me titull “Ajsbergu i Hanes”. Në vijim, ka botuar librat “Toka e katedraleve” (1999 dhe ribotim me rivështrime e pasurime me 2006), monografinë “Kanuni mes kuptimit dhe keqkuptimit”(2010), disa vëllime me vjersha dhe, këto ditë, doli nga shtypi romani i tij “Unaza e virgjëreshës”, një libër prej 372 faqesh, kushtuar një teme sa interesante e tërheqëse, aq edhe të lidhur me palcën e dokeve e traditave të Shqiperise veriore e sidomos te Mirditës, ku ka qenë deri vonë edhe zakoni i vajzave virgjëresha, të pamartuara e të përkushtuara mbajtjes gjallë të familjeve në mungesë të meshkujve.
Romani është shkruar bukur, me njohje të thellë jo vetëm të tematikës së trajtuar në të, por edhe me prurje të një pasurie të madhe fjalësh e frazeologjizmash aq mbresëlënëse e funksionale nga e folmja e Mirditës.
I urojmë suksese autorit dhe i ftojmë lexuesit ta marrin këtë roman të ri, duke qenë të bindur se do të gjejnë në të jo vetëm rrëfim kureshtar e befasues, po edhe gërshetim mjeshtëror të subjektit me thurjen ligjërimore, ashtu si e ka zakon autori Ndue Dedaj.
Romani është shkruar bukur, me njohje të thellë jo vetëm të tematikës së trajtuar në të, por edhe me prurje të një pasurie të madhe fjalësh e frazeologjizmash aq mbresëlënëse e funksionale nga e folmja e Mirditës.
I urojmë suksese autorit dhe i ftojmë lexuesit ta marrin këtë roman të ri, duke qenë të bindur se do të gjejnë në të jo vetëm rrëfim kureshtar e befasues, po edhe gërshetim mjeshtëror të subjektit me thurjen ligjërimore, ashtu si e ka zakon autori Ndue Dedaj.
Saturday, January 31, 2015
Përurimi i romanit “Përtej mjegullës ka dritë” i shkrimtarit Isa Alibali
![]() |
| 'Përtej mjegullës ka dritë' |
Sot në
sallën e Akademisë sonë të Shkencave, shkrimtari Isa
Alibali përuroi romanin e tij të ri “Përtej
mjegullës ka dritë”. Përurimi ishte organizuar
në një mënyrë tërheqëse dhe të atillë që të pranishmit, edhe ata që ende nuk e
kanë lexuar librin, morën mjaft përshtypje e përfyturime interesante nga sa u
paraqit në kumtimet e rastit nga zotërinjtë Andrea Zisi, Ded Shkurti dhe Jak
Luka, si dhe nga leximi mjeshtëror i disa pjesëve të zgjedhura të romanit
nga aktorja dhe këngëtarja e shquar Justina
Aliaj.
Saturday, January 24, 2015
“Baladat popullore te shqiptarët e Malit të Zi” - studim doktorature nga z. Ismail Doda
Dje mora pjesë si anëtar i jashtëm në mbrojtjen e
doktoraturs së z. Ismail Dodës,
organizuar nga Shkolla Doktorale e Etnologjisë dhe e Folklorit, në Institutin e
Kulturës Popullore të QSA-së.
Ismail Doda është figurë e njohur e arsimtarit të përkushtuar
për ruajtjen, mësimin dhe studimin e gjuhës shqipe në mjediset shqiptare të Malit
të Zi e pikërisht në Arbnesh të Krajës.
Atje, në fakt, ai është marrë qysh para dyzet vjetësh, me mbledhjen e foklorit
të pasur të shqiptarëve të Krajës, duke u pykëzuar në baladat e vendlindjes së
tij, po edhe të mbarë venbanimeve të shqiptare në Mal të Zi.
Ismail Dodën e kam njohur qysh në vitin 1972, kur ai
erdhi në Tiranë si delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, si përfaqësues
shqiptarëve të Malit të Zi. Qysh atëherë, në rrjedhë të viteve, ai ka qenë emër
i njohur në rrethet e mjediset studimore të Ulqinit, Podgoricës, duke botuar
artikuj e studime në revista të ndryshme
kulturore e letrare të Malit të Zi, si “Koha”, “Kraja”, “Buzuku” dhe në revista
shkencore të Tiranës e të Prishtinës.
Për të lexuar të plotë artikullin mbi temën e doktoraturës “Baladat popullore te shqiptarët e
Malit të Zi”, mund të shkoni këtu.
Ishin të pranishëm në mbrojtjen e doktoraturës edhe studiues e personalitete të
arsimit e shkencës shqiptare nga Tirana, si: prof.dr. Osman Kraja, prof.dr.Musa
Kraja, si dhe miq e dashamirë të autorit nga Ulqini e Kraja, si mr. Mehmet Bardhi, mësues e veprimtar
politik nga Ulqini, si dhe familiarë e të afërm të autorit.
I urojmë mikut tonë dr.Ismail Doda ta gëzojë
doktoratën e fituar me një studim interesant, për të cilin Komisioni dha
vlerësiminar : “Shumë mirë”.
Tiranë, 24.01.2015
Saturday, January 3, 2015
Alfred Uçi filozof e mendimtar, figurë e dalluar e profesoratit shqiptar dhe e botës akademike (Në 84 vjetorin e ditëlindjes)
nga Gjovalin Shkurtaj
Vitet kalojnë dhe, ndërsa lënë shenja në flokët që thinjen, zbardhen e pakohen, si dhe në faqet që vyshken e lërohen nga rrudha të thella, mbeten të freskëta e nuk na shlyhen kurrë nga mendja kujtimet e rinisë. Ato, si “kutia e Pandorës” në mitologjinë greke, hapen herë vetiu, herë me raste të ndryshme, si p.sh. në përvjetorët e ditëlindjes së burrave të shquar të kombit.
Vitet kalojnë dhe, ndërsa lënë shenja në flokët që thinjen, zbardhen e pakohen, si dhe në faqet që vyshken e lërohen nga rrudha të thella, mbeten të freskëta e nuk na shlyhen kurrë nga mendja kujtimet e rinisë. Ato, si “kutia e Pandorës” në mitologjinë greke, hapen herë vetiu, herë me raste të ndryshme, si p.sh. në përvjetorët e ditëlindjes së burrave të shquar të kombit.
Njëri prej tyre është pa dyshim akademiku Alfred Uçi: autor i një vargu të gjatë librash
studimorë themelorë për estetikën dhe artin, filozof e mendimtar, figurë e
dalluar e profesoratit shqiptar dhe e botës akademike, ish-drejtor i
Institutit të Kulturës Popullore, ish-Ministër
i Kulturës, por, mbi të gjitha,
studiues serioz, shumë prodhimtar dhe i
përkushtuar.
Friday, December 26, 2014
Të miratohet ligji për gjuhën shqipe, jemi ende me VKM të vitit 1974 ( marrë nga SOT NEWS )
Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në muajin dhjetor duhej të kishte zhvilluar mbledhjen e radhës për diskutimin e çështjeve të tjera, që kanë lidhje me gjuhën shqipen, por kjo mbledhje duket se nuk do të bëhet këtë vit. Me një aktivitet që ka vite që ka zhvilluar Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, si një bashkëpunim mes akademikëve dhe gjuhëtarëve nga Shqipëria dhe Kosova, deri më tani ka zhvilluar disa takime dhe ka pasur jo pak diskutime, të cilat kanë sjellë dhe përplasje mes gjuhëtarëve të ndryshëm.
Por për mbledhjen e fundit që pritet të bëhet vitin që vjen, akademikët dhe gjuhëtarët pohojnë se do të trajtohen dy çështje të tjera të rëndësishme. Këto kanë të bëjnë me problemet e gjuhës shqipe në shtyp dhe në administratë, si dhe fjalët e huaja. Akademiku dhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj bën të ditur se grupet e punës e kanë dorëzuar materialin pranë KNGJSH prej kohësh, por ende nuk ka pasur një thirrje për mbledhje.
“Grupet e punës kanë dorëzuar materialin në KNGJSH, por nuk është bërë mbledhja. Deri tani nuk jemi thirrur, besoj se ajo do të bëhet vitin tjetër. Këtë herë do të jenë në diskutim gjuha shqipe në shtyp dhe administratë dhe si ndikojnë fjalët e huaja në gjuhën shqipe, terminologjia, rreptësia”, pohon akademiku Shkurtaj. Por vërejtjet e akademikut të njohur këtë herë janë dhe për një ligj, që duhet për gjuhën shqipe.
Lexoni artikullin e plote tek Agjencia e Lajmeve 'Sot News': http://www.sot.com.al/kultura/akademik%C3%ABt-t%C3%AB-miratohet-ligji-p%C3%ABr-gjuh%C3%ABn-shqipe-jemi-ende-me-vkm-t%C3%AB-vitit-1974#sthash.sLMU3JXa.dpuf
Por për mbledhjen e fundit që pritet të bëhet vitin që vjen, akademikët dhe gjuhëtarët pohojnë se do të trajtohen dy çështje të tjera të rëndësishme. Këto kanë të bëjnë me problemet e gjuhës shqipe në shtyp dhe në administratë, si dhe fjalët e huaja. Akademiku dhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj bën të ditur se grupet e punës e kanë dorëzuar materialin pranë KNGJSH prej kohësh, por ende nuk ka pasur një thirrje për mbledhje.
“Grupet e punës kanë dorëzuar materialin në KNGJSH, por nuk është bërë mbledhja. Deri tani nuk jemi thirrur, besoj se ajo do të bëhet vitin tjetër. Këtë herë do të jenë në diskutim gjuha shqipe në shtyp dhe administratë dhe si ndikojnë fjalët e huaja në gjuhën shqipe, terminologjia, rreptësia”, pohon akademiku Shkurtaj. Por vërejtjet e akademikut të njohur këtë herë janë dhe për një ligj, që duhet për gjuhën shqipe.
Lexoni artikullin e plote tek Agjencia e Lajmeve 'Sot News': http://www.sot.com.al/kultura/akademik%C3%ABt-t%C3%AB-miratohet-ligji-p%C3%ABr-gjuh%C3%ABn-shqipe-jemi-ende-me-vkm-t%C3%AB-vitit-1974#sthash.sLMU3JXa.dpuf
Monday, December 22, 2014
Simboli dhe domethënia e Krishtlindjeve
nga Gjovalin Shkurtaj
Simboli i Krishtlindjeve është bredhi me gjethet e tij gjithmonë të blerta, që
simbolizon jetën që nuk soset kurrë. Imazhi i pemës a drurit të njomë, si simbol i rilindjes dhe i rigjallërimit të
jetës, ka qenë qysh në kohët e lashta
temë e njohur edhe në besimet pagane; madje ështëe pranuar dhe
praktikuar si në botën antike, ashtu edhe në periudhën mesjetare.
Megjithatë,
prejardhja dhe praktika e përdorimit modern të traditës së pemës së Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve nuk është
provuar ende me qartësi. Besohet se ajo ka
lindur dhe është përhapur nga Gjermania e shek.XVI. Por, ka edhe gojëdhëna e
legjenda, që e shpien shumë shekuj më
parë.
P.sh. njihet edhe një histori që e lidh pemën e Krishtlindjeve me
Shën
Bonifacin,
shenjt i lindur në Angli rreth vitit 680
dhe që kreu edhe evangjelizimin e
popullsive gjermanike. Tregohet se Shën
Bonifaci takoi paganët e mbledhur pranë Qarrit
të Shenjtë të Bubullimës të Geismar-it, për
të adhuruar zotin Thor.
Shenjti,
me një grup dishepujsh, mbërriti te
grumbulli që ishte rreth “Qarrit të Shenjtë” dhe, duke kryer një rit shenjtëror,
thirri: “Ky është qarri juaj i Bubulimës, kurse ky është kryqi i Krishtit që do
ta bëjë copë-copë çekanin e Thorit të rremë”.
Mori një
sëpatë dhe filloi ta godiste me të drurin e shenjtë. Një erë e fuqishme u ngrit paparitur, druri ra dhe u nda në katër
copa. Mbas qarrit të madh qëndronte një bredh i
ri dhe i gjelbër.
Shën
Bonifaci iu drejtua përsëri paganëve, duke u thënë :
“Kjo pemë e vogël, ky fëmijë i vogël i pyllit, do të jetë druri i shenjtë sonte. Ky është druri i jetës së pasosur, sepse gjethet e tij janë gjithmonë të blerta. Shikoni se si drejtohet nga qielli. Kjo qoftë pema e Krishtit fëmijë! Mblidhuni rreth saj, jo në pyll, por në shtëpitë tuaja; atje nuk do të kryhen rite gjaksore, por dhurata dashurie dhe rite të mirësisë”.
Bonifaci ia doli t’i bindte paganët
të konvertoheshin dhe kryetari i fshatit vuri një bredh në shtëpinë e tij, duke
vënë mbi degët e tij qirinj.
Nga
dëshmitë e para historike për traditën e pemës së Krishtlindjeve, shkenca, nëpërmjet
etnologut Ingeborg Weber-Keller ka identifikuar një kronikë të vitit 1570 (në Brema), që
tregon për një pemë të zbukuruar me mollë, arra, hurma dhe lule prej letre.
Por,
është Riga, kryeqyteti i Letonisë, që shpallet si qendër e pemës
së parë të Krishtlindjeve në histori: në sheshin kryesor ndodhet një pllakatë e
shkruar në tetë gjuhë, ku thuhet se “pema
e parë e Vitit të ri” ka qenë realizuar në atë qytet më 1510.
Domethënia e Krishlindjeve
Festa e
Krishtlindjeve, apo sikundër quhej në Shqipen e hershme Kshndellat (nga lat.Cristi
Natale) është festa me domethënien më të bukur e që e fton njeriun drejt mbarësisë, drejt harmmonisë
dhe gjetjes së ecurisë, që prin nga përvujtënia
dhe mirësia për veten dhe për të afërmit e krejt njerëzimin.
Papa Françesku e thotë qartë e thjeshtë këtë domethënie: “Krishtlindjet janë takimi i Zotit me popullin
e vet”. Mesnata e Krishtlindjeve, me vajtjen masive në kishë, me ritualet e
rastit dhe, mbi të gjitha, me të
drejtuarit e mendjes e zemrës nga
misteri i lindjes së Krishtit, si simbol i shpresës dhe i mbarësisë e i përparimit,
ka qenë dhe mbetet si pika e adhurimit dhe e ngushëllimit shpirtëror jo vetëm për
të krishterët, por edhe për mbarë njerëzimin.
Krishtlindjet për njeriun e sotëm janë besimi dhe qasja te dhembshuria dhe shpresa. Zoti duke u takuar me njerëzit u kujton atyre dy gjëra. E para është: të kenë shpresë. Ai u prin nga e mbara, u hap dyert e udhës së mirësisë e të ngushëllimit shpirtëror dhe kurrë nuk ua mbyll horizontet. E dyta është: të mos ndruhemi kurrë nga dhembshuria. Kur njerëzim harron shpresën dhe dhemshurinë, atëherë edhe Kisha bëhet e ftohtë dhe njerëzia shket në udhët e ideologjive të mbrapshta e të kotësive mondane.
“Kam frikë nga kur të krishterët i humbin shpresën
dhe aftësinë për të përqafuar dhe përkëdhelur”-thotë Papa Françesku.
Krishtlindjet, më ëmbël e më bukur se çdo rast tjetër, na kujtojnë edhe fjalën
e urtë e të hershme, por gjithmonë me vlerë e aktuale: kujdesin ndaj të
pamundurve, ndaj fëmijëve e të moshuarve, dhembshurinë ndaj gjindjes në nevojë:
“Atë që flë shumë, zgjoje, atë që rrëzohet ndihmoje të ngrihet, vogëlushin e të miturin zbunoje e, në mos tjetër, ndiej dhembshuri për të dhe përqafoje; plakun e të mjerin afroje dhe gëzoje së paku me një gjest dhembshurie e me fjalë dashamirëse”.
Edhe vetë misteri i Krishtlindjeve lidhet pikërisht me kujdesin ndaj fëmijëve si e ardhshmja e mbarë njerëzimit. Zoti zbriti nga qiell dhe u bë fëmijë, që të provojë e të përjetojë kujdesin, dashurinë, dhembshurinë prej njerëzimit. Kjo është edhe arsyeja që Krishtlindjet japin kaq shumë gëzim, shpresë e jetësi në zemrat e njerëzimit.
Tiranë,
22 dhjetor 2014
Subscribe to:
Posts (Atom)








