Showing posts with label Vangjel Kozma. Show all posts
Showing posts with label Vangjel Kozma. Show all posts

Saturday, February 28, 2015

Një interpretim i shkëlyer i Mehdi Malkajt në monodramën “Marr guximin”

Dje në mbrëmje, bashkë me time shoqe, Leonorën, ishim në shfaqje dhe pamë me shumë kënaqësi monodramën “Marr guximin”, interpretuar aq mjeshtërisht nga Mehdi Malkaj.

Mehdi Malkajn e kam njohur qysh kur ka qenë student në Akademinë e Arteve, në degën e dramës dhe e kam ndjekur shpesh në shfaqjet teatrore dhe në disa filma ku ai ka interpretuar, duke shfaqur talentin e tij të rrallë për role karakteresh dhe kryesisht të tipave tragjikomikë. I tillë është edhe personazhi i monodramës “Marr guximin”, që u rishfaq këto ditë në Tiranë.