Monday, November 13, 2017

“Qesh e Njesh”: Sandër Ruçi rikthen me madhështi humorin Shkodran në Pallatin e Kongreseve

(Përshtypje nga shfaqja “Sandër Ruçi  Show”, Pallati i Kongreseve, Tiranë, 11 nëntor)
 Sonte, aktori i mirënjohur shkodran Sandër Ruçi “Mjeshtër i Madh”, dha në Pallatin e Kongreseve në Tiranë shfaqjen  e tij të shumëpritur e të mirëpritur “Sandër Ruçi  Show”.
Kisha vite pa e takuar, por  artin, talentin dhe shumë nga “perlat” e humorit të tij i kam pasur dhe i kam gjithmonë në kujtesë e në zemër. Ai ka  interpretuar në më shumë se 250 role, si dhe ka vënë në skenë si regjisor shumë shfaqje, por mua më kanë mbetur në mendje disa prej skeçeve të pakundshoqe, si “Kena harru babën”, “Shqipëria po ndryshon”, “Dhëndëri nga Amerika”, “Nusja e Sadit”, “A doni ta shpëtoni Dajën” dhe  “Erdha zemër, prit se po të kallëzoj”, prej të cilave më kanë mbetur në kujtesë fjalë e mënyra të thëni tipike shkodrane, të cilat herë të shpojnë e të thumbojnë si bleta, herë të bëjnë të shkrihesh në gaz, po edhe të mbeten në gojë si shija e një likeri krejt të veçantë. Humori i Shkodrës është “palca”e qytetarisë shkodrane, është busulla që orienton të mirët  të këqijtë, gjithmonë sipas parimit ”qesh e njesh”. Në shumë prej skeçeve ai ka interpretuar me aktorët e mëdhenj të Teatrit të Shkodrës, si Tano Banushi, Paulin Preka, Gjosho Vasia, Zyliha Miloti, Zef Deda, Katerina Biga, Gëzim Kruja, Besnik Çinari, Drande Xhai etj.
Më kishte marrë malli, pra, për Sandrin, të cilin e kam dashur dhe vlerësuar qysh kur ka qenë aktor i ri, po edhe kisha nevojë për një “dozë” humori e të qeshuri “shkodrane”. Dhe, kjo m’u realizua mjaft këndshëm sonte. Organizimi i këtij shou në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, ishte rasti më i bukur që Sandri e zgjodhi për të sjellë një buqetë skeçesh të zgjedhura,  që e madhërojnë traditën e bukur të qytetit të Shkodrës, duke vazhduar pikërisht  me humorin tipik shkodran, po edhe duke shfrytëzuar rastin për të vënë gishtin edhe mbi plagë të sotme të shoqërisë shqiptare, duke shkrirë natyrshëm kritikën ndaj veseve  të hershme e të përhershme, me prekjen e plagëve të reja të së sotmes, të korrupsionit moral e material dhe të anëve të tjera të shëmtuara, që shkojnë aq bukur në kahun e titullit të skeçit “Shqipëria po ndryshon”.
Përvoja e Sandër Ruçit në skenë, brenda dhe jashtë vendit, si dhe talenti i tij i pazakonshëm, zotësia e tij për ta ndryshuar zërin e timbrin e të folurit sa në një personazh në një tjetër, sa në shkodranishten e ëmbël si mjalti, aq edhe në shqipen standarde e në të folme të Shqipërisë Jugore, sipas brendisë së skeçeve, është garanci e padiskutueshme suksesi. Dhe, ashtu ngjau edhe sonte. Me një gërshetim të natyrshëm e të këndshëm edhe me këngë e me muzikë shqiptare e të huaj, duke qenë edhe në shoqëri të disa prej miqve të tij artistë, kryesisht shkodranë e të mirënjohur, si Osman Mula “Mjeshtër i Madh”, që luajti në saksofon e na kënaqi, si dhe me një çetë këngëtarësh, si Hervin Bushati, Mateo Frroku, Adnan Bala, Klodiana Vata, Gledis Dume, Riad Bashi, Niki Mjeda,Gresa Zefi, Bert Naraçi dhe, si qershia mbi tortë, interpretimi i një prej skeçeve  më të bukura me Zyliha Milotin, një nga aktoret më të   mëdha të Teatrit të Shkodrës.
Erdhëm në sallën e shfaqjes disi të mrrolët, se edhe koha nuk qe e mirë, jashtë binte shi dhe ishim veshur si për mot të lig, por   dy orët e shfaqjes na e hoqën lodhjen e javës, na i larguan brengat e jetës e pësimeve të përditshme të mjedisit tonë shqiptar e plot probleme...Ashtu si e ka arti i humorit në përgjithësi dhe humori shkodran në veçanti, duke qeshur e duke ngjeshur, Sandër Ruçi u çmall me problemet tona, po edhe ne u çmallëm me artin e një mjeshtri, që di se si t’ua fitojë zemrat shikuesve.
 Dhe, me magjinë e një interpretimi mjeshtëror, Sandër Ruçi na kënaqi, na bëri të qeshim sa ishim në sallë, pastaj edhe të mendojmë për ato që kumtoi në shoun e tij, aq sa, nuk dimë nëse ai tha se “Shqipëria po ndryshon”, apo deshi të thoshte se që të ndryshojë ajo, duhet të ndryshojmë ne, të gjithë sa jemi, sepse vetëm ashtu ky vend do të ndryshojë.
Le t’i urojmë “Mjeshtrit të Madh” Sandër Ruçi suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike, duke e falënderuar për punën e palodhur dhe përkushtimin e madh që tregon, duke na dhuruar humor të këndshëm e bashkëkohor me nivel të lartë artistik.
Ishte një rast shumë i bukur malli, mallëngjimi dhe adhurimi për artin e një mjeshtri të madh “prej Shkodret”, që jeton larg vendlindjes, në Jacksonville të Foloridës, por zemrën e mendjen i ka gjithmonë te Shkodra jonë, te atdheu ynë  dhe toka  e shtrenjtë shqiptare.
Ardhsh i bardhë dhe kurdoherë do të jesh  i mirëpritur, Sandër Ruçi, “Mjeshtri i Madh”.

2 comments:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    ReplyDelete
  2. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete