Tuesday, November 14, 2017

Pikëllim e ngushëllime për ndarjen nga jeta të Arben Delajt

Dikur, në vendlindjen time, në Bajzë të Kastratit, dëgjoja  një këngë popullore elegjiake, që niste me vargjet ”Ku po këndon njaj zogu i zi, përmbi vorr t’nji djalit të ri”... Kumti i hidhur i ndarjes  nga jeta të këngëtarit Arben Delaj, që e përhapën me pikëllim mediat e faqet on-line, ma  ringjallën nga kujtesa atë dhimbje e brengë të hershme e të përhershme, që shkakton humbja e parakohshme e çdo njeriu në moshë të re, po aq më tepër, kur “sharra e vdekjes” pret  pemë të bukura  e me rremat e mbushur me fruta, si rasti i Arben Delajt, këngëtarit që me aq mall e dashuri i këndoi Malësisë sonë të Madhe.
Pa dyshim Arben Delaj, i dhimbet e u shkojnë lotët nëpër faqe të gjithë atyre, që e kanë njohur këngëtarin, po edhe shumë të tjerëve, që ia kanë dëgjuar e pëlqyer këngët dhe që, kushedi sa herë, në mbarim të këngëve të tij, do ta kenë uruar me shprehjen e bukur të Malësisë sonë: ”Të këndoftë zemra e ia laç djalit!” 
Pikëllimi e dhimbja se Beni iku, zija që ra në familjen e tij e në krejt farefisin, që mbajnë mbiemrin Delaj, që nga Jerani i Bajzës e deri në Amerikën e largët, ku këngët e tij këndohen, po edhe ku janë tashmë aq shumë shqiptarë, adhurues e dashamirë të këngëtarit të pashëm si Zuku Bajraktar, po edhe zëbukur e mjeshtër i këngës si pak të tjerë në ditët tona, mund të zbutet sadopak vetëm me fatin, që ai ka lënë edhe dy djem, që kanë kënduar me të, Armelin e Emanuelin, të cilëve, duke u shprehur ngushëllimet e mia, si krahinar, si mik i gjyshit dhe i stërgjyshit të tij, rapsodit Mark Fran Delaj, prej të cilit kam shkruar shumë këngë lahute, kur isha student,  po edhe si ish-profesor i Benit në Universitetin e Arteve, u uroj të bëhen të fortë, djem të mirë e këngëtarë, ashtu si e dëshironte babai i tyre.
 Atë dëshirë, të shprehur aq bukur në këngën “Brezi brezit po ia len”, ku ai, i shoqëruar nga dy djemtë e tij këndonte me pasion e hijeshi: “Po t’i kisha  njëqind djem, do t’i baj  të gjithë këngëtarë”.      
E kam dëgjuar disa herë atë këngë, ku ai thotë me një ndjenjë të adhurimit për bijtë dhe për ruajtjen e traditave të bukura, duke spikatur atë që burrat e maleve tona e kanë pasur si peng nderi për të rritur trima të zotët  për luftë, po edhe djem të pashëm e të zotët për këngë e valle:
“Du me këndu nji kang’ me djem,  
qe ta kenë për jetë kujtim
..........................................
Hajdeni pëllumba t’babs, 
Dardha bie  për nën dardhë, 
Molla bie për nen mollë. 
Po t’i kisha njiqind djem, 
Të gjith’ do t’i baj kangëtarë”.
Ti ike, Ben Delaj, por zëri yt i bukur, këngët e tua  aq të pëlqyeshme e me frymë atdhedashëse nuk vdesin. Ato do të dëgjohen në regjistrimet e filmimet që ke realizuar ndër vite,po edhe do të këndohen nga brezi i këngëtarëve të tjerë ët Malësisë, ndër ta edhe prej dy djemve tu, që kurrë nuk do të harrojnë.
Të qoftë i lehtë dheu i Vorreve të Jeranit, ku do të prehesh në paqe e ku shkove aq para kohe...

-->

2 comments:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    ReplyDelete
  2. Emri im është Veronika, do të doja të falënderoja Dr. Ellen që bëri një magji që ndihmoi familjen time të fitonte një çështje gjyqësore që do ta kishte dënuar djalin tim me burgim të përjetshëm për vrasje. Unë dhe familja ime jemi shumë mirënjohës. Nëse keni një sfidë të ngjashme, mund ta kontaktoni edhe me email: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619. Mund ta kontaktoni për magji për të fituar lotarinë, për të rikthyer ish-dashnorin tuaj, magjinë e promovimit, magjinë e fatit, koronavirusin COVID 19, kurimin e HIV/AIDS, kancerin, magjinë e fertilitetit, etj.

    ReplyDelete