Friday, December 16, 2016

Emisioni 19: Gjuha në këngën "Ma Thuaj Ti" të Rozana Radit

(Kënaqësi dhe  ndjesi të këndshme nga fjalët, ndërthurja dhe performanca e këngës “Ma thuaj ti”)



Kënga qysh në agimet e shoqërisë njerëzore ka qenë shfrim i shpirtit, jehonë e këndshme  që del nga thellësitë e shpirtit njerëzor dhe që, pikërisht si e tillë, ajo ka qenë dhe vijon të jetë edhe shoqëruese e të gjitha bëmave e veprimtarive të njeriut, qysh kur lind dhe dëgjon ninullat e ëmbla të nënës, pastaj edhe gjatë gjithë jetës, madje edhe gjatë punës, duke e përballuar mundimin e lodhjen fizike me tinguj e këngëve  apo me këngëzime zanore ose të fishkëllyera , që ia përtërijnë fuqitë; po edhe kur njeriu plaket  e  shkon drejt muzgut të jetës, deri sa të mbulohet me dhe, kënga nuk i ndahet. 

Pra, prej ninullave deri te vajet që përbëjnë një nga pasuritë më të çmueshme të trashëgimisë gojore të popullit shqiptar. Le të përmendim,një për të gjitha, vajtimin e Eposit “Ajkuna qan Omerin”, një nga shfrimet më genuine e të mrekullueshme të gjenisë krijuese  e artistike të popullit tonë. Në fakt, nuk ka qenë aspak e rastit, por një vlerësim i ardhur nga  njohja dhe shqyrtimi i vlerave ligjërimore, artistike dhe etnokuturore që Eposi i Kreshnikëve është vlerësuar e pranuar tashmë si  krijimtari e atillë që mund të shpallet si trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO-ja. Kjo, sigurisht, ka në themel rrethanën e plotvlershme se këngët e vallet e kënduara të popullit shqiptar, në tërë larminë dhe shumëllojshmërinë e tyre, kanë qenë dhe  vijojnë të jenë pjesë   e tregues i vlerave etnokulturore të popullit shqiptar.


Dhe, në fakt, kur këngët e reja shkojnë në shtratin e mbarë të traditës shqiptare, që vënë në muzikë fjalë të pikuara nga zemra dhe që prekin edhe plagë a probleme shqetësuese të kohës, qoftë të jetës së përditshme familjare, qoftë edhe të dukurive më të mëdha me karakter shoqëror e problemor, gjejnë menjëherë pranim e pëlqim. Natyrisht është mirë kur edhe në garat a festivalet e këngës, çmimet shkojnë për krijime të atilla,sikundër është edhe kënga “Ma thuaj ti” e Rozana Radit, fituese  meritore e “Kënga magjike, 2016”.

Rozana solli një këngë tjetër shumë të bukur, pa asnjë mëdyshje me vlera  të larta interpretuese, mbështetur në fjalë që ta çojnë zemrën peshë, po edhe që ka kohë që kishin filluar të rrallohen në muzikën e re shqiptare. Zonja Radi, e cila përveç cilësive të shkëlqyeshme  zanore (vokale), ka edhe një dhunti të fortë e të dukshme prej aktoreje, cilësi që e bëjnë të jetë një këngëtare shumë origjinale dhe me një magji të vërtetë interpretative, duke  fituar atë që quhet tashmë performancë e përkryer në artin e këngës.

Që nga kreu deri në mbarim të këngës, si nga zgjedhja e fjalëve ,ashtu edhe nga sasia e anaforave të mbledhura enkas  e që ia shtojnë fuqinë ndikuese tekstit, dëgjuesin e mbulon një ndjesi shumë drithëruese dhe që,përtej hijeshisë dhe performancës së qëlluar aq bukur me interpretimin e bigëzuar të këngëtares dhe vogëlushes me kukullën në duar, duke ia fituar plotësisht pëlqimin dhe pranimin se aty ka art  dhe talent të vërtetë,po edhe vlera të mira etike e shoqërore bashkëkohore.

Dëgjojeni dhe lexojeni edhe ju, dëgjues të dashur, këtë këngë të Rozana Radit. Mua më pëlqeu, uroj t’ju pëlqejnë edhe juve, por unë, si gjuhëtar dhe dashamirë i këngëtarëve të tillë, duke i uruar të ketë suksese të mëtejshme, po edhe duke  e përgëzuar Rozanën për performancën e saj aq të pëlqyeshme, duke iu lutur të më mirëkuptojë do t’i thosha që dëshira dhe këshilla ime dashamirësi si gjuhëtar do të ishte që tekstet edhe të redaktohen më mirë.

Kënga  “Ma thuaj ti”  është shumë e bukur,por edhe ajo i ka shenjat e asaj pakujdesie që po tregon prej vitesh shoqëria shqiptare ndaj zbatimit të rregullave të drejtshkrimit dhe normave të shqipes standarde. Për shembull, vargu “Thuaja ti fëmijës tonë që nuk ju dua”, duhej të ishte:  “Thuaja ti fëmijës sonë që nuk ju dua”. Po ashtu vargu “Ta them unë ty kush është motiv për të jetuar”, duhej të ishte ”Ta them unë ty cili është motiv për të jetuar”.  Nuk mungojnë edhe shmangie të tjera, natyrisht, të vogla,nga norma drejtshkrimore e drejtshqiptimore e sotme, si u çmënda, vëndin,  që duheshin me e e jo me ë  përkat. u çmenda, vendin.

Sado të vogla e të rralla qofshin, shmangie të tilla në këngët e bukura bien në sy për mungesë kujdesi dhe,për këtë arsye, përsëri ngulim këmbë se tekstet e këngëve duhen shkruar me ndjenjë e frymëzim, sikundër është edhe kënga “Ma thuaj ti”, por edhe duhen redaktuar nga njohës të mirë të gjuhës e të metrikës së shqipes, në mënyrë që tekstet të kenë cilësinë më të lartë të mundshme,sepse ato do të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në kulturën gjuhësore të masave të gjera të artdashësve.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe mirudëgjofshim në emisionin e ardhshëm.

2 comments:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    ReplyDelete
  2. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete