Tuesday, November 13, 2012

Balkanweb: Rrokaj: Duhen ndryshime në gjuhën shqipe, pa cënuar standardin


Kliko ketu per ta lexuar te plote ne Balkanweb: http://www.balkanweb.com/kulturė/2691/rrokaj-duhen-ndryshime-ne-gjuhen-shqipe-pa-cenuar-standardin-109486.html

Nga: MARIGLEN MËRTIRI
Rrokaj: Duhen ndryshime në gjuhën shqipe, pa cënuar standardinTIRANË- Dekani i Fakultetit Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës, Shezai Rrokaj, ka deklaruar se gjuhës shqipe duhet t'i bëhen rregullimet e nevojshme, por pa e cënuar standardin e saj. Sipas Rrokaj duhen studime të mirëfillta të brendshme të folklorit, etnologjisë dhe jo t'i kushtojmë rëndësi gjuhësisë historike të jashtme.

Më tej Rrokaj nënvizoi se duhen bërë rregullimet e nevojshme të gjuhës sipas rregullave që janë përcaktuar në Kongresin e Drejtshkrimit. Deklarata e Dekanit Rrokaj bëhet në aktivitetin ‘Java e Albanologjisë’, që organizohet në kuadër të 100-vjetorit.

“Të bëhen edhe rregullimet e nevojshme, për rregullat që janë përcaktuar në Kongresin e Drejtshkrimit, sepse ne tanimë kemi një periudhë gjatë së cilës shqiptarët e kanë përdorur dhe përdorin standartin. Kjo periudhë tashmë mundëson të bëjmë verifikimet e kësaj natyre dhe të bëjmë ato ndreqje të nevojshme, pa e cënuar standartin dhe jo t'i kushtojmë një rëndësi asaj që quhet gjuhësi historike e jashtme siç kemi pasur prirje deri më sot”,- deklaroi Rrokaj. 

Saturday, November 10, 2012

Pasqyrë interesante dhe me vlerë e gjuhëtarëve shqiptarë dhe albanologëve

nga Gjovalin Shkurtaj


Rreth librit “Leksikon: Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë” (800 f.), hartuar nga A. Haxhi e T.Topalli, shtypur nga shtëpia e re botuese “FIORENTIA






Mbas veprës “Historia e albanologjisë” të prof.dr.Jup Kastratit, pa dyshim, libri që sapo ka dalë nga shtypi me titull  “Leksikon: Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë”, i hartuar nga binomi i njohur A. Haxhi e T.Topalli, që të dy profesorë të Universitetit të Shkodrës “L.Gurakuqi”, i shkon përshat atmosferës së gëzueshme e festive të jubileut të 100-vjetorit të Pavaërëssisë së Shqipërisë. Aty, në fakt, pasqyrohet gati plotësisht paraqitja e albanologëve dhe e gjuhëtarëve shqiptarë, duke theksuar edhe me vlerësime e pjesë krestomacie, ndihmesat dhe prurjet e secilit prej 69 gjuhëtarëve shqiptarë dhe 51 albanologëve të huaj, vargu i të cilëve nis, për gjuhëtarët, me Kostantin Kristoforidhin e Sami Frashërin dhe vjen deri te brezi më i ri i gjuhëtarëve të sotëm, kurse për albanologët e huaj, qysh nga Gotfrid Lajbnici  e Hans Tunmani, deri te Robert Elsie. 

Ashtu sikundër kam pasur nderin ta shpreh edhe në vlerësimin tim si njëri prej recensuesve të saj, vepra “Leksikon: Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë” është me të vërtetë një kurs albanologjie, pasi të dhënat e thelluara  që japin autorët për kërkimet e gjuh`tarëve shqiptarë dhe të albanologëve të huaj, prej më se dy shekujsh, ravijëzojnë historinë e  gjuhës sonë të shkruar, nga etapa teorike e studimit të saj, prejardhjes, familjes gjuhësore ku bën pjesë, leksikut autokton, huazimet dhe kontaktet me gjuhët fqinje, periodizimin e saj, alfabetizimin dhe planifikimin gjuhësor. Kjo përmbledhje në formë krestomacie është mjaft e pasur me literaturë shkencore, burime të drejtpërdrejta, që do t’u shërbejnë lexuesve dhe studiuesve për një njohje  edhe më të gjerë se përmbajtja e këtij leksikoni. Nga ana tjetër, veprat e gjuhëtarëve tanë më të shquar, pasqyrojnë orientimin e studimit bashkëkohor të dukurive të shqipes moderne, sipas disiplinave, drejtimeve dhe shkollave më të përparuara të kohës. 

Duhet vënë në dukje se  mjaft analiza për veprat e gjuhëtarëve  dhe albanologëve të njohur janë bërë në veprimtaritë e pasura shkencore që ka zhvilluar Universiteti i Shkodrës, ku autorët e këtij libri, kolegët e nderuar A.Haxhi e T.Topalli, kanë qenë  pjesëmarrës aktivë me shkrimet e tyre. 

Friday, November 2, 2012

Gjergj Fishta - GJUHA SHQIPE -[Recituar nga Reshat Arbana] (Poem)

Libri i ri: "Si të shkruajmë shqip: Baza të shkrimit akademik" (Shtepia Botuese Toena)

Per te gjithe ata qe jane te interesuar , libri im i ri: "Si te shkurajme Shqip: Baza te shkrimit akademik" (Botim i Toenes, 2012)

Ky liber synon t'u vije ne ndihme te gjithe studenteve, studiuesve dhe pasuniversitareve, qe deshirojne te zbatojne rregullat e hartimit te diplomave, disertacioneve dhe pergjithesisht atyre qe merren me shkrime e botime me karakter akademik e studimor.

Libri jep edhe nje sasi te konsiderueshme modelesh te te shkruarit, qe nga letra e kartevizita, deri te disertacionet, recensionet per doktoratura e mbrojtje mikrotezash per master shkencor.

Po ashtu, jepet edhe nje pasqyre relativisht e plote e fjaleve te huaja, te cilat mund te zevendesohen me fjale shqipe. Aty flitet gjere edhe per qendrimin e sotem ndaj anglezizmave, duke percaktuar edhe disa kritere te qarta shkencore ndaj pranimit te tyre, kur eshte e domosdoshme.