Tuesday, November 20, 2012
Tuesday, November 13, 2012
Shqiperia.com: 40 vjet shkence akademike, Berisha: Te ngrihet ne piedestal gjuha shqipe
Kliko ketu per ta lexuar te plote ne Shqiperia.com: http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/18982/40-vjet-shkence-akademike-Berisha-Te-ngrihet-ne-piedestal-gjuha-shqipe

40 vjet shkence akademike, Berisha: Te ngrihet ne piedestal gjuha shqipe
Akademia e Shkencave kremtoi sot 40-vjetorin e themelimit, në një ceremoni julilare në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë.Ceremonia, ku ishin të ftuar 50 presidentët e Akademive të Evropës, “Anëtarët e Nderit” të Akademisë, personalitete të shpallura “Nderi i Akademisë”, si dhe disa përfaqësues të shquar nga organizma ndërkombëtarë, me të cilët Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka marrëveshje bashkëpunimi, u nderua edhe nga kryeministri Berisha.

Sali Berisha: "Meshari një kryevepër e gjuhës sonë liturgjike".
Kliko ketu per ta lexuar te plote ne Keshilli i Ministrave: http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17311
Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në ekspozimin për herë të parë, në Shqipëri, të Mesharit të Gjon Buzukut
Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në mbrëmje, në ekspozimin për herë të parë, të Mesharit të Gjon Buzukut, librit më të vjetër në gjuhën shqipe, (1555), në Bibliotekën Kombëtare në Shqipëri. Me një marrëveshje të qeverisë shqiptare me Selinë e Shenjtë, u bë e mundur që ekzemplari unikal i Meshari të Buzukut të dërgohet nga biblioteka Apostullore e Vatikanit dhe të ekspozohet për publikun shqiptar, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Meshari është ekspozuar përkrah librave, të një rëndësie të madhe historike gjithashtu, të Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit, Arbërit e Kuvendit të 1706, Varibobës, Kazazit etj..
Kryeministri Berisha e konsideroi ekspozimin e Mesharit për herë të parë në Shqipëri, një ngjarje të madhe kombëtare dhe falenderoi Vatikanin për ruajtjen e shkëlqyer që i është bërë këtij dokumenti të parë, për nga rëndësia, të gjuhës shqipe.
“Një mirënjohje të thellë i shprehim Selisë së Shenjtë, Bibliotekës së Vatikanit, për mënyrën e shkëlqyer që e ka ruajtur në shekuj, këtë dokument të parë, për nga rëndësia, të gjuhës shqipe, të shkruar në atë kohë, nëalfabetin latin, në atë alfabet që shkruhet edhe sot kjo gjuhë.”
AS TV: Shkurtaj: Shqipja e ka një standard, ta ruajmë nga fjalët e huaja
Kliko ketu per ta lexuar te plote ne Albanian Screen TV: http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/50796/ALB
Tiranë -
Gjuhëtarët nuk bashkohen në një mendim, se për gjuhën shqipe duhen studime të mëtejshme. Gjovalin Shkurtaj, një prej studiuesve të shqipes thotë se ne kemi trashëguar shume studime nga e kaluara dhe tashmë shqipja e ka një standard. Sigurisht - shprehet profesor Shkurtaj- ka nevojë edhe për përmirësime, kjo përsa i përket drejtshkrimit apo pasurimit të gjuhës nga ana folklorike. Një rrezik i madh janë edhe fjalët e huaja të cilat do të vazhdojmë ti trashëgojmë si pasojë e globalizmit.
"Gjuha shqipe ka pasur një hulli të drejtë në ecjen e saj dhe se zgjidhjet e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, me gjithë ndonjë gjë të vogël që mund të përmirësohet...nuk themi se nuk ka për tu përmirësuar, por në thelb janë të asaj tipologjie siç janë të gjitha tipet e drejtshkrimeve të botës. Ne kemi fjalë të huaja nga halli dhe nga malli. Sa herë që marrim një objekt i cili ka dh emërtimin e vet, nëse është i prodhuar në vend tjetër ne do ta themi me emrin që ka. Malli është që ka dhe njerëz, sidomos në shtresa të caktuara, edhe elitare, të cilët pëlqejnë në mëdyshjen për ta thënë shqip, bukur dhe qartë, apo me një fjalë të huaj, pëlqejnë të huajën se kështu duken më të mençur, më të ditur", thotë prof. Gjovalin Shkurtaj, studies i gjuhës.
Gjuhëtarët thonë se duhet që shqipja të integrohet më mirë në tekstet e shkollave të mesme. Të rinjtë e sotëm thotë profesor Shkurtaj nuk e marrin si duhet nivelin gjuhësor në bankat e shkollave. "Rreziku më i madh është mungesa e kujdesit, dhe mungesa e studimit. Në shkollën e mesme duhet studiuar gjuha më mirë, nxënësi duhet ta ketë të qartë se cilat janë fjalët e huaja të mënjanueshme dhe cilat janë fjalët e huaja të pamënjanueshme", vijon ai.
Një ditë më parë, në çeljen e javës së Albanologjisë, gjuhëtarë të njohur në vendin tonë ngritën shqetësimin se mungojnë studimet e mirëfillta për gjuhën. Dhe se duhen kryer sa më parë të tilla pasi ka mangësi të theksuara në folklor e drejtshkrim.
Edlira Sulejmani

Subscribe to:
Posts (Atom)