Showing posts with label Robert Elsie. Show all posts
Showing posts with label Robert Elsie. Show all posts
Monday, November 26, 2012
Saturday, November 10, 2012
Pasqyrë interesante dhe me vlerë e gjuhëtarëve shqiptarë dhe albanologëve
nga Gjovalin Shkurtaj
Rreth librit “Leksikon: Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë” (800 f.), hartuar nga A. Haxhi e T.Topalli, shtypur nga shtëpia e re botuese “FIORENTIA”
Mbas veprës “Historia e albanologjisë” të prof.dr.Jup Kastratit, pa dyshim, libri që sapo ka dalë nga shtypi me titull “Leksikon: Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë”, i hartuar nga binomi i njohur A. Haxhi e T.Topalli, që të dy profesorë të Universitetit të Shkodrës “L.Gurakuqi”, i shkon përshat atmosferës së gëzueshme e festive të jubileut të 100-vjetorit të Pavaërëssisë së Shqipërisë. Aty, në fakt, pasqyrohet gati plotësisht paraqitja e albanologëve dhe e gjuhëtarëve shqiptarë, duke theksuar edhe me vlerësime e pjesë krestomacie, ndihmesat dhe prurjet e secilit prej 69 gjuhëtarëve shqiptarë dhe 51 albanologëve të huaj, vargu i të cilëve nis, për gjuhëtarët, me Kostantin Kristoforidhin e Sami Frashërin dhe vjen deri te brezi më i ri i gjuhëtarëve të sotëm, kurse për albanologët e huaj, qysh nga Gotfrid Lajbnici e Hans Tunmani, deri te Robert Elsie.
Ashtu sikundër kam pasur nderin ta shpreh edhe në vlerësimin tim si njëri prej recensuesve të saj, vepra “Leksikon: Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë” është me të vërtetë një kurs albanologjie, pasi të dhënat e thelluara që japin autorët për kërkimet e gjuh`tarëve shqiptarë dhe të albanologëve të huaj, prej më se dy shekujsh, ravijëzojnë historinë e gjuhës sonë të shkruar, nga etapa teorike e studimit të saj, prejardhjes, familjes gjuhësore ku bën pjesë, leksikut autokton, huazimet dhe kontaktet me gjuhët fqinje, periodizimin e saj, alfabetizimin dhe planifikimin gjuhësor. Kjo përmbledhje në formë krestomacie është mjaft e pasur me literaturë shkencore, burime të drejtpërdrejta, që do t’u shërbejnë lexuesve dhe studiuesve për një njohje edhe më të gjerë se përmbajtja e këtij leksikoni. Nga ana tjetër, veprat e gjuhëtarëve tanë më të shquar, pasqyrojnë orientimin e studimit bashkëkohor të dukurive të shqipes moderne, sipas disiplinave, drejtimeve dhe shkollave më të përparuara të kohës.
Duhet vënë në dukje se mjaft analiza për veprat e gjuhëtarëve dhe albanologëve të njohur janë bërë në veprimtaritë e pasura shkencore që ka zhvilluar Universiteti i Shkodrës, ku autorët e këtij libri, kolegët e nderuar A.Haxhi e T.Topalli, kanë qenë pjesëmarrës aktivë me shkrimet e tyre.
Subscribe to:
Posts (Atom)


