Dje në mbrëmje,
bashkë me time shoqe, Leonorën, ishim në shfaqje dhe pamë me shumë kënaqësi monodramën “Marr guximin”, interpretuar
aq mjeshtërisht nga Mehdi Malkaj.
Mehdi Malkajn e
kam njohur qysh kur ka qenë student në Akademinë e Arteve, në degën e dramës
dhe e kam ndjekur shpesh në shfaqjet teatrore dhe në disa filma ku ai ka
interpretuar, duke shfaqur talentin e tij të rrallë për role karakteresh dhe
kryesisht të tipave tragjikomikë. I tillë është edhe personazhi i monodramës
“Marr guximin”, që u rishfaq këto ditë në Tiranë.
