Sunday, June 16, 2013

Shkulli: - VMRO-BDI, kundërshtime për ligjin e përdorimit të shqipes


Vllado Popovski, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Maqedonisë ka shtruar idenë për hartimin e një ligji, me të cilin do të zgjidhej përfundimisht çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në shtetin maqedonas.

Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së në parlamentin e Maqedonisë e ka vlerësuar qëndrimin e Popovskit, si të guximshëm politikisht, dhe sipas saj si i tillë duhet mirëpritur. Ajo është shprehur se prononcimi i Popovskit, është ndër të paktët, në mos i vetmi nga një maqedonas etnik dhe hartues i Kushtetutës.

“Por, ajo çfarë e pengon në praktikë, është mungesa e vullnetit dhe guximit nga klasa politike maqedonase për ta lejuar këtë. Me fjalë të tjera, Kushtetuta e zyrtarizon por ka tendenca për pengim të zyrtarizimit përmes ligjeve, gjë që pastaj hap dilemën, nëse ligjet janë kushtetuese ose antikushtetuese. Fryma e Marrëveshjes së Ohrit E promovon zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërsa letra e pengon atë për fat te keq”, ka thënë  Mehmeti.

No comments:

Post a Comment