nga Gjovalin Shkurtaj
(Kumtesa për Konferencën shkencore përkujtimore në ASH me
rastin e 100-vjetoritë të ditëlindjes së Dh.Shuteriqit)
Kumtesën time (nevojisht të shkurtër) do ta nis
duke parafrazuar një vlerësim të
zonjës Mynyvere Shuteriqi, e cila, në
librin e saj “Një jetë në dashuri”,
krahas kujtimeve të tjera të bukura e domethënëse për njohjen sa më të plotë të
Jubilearit tonë të paharrueshëm, Akademikut Dhimitër S.Shuteriqi, shkruan:
“Cilido që ka pasur rastin të ketë udhëtuar nëpër Shqipëri me Dhimitrin, ka provuar kënaqësi të veçanta.Ai ishte një lloj ciceroni i palodhur, që të pasuronte me lloj-lloj informacionesh, veçanërisht për historinë e vendit.”[i]
Dhe, duke iu përunjur Asaj, me
nderimin e thellë që meriton, jo vetëm
si zonja e një Burri të Madh si Dhimitër Shuteriqi, po edhe për
vullnetin e zotësinë e madhe që po shfaq për ta mbajtur të gjallë kujtimin e
vlerësimin që i takon atij, po e filloj me mbështjen e këtij pohimi emblematik.
Kam pasur rastin e këndshëm të
kem qenë edhe unë me prof.Shuteriqin, në një udhëtim studimor në ngulimet arbëreshe
të Kalabrisë dhe, kaq të shumta e të bukura i kam kujtimet prej asaj periudhe
njëmujore saqë vitet, edhe pse tashmë
bukur të shumta që kanë kaluar, nuk kanë mundur t’i zbehin aspak. Ishim dy
“skuadra” hulumtuesish: njëra për kërkime në arkiva e biblioteka, e përbërë nga
Dhimitër Shuteriqi, Jup Kastrati, Ali Xhiku dhe, tjetra, për ekspeditë në terren, e përbërë
nga etnografi Spiro Shkurti dhe dy dialektologë: Jorgji Gjinari dhe unë.
Ka qenë pranvera e vitit 1981
dhe, në atë stinë, Kalabria duket aq e bukur, saqë me të drejtë shumë vizitorë
të huaj e kanë quajtur edhe Kalifornia e Italisë. Në të dy anët e lumit
Krati, Fusha e Sibarit me aromën dehëse
të lulëzimit të agrumeve, të dhuron edhe
pamjen madhështore e tërheqëse të ngulimeve arbëreshe, në kodrina e
rrahishte me ullishta e vreshta, që shkojnë varg deri tej në këmbët e Polinit,
ku, gjithashtu, fshihen disa ngulime arbëreshe malore, si Plataçi, Çifti
(Civita) e Kastërnexhi (Castroreggio).Të gjithë atyre që në shkollë kanë mësuar
me librat e Shuteriqit për letërsinë arbëreshe, teksa ndjekin këto pamje u vijnë
natyrshëm në mendje edhe vargjet e Milosaos: “Vreshtat in verdhullore…”.
Hotel “Imperiali” i Kozencës,
ku ne flinim dhe mblidheshim në mbrëmje
mbas punës, ishte kthyer në një “Mekë” për arbëreshët dhe dashamirët e shumtë të
shqiptarëve e të Shqipërisë, aq sa, siç do të thoshte me të qeshur poeti i njohur
Karmelo Kandreva, për hir të Shuteriqit e të studiuesve që ishim me të, arbëreshët i harruan grindjet dhe ndarjet
partiore e klanore, duke u bashkuar në hollin e hotelit e duke dëgjuar me
dashuri e respekt ato që rrefente ky “orakull i arbëreshësisë”.[ii]
Prof.Shuteriqi dhe prof.Jup
Kastrati, krejt sy e veshë, teksa ndiqnin në Frasnitë “Vallen e artire çë nxinjën”
dhe “Kalorësve të Skandërbekut”, me stilografët e tyre në duar, mbanin shënim me vrull djaloshar dhe dukej sikur bënin ndonjë garë stenografie,
duke synuar të mos linin asgjë pa fiksuar e shënuar. Profesori, ashtu si në të
gjitha ekspeditat e hulumtimet e tij në vende të ndryshme e në diasporat e
tjera, tregonte interesim e kureshtje të pashuar për emrat e mbiemtonyrat e
atyre që takonte në katundet arbëreshe. Kemi diskutuar disa herë gjatë asaj
eksepdite për mbiemrat dhe pseudonimet e shkrimtarëve dhe studiuesve arbëreshë të
Frasnitës e të Ejnaninës, që, me përjashtim të
Lluka Perrones, gati të gjithë shkruanin me pseudonimet tipike e kureshtare
për ne, si Vorea Ujko (Domeniko
Bellizi), Buzëdhelpri (Agostino
Giordano), Leshkuqi (Francesco Pace)
etj. Po në ato mjedise, kur u takuam me Antonio Grobin, një piktor i njohur frasnjot, Profesori
thoshte se ai mbiemër mund të përqaset e të shihet në lidhje me fjalën “gropë”
të shqipes dhe mendoj se kishte të drejtë. Kështu edhe të një tjetri që quhej Papari dhe që gjithashtu mund të ketë lidhje zanafille me toponimin
Papër; për mbiemrin Skura të një
gjeometri që na e njohu Ndon Bellushi, që lidhet me Skurajt e Mirditës dhe për
shumë të tjerë. Ashtu si Eqrem Çabej, edhe Shuteriqi kishte vlerësimin se etnonimet e patronimet arbëreshe janë me vlerë të
madhe treguese të shqiptarësisë së arbëreshëve dhe se nuk ishte e rastit që
ta jo vetëm i ruajtën emrat e të parëve, si p.sh.Jul Variboba, mbimri i të
cilit, pa dyshim, na kujton Varibopin
e Myzeqesë; ashtu si Damësi i Ungrës (Lungro) na shpie pikërisht në anët e Tepelenës. Në Shën-Beneditk Ullano, në shtëpinë e
Rosalino Muzakios, sapo hymë, prej mbiemrit, po edhe prej pamjes së tij të
hieshme e fisnike, prof. Dhimitri (me atë buzëqeshjen e tij sa miqësore, aq
edhe të pëlqyeshme, do të thosha të madhërishme), duke e përqafuar i tha: “Këtu
qenkemi në farefisin tonë, në pinjojt e derës së Muzakajve” dhe biseda rrodhi
aq e këndshme e plot rrëfime të pikuara me faktime e data historike, që ai
dinte t’i përafronte si moskush tjetër.
Po flisnim, një mbrëmje, për Biblioteknë Kozentine, ku grupi do të
shkonte për hulumtime të nesërmen dhe, për habinë e të gjithë të pranishmëve, disa
prej të cilëve kishin punuar jo me me ditë e javë, por edhe me muaj në atë
Bibliotekë, Profesori u tregonte se dinte se në aksh raft e në aksh kthinë të
saj ndodheshin dorëshkrime ose botime të
rralla të De Radës e të autorëve të tjerë arbëreshë.
Në Maqin e De Radës, ato ditë,
u organizua edhe një tubim shkencor me
temën “Mbalë De Radën” (=mbi De
Radën) dhe aty, prof. Shuteriqi, në atë
log burrash të shquar arbëreshë e kalabrezë, që mbushnin kishën ku është edhe
varri i “Tatëmadhit të arbëreshëve” (Jeronim de Radës), ishte pa dyshim jo
vetëm ai që tërhiqte vëmendjen me pamjen e tij aq madhështore, me beretën e
llullën e tij mitike, por mbi të gjitha me ato që kumtoi për De Radën, si dhe
për figurat e tjera të mëdha të letërsisë arbëreshe, si për Seremben, Santorin,
Stratigoin dhe autorët e tjerë arbëreshë, që të gjithë bij të atyre atyre
ngulimeve që ne i shtegtuam dhe i vizituam ato ditë të paharrueshme. Profesor
Shuteriqi i ngazëlleu zemrat e arbëreshëve,
duke e mbajtur kumtesën e tij gati të gjithën në të folmen arbëreshe të Maqit,
të cilën e njihte më mirë se të gjithë ne të tjerët.
Grupi nuk la vend pa kërkuar, në
Bibliotekën “Filomena Faraco” të Vakaricit, në Bibliotekën e Ndon Bellushit në
Frasnitë, në Qendrën e Studimeve Jonike të V.Selvaxhit në Vakaricë, si dhe në
qendrat e revistave arbëreshe. Dhe, natyrisht, edhe frytet e atij udhëtimi
studimor katërjavor nuk mund të mos ishin të suksesshme, prandaj edhe Akademia jonë
e Shkencave që na kishte dërguar, do të kënaqej e do të bindej se çfarë ndodh kur në kërkimet në biblioteka e
arkiva të vendeve të huaja dërgohen specialistë dhe hulumtues të vërtetë, sikundër
ishte Dh.S.Shuteriqi.
2.Mbas
asaj ekspedite studimore tek arbëreshët, puna e parë që kam bërë ka qenë
rileximi i kujdesshëm i studimeve dhe
botimeve të prof.Shuteriqit për letërsinë arbëreshe dhe, sa herë kam shkruar e
folur për ligjërimet arbëreshe ose për dukuri të tjera të botës arbëreshe, dijet
dhe vlerësimet e shprehura nga prof.Dhimitër Shuteriqi (në botime të veta[iii] ose në
bashkëpunim me kolegun e mikun e tij të nderuar prof.Mahir Domin[iv]) kanë qenë dhe mbeten për mua si busulla në shtegtimet e larget.
Në vitin 1984, kur botova librin tim të parë “Shpirti i
Arbrit rron” , prof.Shuteriqi ka qenë i pari të cilit ia dhurova dhe, ndërsa
prisja me ndruajtje mendimin e tij, ai vetëm pak ditë mbas vizitës që kisha bërë
në shtëpinë e tij, botoi në gazetën “Drita” një recension të gjerë e shumë dashamirës, i cili ka qenë për mua një
nxitje shumë e madhe për ta vazhduar punën në lëmin e kërkimeve rreth ligjërimeve
e letërsisë arbëreshe. E kisha si peng
nderimi dhe prej tij buronte edhe dëshira ime që të dilja sot në këtë foltore për t’i bashkuar vlerësimin tim dhe disa
kujtime të miat, me kumtesat e kolegëve të nderuar që dëgjuam e që do t’i dëgjojmë
në vazhdim.
Po lejohem, tani, të nyjëtoj
edhe disa vlerësime më konkrete që lidhen me këtë pohim dhe e ftillëzojnë atë.
Së
pari,
kur flasim për letërsinë arbëreshe të
shek.XIX, me të cilën, në fakt, fillon
një rrymë (dhe frymë) e re në letërsinë shqiptare, që do të quhej
Rilindje, Dh.Shuteriqit i takon merita se në studimet e veta dhe sidomos në
shtjellimet dhe analizat e holla rreth poezisë së De Radës, pa, pohoi dhe përthekoi me argumente të
plotvlershme se poeti i Maqit ishte një
romantik evropian, i kishte edhe
formimin, po edhe frymëzimin të tillë, që, siç do ta thoshte më vonë Rexhep
Qosja, ishin të orientuar nga
romantizimi evropian. Kritika dhe
studiuesit më të autoritetshëm të letërisë shqiptare kanë vlerësuar dhe i janë
referuar prof.Shuteriqit, i cili në
shtjellimet rreth “Milosaos” citon fjalët e vetë De Radës, që thotë se veprën e shkroi “nën modelin” poezisë frënge të asaj kohe. Mbi atë bazë,
Shuteriqi shkon edhe më tej, duke shtuar se “me të drejtë “Skandërbegu i pafanë”
është krahasuar me “Legjendën e shekujve” të V.Hygoit, edhe pse tema e saj
kufizohet në një shekull të vetëm dhe në një popull të vetëm në shek.XV
shqiptar”.[v] Në mbështetje
të këtij vlerësimi e pohimi të prof. Shuteriqit, akademiku Rexhep Qosja do të
shtonte se “një studim krahasimtar do të dëshmonte ndikimin jo vetëm të
Shatobrianit, të Lamartinit dhe të Mysesë, në pjesën më të madhe të poetëve më
të shquar romantikë arbëreshë”.[vi]
Dhe, në fakt, duke u mbështetur
në konceptet e prof.Shuteriqit, natyrisht edhe duke u thelluar në
dritën e tyre, në studimet historiko-letrare do të bëhej zotërues
mendimi se (me fjalët e akademik Rexhep Qoses) “qoftë konteksti shoqëror
kulturor, qoftë ndikimet e pësuara prej letërsisë italiane dhe letërsive të mëdha
të Evropës Perëndimore, kanë bërë që romantizimi arbëresh të artikulojë më
dukshëm se romantizimi i kolonive të tjera shqiptare, disa prej tipareve cilësuese
tematike të romantizmit evropian.”[vii]
Së
dyti,
duhet të themi se, sot, kur përkujtojmë dhe kremtojmë 100-vjetorin e akad. Dhimitër
S.Shuteriqit, bota e arbëreshëve të Italisë ka pësuar ndryshime të mëdha, që
kanë në bazë shndërrimet e modernizimet e kohëve të reja, si dhe trysninë që
vjen gjithandej prej globalizimit kulturor dhe, po të parafrazojmë vargun
proverbial e aq madhështor të De Radës
“Lis jeta kish ndërruar,ujë të ri ndë dejtit”, nuk mund të mos
shohim se sot “uji i ri” është bukur shumë më i
vrullshëm se i vjetri. Kjo vlen tashmë edhe për vlerësimet, pohimet
dhe përgjithësimet për letërsinë arbëreshe, për kulturën dhe ligjërimet e arbëreshëve
të Italisë. Prej ngulimeve të vogla e dikur të mënjanuara dhe me rrezikun
e se “gjaku ynë është shprishet dhe se
gjuha jonë e birret”(De Rada), kanë dalë e po dalin pohime të tjera, rrjedha të tjera mendimi e
veprimi të ndryshme në mjediset arbëreshe, ndaj të cilave historianët e rinj të
letërsisë duhet ta rrudhin ballin, duke shtuar e shtruar udhë të reja bashkëpunimi
midis qendrave universitare të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë me letrarët dhe profesoratin e sotëm arbëresh
të Italisë, sidomos me Universitetin e Kalabrisë, të Palermos, sidhe me
katedrat e institutet albanologjike të Napolit, Romës etj. ku kanë vepruar emra të njohur si A.Guzzetta e G.Gradilone
dhe ku, mbas tyre e me kushte të tjera më të përparuara, dëgjohet zëri i figurave të reja si Françesk Altimari ne
Kozencë, Mateo Mandala në Palermo, Italo K.Fortino në Napoli, Elio Mirako në Romë
etj.
Por, duke përfunduar, shpreh
bindjen se nuk gabojmë aspak po të themi se, të gjithë sa janë (e jemi) këtu e
në qendrat universitare e studimore të lartpërmendura, nëse dëshirojmë të bëjmë
studime të vlefshme për letërisnë, kulturën dhe krejt botën arbëreshe, duhet ta
nismim nga njohja, përfillja dhe
vlerësimi i punës prej pionieri që ka bërë akademiku Dhimitër S.Shuteriqi,
të cilin, nëse më lejohet , meqë po flasim
për arbëreshët e Italisë, do të thosha se ai meriton të quhet edhe “Tatëmadhi”
i historisë së letërsisë arbëreshe dhe një nga burrat më të mëdhenj që ka
nxjerrë Shqipëria në lëmin e historisë
së letërsisë dhe të letrave shqipe.
Në figurën gjigande të
akademikut Dhimitër S.Shuteriqi kombi shqiptar kishte gjetur njeriun që tërë
jetën e tij të gjatë e shkriu për t’ia ndriçuar e pohuar vlerat historike,
letrare, gjuhësore dhe përgjithësisht pasuritë etnokultuore, që foshkojnë e
rrisin krenarinë kombëtare të çdo shqiptari.
Tiranë, 28 shtator 2015
[i]
Shih: M.Shuteriqi,Një jetë në dashuri,
Dituria, f.130.
[ii]
Mblidheshin
aty “ajka”e veprimtarëve dhe përfaqësuesve të kulturës arbëreshe, si Mario Bruneti (eurodeputet dhe veprimtar i njohur), Damiano Gualiardi (deputet dhe figurë
politike Regjionit të Kalabrisë;
studiues të vjetër e klerikë që kishin pasur rast të vizitonin Shqipërinë dhe
që e kishin njohur Profesorin e nderuar,
si Emanule Giordano, Francesko Solano,
Giuseppe Faraco e Antonio Bellushi; drejtues të bashkive arbëreshe si Cesare Marini, Nino Minishi, Damiano Bua dhe, madje,
prej Kalabrisë së Epërme, në këtë “qokë” të madhe të takimeve me studiuesit
shqiptarë do të vinin edhe Vinçenzo
Paçe, kryetar i bashkisë së Shënkollit Psipër (San Nicolo dell’Alto), edhe Aleksandër Kostantino nga Karfici
(Carfizzi), si gjithmonë bashkë me veprimtaren e shquar të Garahës (Caraffa di
Catanzaro) prof.Konçeta Mazzein dhe
studiues e arsimtarë të tjerë të atyre anëve. Aty i kishim qysh në pikë të
mëngjesit edhe poetin Karmell Kandrevën,
i gatshëm që me makinën e tij ta shoqëronte Profesorin e grupin e tij për të bërë kërkime në bibliotekat
komunale dhe private; aty vinte, pa
asnjë mungesë a vonesë, Rosalino
Musachio me “çetën“ e Shën-Benediktjotëve, të përbërë nga këngëtarët Alfio Moça, Camilo Mosciaro, studiuesi Italo Elmo dhe sa e sa të tjerë, të cilët në rrjedhë të moteve kanë treguar sa
shumë i duan Shqipërinë e shqiptarët. Aty ishte, ditë për ditë e mbrëmje për
mbrëmje, edhe Françesko Altimari, aso
kohe ende djalë i ri, por me treguesit e shenjat e studiuesit që e dinte se ku
do ta shpinte ajo udhë e studimit të gjuhës e të letërsisë arbëreshe.
[iii]
Shih: Dh.S.Shuteriqi,Skënderbeu në
poezinë arbëreshe të Italisë, në librin “Nëpër shekujt
letrarë”,Tiranë,1973, f.5-54.
[iv]
Shih: GA, Historia e letërsisë shqipe,
Kapitulli IIi-VII Letërsia arbëreshe në shekullin XIX, Tiranë, 1985, f.43-202.
[v]
Shih: Dh.S.Shuteriqi, Nëpër shekujt
letrarë, Naim Frashëri, Tiranë,1973,f.155.
[vi]
Shih:R.Qosja, Prej tipologjisë deri te
periodizimi, Prishtinë,1979, f.141, shënimi (footnote) nr.19.
[vii]
Shih: R.Qosja, Prej tipologjisë deri te periodizimi, Prishtinë,1979, f.141
Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
ReplyDelete1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Dashuroni magjitë lidhëse.
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni ish-dashnorin
8.) Ju dëshironi të promovoheni.
9) magjitë e fitimit të lotarisë
10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
WhatsApp: +2348155926512
Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDeleteWhatsApp+2349074881616