Showing posts with label Petro Lalain. Show all posts
Showing posts with label Petro Lalain. Show all posts

Saturday, January 3, 2015

Alfred Uçi filozof e mendimtar, figurë e dalluar e profesoratit shqiptar dhe e botës akademike (Në 84 vjetorin e ditëlindjes)

nga Gjovalin Shkurtaj

Vitet kalojnë dhe, ndërsa lënë shenja në flokët që thinjen, zbardhen e pakohen, si dhe në faqet që vyshken e lërohen nga rrudha të thella, mbeten të freskëta e nuk na shlyhen kurrë nga mendja kujtimet e rinisë. Ato, si “kutia e Pandorës” në mitologjinë greke, hapen herë vetiu, herë me raste të ndryshme, si p.sh. në përvjetorët e ditëlindjes së burrave të shquar të kombit.

Njëri prej tyre është pa dyshim akademiku Alfred Uçi: autor i një vargu të gjatë  librash studimorë themelorë për estetikën dhe artin, filozof e mendimtar, figurë e  dalluar e profesoratit shqiptar dhe e botës akademike, ish-drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, ish-Ministër i Kulturës, por, mbi të gjitha, studiues serioz, shumë prodhimtar  dhe i përkushtuar.