Sunday, June 19, 2011

ALBNOW: Fëmijët emigrantë marrin Çertifikatën e mësimit të Gjuhës Shqipe në Athinë,ALBNOW mes tyre

KLIKO KETU PER ME SHUME NE ALBNOW.COM

Ka qenë një nga momentet më të lumtura që ndjejnë emigrantët shqiptarë ...

në Greqi,kur shikojnë fëmijët e tyre në skenë dhe recitojnë vjersha në gjuhën shqipe.

Qindra fëmijë të emigrantëve shqiptarë në Athinë kanë marrë sot Çertifikatën e vitit shkollor të Mësimit të Gjuhës Shqipe,ku dhe recituan vjersha përpara prindërve dhe qindra emigrantëve të tjerë të pranishëm në sallë.

Ceremonia e ndarjes së çertifikatave u zhvillua në mjediset e Organizatës Rinore të Athinës,ku kanë qenë të pranishën intelektualë shqiptarë,Ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi,si dhe përfaqësuesja e Bashkisë së Athinës Panajota Psaraki.

Drejtori i Shkollës Shqiptare të Athinës,Lorenc Koka,ka falenderuar pjesëmarrësit dhe nëpërmjet mësuesve të mësimit të gjuhës shqipe ka ndarë çertifikatat e mësimit të gjuhës shqip,të shoqëruara me dhurata për fëmijët emigrantë.

Mësuesja duke dhënë Çertifikatën dhe dhuratën

Çertifikata

Më shumë se 30 nxënës të gjuhës shqipe recituan vjersha të poetëve tanë të mëdhenj,ndërsa nuk munguan edhe vallet shqiptare.

Nxënësit duke recituar

Nxënësit në valle popullore shqiptare

Në fjalën e saj,përfaqësuesja e Bashkisë së Athinës,z.Psaraki,krahasoi fëmijërinë e saj me fëmijët emigrantë."Edhe unë u rrita në mërgim,në Amerikë.Neve na mësonte greqisht prifti,i cili as vetë nuk dinte mirë greqisht dhe kur u ktheva në Greqi,u detyrova të mësoj gjuhën time nga fillimi.Ju,emigrantët shqiptarë,jeni me fat që e mësoni gjuhën nga mësuesë të vërtetë,që iu mësojnë gjuhën e nënës në vend të huaj",tha Psaraki.

Ambasadori Dashnor Dervishi,Perfaqësuesja e Bashkisë së Athinës Panajota Psaraki dhe Drejtori i Shkollës Shqiptare të Athinës Lorenc Koka

Ambasadori shqiptar Dashnor Dervishi,i cili ka qenë i pranishëm pothuajse në të gjitha aktivitetet e emigrantëve shqiptare,shprehu kënaqësinë e tij për fëmijët emigrantë që mësojnë shqip në Greqi."Kam ndjekur shumë nga aktvitetet e emigrantëve dhe ndjehem mirë që fëmijët emigrantë ,përveç mësimeve të shkollës,aktivizohen për të mësuar gjuhën shqipe dhe akoma më shumë jam i kënaqur,që këta fëmijë janë shumë."

Ambasadori Dashnor Dervishi,Drejtoresha e gazetës

Drejtori i Shkollës Shqiptare të Athinës,Lorenc Koka,tha se " shkolla filloi me mësimin e disa kompjuterave dhe pas kaq vitesh kemi arritur të kemi një numër kaq të madh ,jo vetëm në komjutera dhe anglisht,por edhe në mësimin e gjuhës shqipe dhe kjo na bën krenarë".

Nxënësi emigrantë në piano

Share Link: Share Link: Bookmark