Monday, December 28, 2015
Sunday, November 29, 2015
Thursday, November 26, 2015
Radio: Nderim e vlerësim meritor për Ded Goon Lulin - Emisioni 4
(Me rastin e 100-vjetorit të rënies dhe të përurimit të Shtatores së tij në lulishten e Muzeut Historik Kombëtar, më 27 nëntor 2015)
Emri i Ded Gjon Lulit është emër nderues dhe peng
madhështor i atdhetarisë e i qëndresës heroike për mbrojtjen e trojeve
shqiptare.
Ai
ka qenë dhe mbetet njëri prej emrave më të ndritur të burrërisë dhe trimërisë
shqiptare, emri i një malësori që ishte një shkëmb i gjallë midis rrasave,
shkrepave e shkëmbinjve të Hotit, ku lindi dhe jetoi duke gëzuar nderimin e
dashurinë e krejt Malësisë së Madhe.
Madje, për utësinë, zgjuarësinë dhe zotësinë e tij për t’i pasur malësorët jo
thjesht mbas vetes në beteja, por për të qenë gjithnjë midis tyre, si njëri
prej tyre, si luftari që i njihte emër për emër të gjithë burrat e Malësisë derë
për derë, gjithmonë me urtësinë e lindur, po edhe me përvojën e fituar në përballimin e plojës, prapashpinave
dhe dëmeve nga armiqtë njësoj si të gjithë malësorët. Ai qe, ashtu si është
cilësuar nga të gjithë historianët, kronikanët e kohës, shqiptarë e të huaj:
“pushkë e ngehur për Shqipërinë”. Ai i dha truallit shqiptar gjakun e dy
djemve, Gjergjit e Kolës, po edhe një nga luftëtaret më të shquara, si Nora e
Kol Dedë Gjo Lulit ose thjesht Nore Kolja.
Qysh nga viti 2012 Malësia e Madhe është nderuar me
titullin e lartë “Nderi i Kombit” dhe, pa dyshim, për atë titull, po edhe për
nderimin e vlerësimin që i takon asaj krahine kreshnike e gjithmonë të papërkulshme
ndaj të huajve, kanë çuar peshë fuqimisht emri, bëmat trimërore dhe ndihmesa e
pavdirë e Dedë Gjon Lulit.
I pamposhtur nga
pushtuesit osmanë, që sa herë provuan u
zbrapsën me turp e thyen qafën në shtigjet e thepat e Malësisë, ku kushtrimi për mbrojtjen e vatanit ishte
gjithmonë më i ndjerë se britma “yxhym”
e armiqve; i panënshtuuar as nga prapashpinat e fqinjëve grabitqarë, të
cilët provuan më kot edhe ta “blenin” me shuma të mëdha të hollash Dedë Gjon
Lulin, por ai pranoi më mirë varfërinë dhe jetën e ndershme, sesa robërimin e
kokën e ulur mbi thesin e florinjve.
Malësia e Madhe, me Dedë
Gjo Lulin e burrat e tjerë si ai, do të gjenin lavdi e zulmë në penën e
kronikanëve, po edhe në vjershat e poetëve të shquar bashkëkohës e bashkëmendimtar
të Dedës.
Ndre Mjeda, në sonetin e
tij të famshëm “Liria”, duke pasur parasysh Dedën e trimat e tij nga Hoti, thotë:’
“...qe ndër djepa rrisin nanat e Hotit, djelmninë ushtore, e hidhnim n’anmikun nëpër gji u qesin”
kurse Apa i letrave
shqipe, Poet i Madh kombëtar Gjergj Fishta, i cili jetoi shumë kohë si famullitar
në Malësi dhe ia dinte vlerat trimëroire
e urtinë e kuvendit, do të këndonte për
të në “Mrizi i Zanave”, sa viool:
“M’kambë Dedë Gjo’Luli!Thonë se t’birit t’shkinës,Lekët e Malcisë sod t’dhetat do ja lajnë,Se edhe do t’vejnë kapicën e Cetinës.A ‘imend thue, ti kaq marre do ta bajnë,Ata sokolat tu, Lekët e Malcisë,Jo kurr, jo kurr...Po djelm Shqyptar kushdo ka le,N’mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’hijë n’dhe!”
Breza të tërë shqiptarësh
janë rritur e do të madhështohen, me të mirat e të mbarat e kohëve të reja të
sodit, por kurrë nuk do të harrojnë se janë nipat e stërnipat e Dedë Gjon
Lulit, i cili, prej shkrepave të Traboinit ia niste me këmbëngulje letrat
e kërkesën për pavarësinë e Shqipërisë
autoriteve osmane, sikundër këndohet edhe në këngën “Dedë Gjon Luli ka shkrue letër”, që aq madhërishëm e ka përjetësuar në zemrat
shqiptare bilbili i këngës shkodrane, Bik
Ndoja:
“Dedë Gjon Luli ka shkrue letër”,Valisë s’ Shkodrës ia ka çue,Se Shqyptari nuk don tjetër,Don veç vedin me sundue!”
Le të jetë emisoni i
sotëm një zë i thjeshtë, por i çiltër e kushtimplotë për atë Burrë të Madh të
Malësisë së Madhe “Nderi i Kombit”, i
cili, prej datës 27 nëntor 2015 e mbrapa, do ta ketë shtatoren në kryeqytetin e
Shqipërisë, në lulishten para Muzeut Historik Kombëtar, aty ku u takon të jenë
burrave të mëdhenj të Kombit si Dedë Gjon Luli.
Gjovalin Shkurtaj
Tiranë, 21 nëntor 2015
Saturday, November 21, 2015
Radio: Urgjenca Gjuhësore - Emisioni 1
Dëgjues të nderuar, miq dhe dashamirë të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare, përshëndetje! Mirësevini në “Urgjenca gjuhësore”!
Gjuha është pjesë e jetës, pasqyron dhe u përgjigjet njerëzve me fjalët, shprehjet dhe ndërtimet e saj për të kryer të gjitha proceset jetësore, qysh nga lindja e deri në mbarim të jetës. Dhe,natyrisht, ashtu si në jetë, ka ndodhi e dukuri të ndryshme, ka edhe sëmundje, plagosje, aksidente e fatkeqësi, të cilat kërkojnë patjetër edhe ndihmë, kërkojnë mjekime urgjente dhe për këtë shërben urgjenca mjekësore. Ashtu edhe në gjuhë, njerëzit e veçantë dhe bashkësia shoqërore në tërësi, ditë për ditë, ndeshen edhe me dukuri që kanë nevojë për t’u ndrequr, njësoj si sëmundjet që duhen mjekuar për t’i shëruar; pra, kanë nevojë për “urgjencën gjuhësore”.
Nëpërmjet bisedave në Radion tonë, nga një ditë në tjetrën, të dashur dëgjues, do të flasim për raste të tilla, gjithmonë jo për t’i ironizuar e lënduar ata që gabojnë, por thjesht për t’u dhënë atyre (dhe të gjithë dashamirëve të shqipes e të shqiptarisë) një mundësi më shumë për t’i njohur e mënjanuar format e gabuara, si dhe barbarizmat e huazimet e panevojshme që mund të zëvendësohen me fjalë shqipe ekzistuese ose të krijuara me brumin e shqipes e sipas rregullave fjalëformuese të saj.
Natyrisht, në emisionet tona, krahas dukurive të “urgjencës gjuhësore” do të dëgjoni edhe vlera e vlerësime për ngjarje e data më rëndësi kombëtare e gjuhësore, si dhe për ndihmesa të studiuesve shqiptarë dhe albanologëve të huaj për gjuhën shqipe.
Do të mirëprisnim pyetje dhe vlerësime tuajat, të cilat me siguri mund të na hapin edhe horizonte të reja trajtimi.
Ju faleminderit për vëmendjen dhe mirudëgjofshim në emisionin e ardhshëm.
Saturday, October 31, 2015
Saturday, October 17, 2015
Libri: "Urgjenca Gjuhësore" (Fjalorth i barbarizmave dhe huazimeve të zëvendësueshme me fjalë shqipe)
Follow @gjshkurtaj
Miq e kolegë të nderuar,
Gjendja e pamirë e shqipes së shkruar në botimet zyrtare, në shtypin e shkruar, si dhe në ligjërimin e folur, përbën shqetësim të ligjshëm për mbarë shoqërinë shqiptare. Situata është jo vetëm shqetësuese, por edhe e atillë atillë që kërkon me doemos përmirësimin e punës me shqipen e shkruar e të folur në shkollë.
Përveç rritjes së cilësisë së hartimit dhe botimit të teksteve shkollore dhe kthimit të gjuhës shqipe si lëndë themelore në shkollat e mesme, gjuhëtarët e shohin të domosdoshëm edhe botimin e librave ndihmës kundër fjalëve të huaja të panevojshme. Pesha e fjalës së thënë qartë, bukur dhe sidomos shqiptarisht, i shërben dukshëm asaj që bota e qytetëruar e ka quajtur dhe vijon ta cilësojë si “ekologji e të folurit”.
Këtij qëllimi synojmë t’i vlejë edhe libri ynë më i ri “Urgjenca gjuhësore” (Fjalorth i barbarizmave dhe huazimeve të zëvendësueshme me fjalë shqipe), që sapo e kemi dorëzuar për shtyp.
Gjovalini
Tiranë, 17 Tetor 2015
Saturday, October 3, 2015
Letërsia dhe bota e arbëreshëve të Italisë në hulumtimet dhe botimet e Dhimitër Shuteriqit
nga Gjovalin Shkurtaj
(Kumtesa për Konferencën shkencore përkujtimore në ASH me
rastin e 100-vjetoritë të ditëlindjes së Dh.Shuteriqit)
Kumtesën time (nevojisht të shkurtër) do ta nis
duke parafrazuar një vlerësim të
zonjës Mynyvere Shuteriqi, e cila, në
librin e saj “Një jetë në dashuri”,
krahas kujtimeve të tjera të bukura e domethënëse për njohjen sa më të plotë të
Jubilearit tonë të paharrueshëm, Akademikut Dhimitër S.Shuteriqi, shkruan:
Tuesday, May 12, 2015
Macedonia: US must intervene in growing crisis or suffer the dangerous consequences
Some 14 years after the signing of the Ohrid peace deal that signaled a truce between warring Macedonians and the country’s Albanian minority, Macedonia is quickly spiraling into a deep political crisis that could lead to renewed ethnic conflict in the region. The crisis could spread rapidly into the neighboring countries of Serbia, Kosovo, Albania and Bulgaria, with devastating consequences for the entire region. Tens of billion of dollars that were invested to ensure stability and the rule of law in the Balkans, along with countless lives, would then go up in smoke.
Click here to read the full story on Fox News
Click here to read the full story on Fox News
Monday, April 6, 2015
Gjuha Shqipe në Amazon dhe ligjet mbi botimet elektronike dhe të drejtën e autorit
Nisma e ndërmarrë nga shoqëria civile shqiptare për përfshirjen e botimeve në gjuhën shqipe në Amazon Kindle platform është vërtet për t’u përkrahur dhe mbështetur.
Por, kjo nuk do të thotë që sot një autor shqiptar nuk mund të shkruajë dhe të botojë libra në formatet e ndryshme, qoftë këto Amazon, iBook, Android Google Play, etc. ( http://www.amazon.com/Gjovalin-Shkurtaj/e/B001JO5GXW)
Nuk është Amazon Kindle, që nuk e fut "gjuhën shqipe" në format, por janë mungesa e ligjeve mbi të drejtën e autorit në formatet elektronike, shpërndarjes, shitjes, si dhe ngritja e sistemit tarifor, si dhe gjetja e rrugës së drejtë se si do të mblidhen ato nga autoret, shtepitë botuese dhe shteti në një treg virtual, siç është ai i librit elektronik.
Përpara se t’i kërkojmë Amazon-it të na fusë në sistem, ne duhet të kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nga autoritetet ligjvënëse që të hartojnë dhe të kalojnë për miratim ato ligje që do të rregullojnë këtë lloj biznesi, duke përcaktuar sa më mirë dhe si do të arrijë shteti ynë, nga njëra anë, të ruajë të drejtën e autorit dhe, nga ana tjetër, te lejojë transaksionet financiare dhe t’i mbikëqyrë ato.
Jam i bindur se shtëpitë botuese në Shqipëri, mbase nuk janë shumë të predispozuara kundrejt një hapje të tillë, jo për mungese interesimi, por sepse edhe për to nuk ka një ligj të përcaktuar mirë, që të rregullojë dhe të mbrojë të drejtën e tyre të shpërndarjes brenda territorit shqiptar, ashtu dhe në territoret jashtë Shqipërisë, ku sot jetojnë me miliona shqiptarë. Gjithashtu, është si të thuash një zonë gri, e paqartë se ku fillon dhe ku mbaron e drejta e autorit dhe ku fillon dhe mbaron e drejta e shtëpive botuese dhe e drejta e tyre për të ribotuar.
Por, kjo nuk do të thotë që sot një autor shqiptar nuk mund të shkruajë dhe të botojë libra në formatet e ndryshme, qoftë këto Amazon, iBook, Android Google Play, etc. ( http://www.amazon.com/Gjovalin-Shkurtaj/e/B001JO5GXW)
Nuk është Amazon Kindle, që nuk e fut "gjuhën shqipe" në format, por janë mungesa e ligjeve mbi të drejtën e autorit në formatet elektronike, shpërndarjes, shitjes, si dhe ngritja e sistemit tarifor, si dhe gjetja e rrugës së drejtë se si do të mblidhen ato nga autoret, shtepitë botuese dhe shteti në një treg virtual, siç është ai i librit elektronik.
Përpara se t’i kërkojmë Amazon-it të na fusë në sistem, ne duhet të kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nga autoritetet ligjvënëse që të hartojnë dhe të kalojnë për miratim ato ligje që do të rregullojnë këtë lloj biznesi, duke përcaktuar sa më mirë dhe si do të arrijë shteti ynë, nga njëra anë, të ruajë të drejtën e autorit dhe, nga ana tjetër, te lejojë transaksionet financiare dhe t’i mbikëqyrë ato.
Jam i bindur se shtëpitë botuese në Shqipëri, mbase nuk janë shumë të predispozuara kundrejt një hapje të tillë, jo për mungese interesimi, por sepse edhe për to nuk ka një ligj të përcaktuar mirë, që të rregullojë dhe të mbrojë të drejtën e tyre të shpërndarjes brenda territorit shqiptar, ashtu dhe në territoret jashtë Shqipërisë, ku sot jetojnë me miliona shqiptarë. Gjithashtu, është si të thuash një zonë gri, e paqartë se ku fillon dhe ku mbaron e drejta e autorit dhe ku fillon dhe mbaron e drejta e shtëpive botuese dhe e drejta e tyre për të ribotuar.
Sunday, April 5, 2015
Domethënia e Pashkëve dhe e kryqit
nga Gjovalin Shkurtaj
Pashkët ose Pashka është festa më
e madhe e kristianizmit, që përkujton vdekjen e Jezu Krishtit në kryq dhe ringjalljen e tij mbas tri ditësh. Kjo festë tradicionalisht përbën kremtimin më të madh sipas kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe
të kishave të tjera të krishtera.
Festa e Pashkëve të krishtera është e
lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të hënën e parë të javës së plotë pas baraznatës
(ekuinoksit) të pranverës (21 mars), pra gjithnjë në periudhën ndërmjet 22 marsit dhe 25 prillit .
Pashkët janë festa me kuptimin më sublim të besimit
të krishterë, që e ka zanafillën në festën e hebrenjve që festojnë
kalimin e tyre të mrekullueshëm nëpër Detin e Kuq, nën udhëheqjen e Moisiut, për
të shpëtuar dhe për t’u çliruar nga robëria e faraonit të Egjipitti dhe për të
shkuar në Tokën e Premtuar.
Monday, March 16, 2015
BOTOHET “FRYMËMARRJA E NJË GRUAJE” E VIOLETA LIBRAZHDI-KATZADEIT (GAZETA SHQIPTARE)
Sa herë, gjatë shumë viteve të njohjes e miqësisë sonë me Letën, kënaqeshim së diskutuari për librat e shumtë që ajo i lexonte dhe i komentonte aq bukur, po edhe me rrëfimet e saj që ajo i tregonte me një ironi dhe vetironi të atillë që bënin të shkuleshin së qeshuri edhe të vdekurit, prandaj edhe i thoshim gjithmonë:
“Moj Leta, pse nuk i shkruan këto gjëra kaq të bukura që na i thua neve?”
Këtë konstatim, me siguri, do t’ia kenë shprehur, në mos me gojë, së paku me mendje, edhe ish-nxënësit e saj të shumtë, të cilëve ajo u ka dhënë Gjuhë Shqipe e Letërsi shqiptare në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”.
Saturday, February 28, 2015
Një interpretim i shkëlyer i Mehdi Malkajt në monodramën “Marr guximin”
Dje në mbrëmje,
bashkë me time shoqe, Leonorën, ishim në shfaqje dhe pamë me shumë kënaqësi monodramën “Marr guximin”, interpretuar
aq mjeshtërisht nga Mehdi Malkaj.
Mehdi Malkajn e
kam njohur qysh kur ka qenë student në Akademinë e Arteve, në degën e dramës
dhe e kam ndjekur shpesh në shfaqjet teatrore dhe në disa filma ku ai ka
interpretuar, duke shfaqur talentin e tij të rrallë për role karakteresh dhe
kryesisht të tipave tragjikomikë. I tillë është edhe personazhi i monodramës
“Marr guximin”, që u rishfaq këto ditë në Tiranë.
Friday, February 20, 2015
Problemet me shkrimin e gjuhës shqipe - në emisionin 'Ditë e re' në Ora News TV
Sot fola në Emisionin “Ditë
e re” te Ora News, të drejtuar nga Edvin
Peçi dhe Stela Kotri.
E fillova bisedën me
parafrazmin e një këngë shkodrane,që
thotë : “Ke me u pendue, por atëherë ka
me kenë vonë ” dhe me këtë doja të theksoja shqetësimin
tim dhe mendimin se do të pendohemi për
qëndrimin e padrejtë e pakujdesitë ndaj gjuhës shqipe, por, kur të na vijnë mendtë, me siguri, do të
jetë vonë.
Sunday, February 15, 2015
Romani “Unaza e virgjëreshës”: Një rrugëtim mjeshtëror në traditat dhe zakonet e veriut të Shqipërisë
Ndue Dedaj është një nga autorët më prodhimtarë të letërsisë së sotme: poet, shkrimtar dhe studiues e analist i mirënjohur nga Mirdita. Emri i tij është nga më të shpeshët në faqet e gazetave dhe revistave kulturore. Ka botuar shumë artikuj e studime qysh në vitet ’70, ndërsa në vitin 1998 ka botuar librin e tij të parë me titull “Ajsbergu i Hanes”. Në vijim, ka botuar librat “Toka e katedraleve” (1999 dhe ribotim me rivështrime e pasurime me 2006), monografinë “Kanuni mes kuptimit dhe keqkuptimit”(2010), disa vëllime me vjersha dhe, këto ditë, doli nga shtypi romani i tij “Unaza e virgjëreshës”, një libër prej 372 faqesh, kushtuar një teme sa interesante e tërheqëse, aq edhe të lidhur me palcën e dokeve e traditave të Shqiperise veriore e sidomos te Mirditës, ku ka qenë deri vonë edhe zakoni i vajzave virgjëresha, të pamartuara e të përkushtuara mbajtjes gjallë të familjeve në mungesë të meshkujve.
Romani është shkruar bukur, me njohje të thellë jo vetëm të tematikës së trajtuar në të, por edhe me prurje të një pasurie të madhe fjalësh e frazeologjizmash aq mbresëlënëse e funksionale nga e folmja e Mirditës.
I urojmë suksese autorit dhe i ftojmë lexuesit ta marrin këtë roman të ri, duke qenë të bindur se do të gjejnë në të jo vetëm rrëfim kureshtar e befasues, po edhe gërshetim mjeshtëror të subjektit me thurjen ligjërimore, ashtu si e ka zakon autori Ndue Dedaj.
Romani është shkruar bukur, me njohje të thellë jo vetëm të tematikës së trajtuar në të, por edhe me prurje të një pasurie të madhe fjalësh e frazeologjizmash aq mbresëlënëse e funksionale nga e folmja e Mirditës.
I urojmë suksese autorit dhe i ftojmë lexuesit ta marrin këtë roman të ri, duke qenë të bindur se do të gjejnë në të jo vetëm rrëfim kureshtar e befasues, po edhe gërshetim mjeshtëror të subjektit me thurjen ligjërimore, ashtu si e ka zakon autori Ndue Dedaj.
Sunday, February 8, 2015
Thesaret gjuhësore të së folmes së Hotit në një fjalor etimologjik (nga Akad. Kolec Topalli)
Akad. Kolec Topalli |
Hoti
është njëra nga krahinat më të veçanta të trojeve shqiptare, me faqe historie
të përgjakshme por të lavdishme, me tradita e zakone fisnike, të ruajtura e të kultivuara
brez pas brezi e me përpjekje të vazhdueshme për të mbajtur gjallë besën e të
parëve. Banorët e kësaj treve, të izoluar nga kohët e pushtimeve, por edhe të
lidhur me besë e burrni me pjesët e tjera të atdheut, kanë mundur të ruajnë si
gjënë më të vyer gjuhën, shqipen e kulluet e të pastër, ashtu siç janë
përpjekur të ruajnë lirinë, qenien e tyre shqiptare e çdo gjë që i lidh me tokën,
ajrin, fushën e malin. Edhe pse kjo krahinë u nda padrejtësisht në dy shtete, duke
u kufizuar shqiptarët me shqiptarë, banorët e saj e kanë ruajtur identitetin
dhe unitetin, duke trashëguar në brezat më të rinj gjithçka të bukur që lanë të
parët, gjyshat e stërgjyshat.
E
folmja e Hotit, një gegërishte e bukur dhe e pastër, ruan në gjirin e saj
pasuri të mëdha, që përbëjnë një thesar jo vetëm për krahinën, por edhe për
vetë shqipen, e cila pasurohet vazhdimisht prej gurrave të natyrshme që e
ushqejnë, njëra prej të cilave është edhe ajo e Hotit. Karakteri konservativ i
kësaj të folmeje lidhet me historinë e kësaj krahine, e cila, e strukur në
vetvete dhe e vendosur për t’i bërë ballë furive e rrebesheve armike të
njëpasnjëshme, ka mundur të ruajë thuajse të paprekur visarin e trashëguar të
gjuhës së të parëve.
Saturday, January 31, 2015
Përurimi i romanit “Përtej mjegullës ka dritë” i shkrimtarit Isa Alibali
'Përtej mjegullës ka dritë' |
Sot në
sallën e Akademisë sonë të Shkencave, shkrimtari Isa
Alibali përuroi romanin e tij të ri “Përtej
mjegullës ka dritë”. Përurimi ishte organizuar
në një mënyrë tërheqëse dhe të atillë që të pranishmit, edhe ata që ende nuk e
kanë lexuar librin, morën mjaft përshtypje e përfyturime interesante nga sa u
paraqit në kumtimet e rastit nga zotërinjtë Andrea Zisi, Ded Shkurti dhe Jak
Luka, si dhe nga leximi mjeshtëror i disa pjesëve të zgjedhura të romanit
nga aktorja dhe këngëtarja e shquar Justina
Aliaj.
Saturday, January 24, 2015
“Baladat popullore te shqiptarët e Malit të Zi” - studim doktorature nga z. Ismail Doda
Dje mora pjesë si anëtar i jashtëm në mbrojtjen e
doktoraturs së z. Ismail Dodës,
organizuar nga Shkolla Doktorale e Etnologjisë dhe e Folklorit, në Institutin e
Kulturës Popullore të QSA-së.
Ismail Doda është figurë e njohur e arsimtarit të përkushtuar
për ruajtjen, mësimin dhe studimin e gjuhës shqipe në mjediset shqiptare të Malit
të Zi e pikërisht në Arbnesh të Krajës.
Atje, në fakt, ai është marrë qysh para dyzet vjetësh, me mbledhjen e foklorit
të pasur të shqiptarëve të Krajës, duke u pykëzuar në baladat e vendlindjes së
tij, po edhe të mbarë venbanimeve të shqiptare në Mal të Zi.
Ismail Dodën e kam njohur qysh në vitin 1972, kur ai
erdhi në Tiranë si delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, si përfaqësues
shqiptarëve të Malit të Zi. Qysh atëherë, në rrjedhë të viteve, ai ka qenë emër
i njohur në rrethet e mjediset studimore të Ulqinit, Podgoricës, duke botuar
artikuj e studime në revista të ndryshme
kulturore e letrare të Malit të Zi, si “Koha”, “Kraja”, “Buzuku” dhe në revista
shkencore të Tiranës e të Prishtinës.
Për të lexuar të plotë artikullin mbi temën e doktoraturës “Baladat popullore te shqiptarët e
Malit të Zi”, mund të shkoni këtu.
Ishin të pranishëm në mbrojtjen e doktoraturës edhe studiues e personalitete të
arsimit e shkencës shqiptare nga Tirana, si: prof.dr. Osman Kraja, prof.dr.Musa
Kraja, si dhe miq e dashamirë të autorit nga Ulqini e Kraja, si mr. Mehmet Bardhi, mësues e veprimtar
politik nga Ulqini, si dhe familiarë e të afërm të autorit.
I urojmë mikut tonë dr.Ismail Doda ta gëzojë
doktoratën e fituar me një studim interesant, për të cilin Komisioni dha
vlerësiminar : “Shumë mirë”.
Tiranë, 24.01.2015
Subscribe to:
Posts (Atom)