Showing posts with label albania. Show all posts
Showing posts with label albania. Show all posts
Tuesday, December 23, 2014
Shpëtimi sekret: Historia e pathënë e infermiereve dhe mjekëve Amerikanë në prapavijat naziste (...në Shqiperi 1943)
Një histori e vërtetë, e panjohur deri në 2011, kur autorja e librit intervistoi një nga të mbijetuarit e fundit të një grupi infermieresh dhe doktorësh Amerikanë të cilët, në vitin 1943, u detyruan te ulin avionin e tyre në Shqipëri. Libri tregon peripecitë e ndryshme që kaluan, por edhe ndihmën e Shqiptarëve që nuk lejuan që ky grup të binte në dorën e nazistëve. Ja vlen që ta lexoni ! (affiliate link)
Tuesday, December 2, 2014
Alfred Moisiu - shtetari dinjitar në 85-vjetorin e lindjes
nga Gjovalin Shkurtaj
Fjala e mbajtur në 85-vjetorin e Alfred Moisiut
Autoritete të nderuara,
Zonja dhe zotërinj,
1. Dola këtu, jo vetëm për ta
uruar zotin Moisiu për
këtë festim të 85-vjetorit të ditëlindjes së tij, jo vetëm për t’i
shprehur lavde të merituara dhe fjalë
miradije, -sigurisht edhe këtë do ta bëj dhe ndjehem i nderuar që më jepet
rasti ta shpreh vlerësimin tim shumë të lartë për veprimtarinë dhe shkrimtarinë
e tij, në një tubim kaq meritor, si ky i sotmi,- por, së pari, dola për ta
falënderuar z.Moisiu për qëndrimin e tij të shpallur e të lëvdueshëm
ndaj gjuhës shqipe, për mbrojtjen e
gjuhës standarde dhe anësimin e tij të vyer ndaj gjuhësisë dhe gjuhëtarëve shqiptarë,
pikërisht ashtu si i ka hije një personaliteti të lartë e figure të shquar të
shtetit dhe kombit shqiptar.
Si Kryetar i Shtetit,
për pesë vjet radhazi (2002-2007), z.Alfred Moisiu ka dhënë shembullin më të plotvlershëm të shtetarit
dinjitar, i cili në çdo shkrim, fjalim
a ligjërim të tij zyrtar ka
gjakuar të zbatojë sa më mirë normat e shqipes së shkruar, prandaj, sa herë ka
qenë rasti, por sidomos kur shikojmë se sa keq nëpërkëmbet shqipja nga disa
zyrtarë të lartë, kam përmendur rolin e zotit Moisiu dhe, madje, kam shkruar
shprehimisht në faqet e një kumtese e në një prej librave të mi:
“Ashtu siç është i pashëm dhe i hijshëm, i mbajtur dhe i veshur sikundër i takon statusit zyrtar që ka si President i Republikës, ai flet edhe me gjuhë të përpunuar dhe i zbaton në mënyrë shembullore rregullat e drejtshkrimit, jep shembullin e modelin e vlerësimit të kulturës gjuhësore dhe normave të shqipes standarde si shenjë e njësisë dhe unitetit të kombit tonë”.
Por, zonja dhe zotërinj, ato që do të
them më poshtë, tregojnë se zoti Moisiu, e ka dashur, vlerësuar dhe mbrojtur
gjuhën shqipe, njësoj si Atdheun e Kombin e vet, jo vetëm kur qe President, por
edhe më parë e, në mënyrë të veçantë, gjatë viteve të ashpra të tranzicionit shqiptar.
Do të citoj me këtë rast
disa vlerësime e mendime që lidhen, së pari, me librin e tij “Kosova mes luftës
e paqes” (botimet Toena, 2005) dhe me Kujtime,
2, 3, (Botimet Toena, Tiranë, 2012).
Ua kam pohuar disa herë studentëve në
universitetet ku jap mësim, e kam thënë edhe dy vjet më parë, po në këtë sallë,
kur përuruam vëllimet e tij me kujtime, dhe po lejohem ta ritheksoj edhe sonte
në këtë tubim jubilar e solemn, se zoti Alfred Moisiu, edhe në librat (e me librat)
e tij që ka botuar, i ka dëshmuar
konkretisht dhe katërcipërisht anësimin,
vlerësimin dhe lartësimin e
gjuhës shqipe. Dhe, si shembull, kam zgjedhur një nga konkluzionet e zotit
Moisiu në librin e tij “Kujtime”, ku ai thotë sa vijon:
“Patjetër që gjuha duhet ruajtur, sepse sot, te ne ka një trend të çuditshëm, sidomos nga politikanët, që përdorin vend e pavend e me shumicë fjalë të huaja, të cilat i kanë sinonimet e tyre në gjuhën tonë dhe këtë gjë e bëjnë më tepër për të treguar diturinë e tyre. Jo vetëm kaq, por kohët e fundit po vihen re disa tendenca për të ndërhyrë në mënyrë brutale në ”Drejtshkrimin e gjuhës shqipe”. Kjo bëhet, gjoja për të shmangur vendimet e marra në vitin 1972 në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, duke i quajtur ato vendime si komuniste. Në përfundime të tilla mund të arrihet vetëm nga presioni që mund të bëjnë politikanë jonormalë në gjykimin se “gjithçka që vjen nga e kaluara duhet ndryshuar”. Zoti e ruajt këtë vend nga budallallëqe të tilla, të cilave iu duhet kundërvënë fuqishëm!” (A.Moisiu, Kujtime, Vëllimi II, f.77)
2. Një nga idetë e vyera dhe shumë të
rëndësishme për të sotmen dhe për të ardhshmen e kombit shqiptar është edhe ajo
që shpreh zoti Moisiu lidhur me patriotizmin
e mediave. Po lejohem të citoj këtu një fragment prej librit “Kosova mes
luftës e paqes”, ku ai
e thotë qartë e katërcipërisht e të
miradresuar :
“ Shtypi shqiptar dhe media në përgjithësi duhet ta marrin në dorë seriozisht punën për rritjen e patriotizmit. Mafton t’i hedhësh një sy shtypit shqiptar gjatë viteve të Luftës së dytë Ballkanike dhe duket qartë sa larg janë gazetarët e sotëm nga kolegët e tyre të asaj kohe. Forcat politike shqiptare, ka ardhur koha të ulin armët kundra njëra-tjetrës dhe të mendojnë më shumë e më seriozisht për Shqipërinë, për të ardhshmen e saj, për rrezikun që po na kanoset.” (A. Moisiu, Kosova mes luftës e paqes, botimet Toena, 2005, f.65)
3. Si përforcim të asaj që
shpreha më lart, po shtoj edhe dy
“rrëfenja” që, në këtë rast, janë pikërisht si qershia mbi tortë:
Disa vjet më parë, kur
autori merrej me ndjekjen e shtypit të vëllimeve të tij me Kujtime, më ka marrë në telefon nga zyrat e Shtëpisë Botuese
“Toena” për të më pyetur si duhen
shkruar shkurtesat e tipit OSBE-së, SHBA-së, UNRRA-s, NBU-së etj., sepse nuk donte
të lejojë asnjë rast, sado të vogël, të mospërputhshëm me normat e sotme të
standardit.
Kjo “vogëlimë” në dukje, ka rëndësi themelore,
të nderuar të pranishëm, sepse tregon madhështinë
dhe seriozitetin e një burri shteti,
i cili nuk lëshon pe as në dukuri të
vogla drejtshkrimore, ndërsa te ne, sikundër nuk kam mënuar ta pohoj e ta
kritikoj, për turp të dheut, ka
ndodhur që deri në prerjen e monedhave të shtetit ka pasur gabime
drejtshkrimore.
Së mbrami, dhe me këtë
do ta mbyll, Presidenti Moisiu, ndjek me shumë shqetësim qëndrimin e pamirë të shoqërisë së sotme ndaj gjuhës, i mbështet
gjuhëtarët që e mbrojnë dhe na inkurajon deri për bisedat në TV. Po ju citoj
vetëm një prej mesazheve të Tij të kohëve të fundit, ku ai më shkruante mbas një bisede time në
një nga kanalet televizive:
“Ju ndoqa me vëmëndje. Keni kapur një problem vital për gjuhën shqipe, që rrezikohet nga padija dhe politika. Alfred Moisiu”
Dhe për të mos ju lodhur
më tej, po pohoj edhe sa vijon:
Vëllimet “Kujtime” të
z.Alfred Moisiu lexohen me ëndje, ka jetë e shpirt njeriu, ka elemente të
bukura shkrimtarie, ka fakte e citime të
dorës së parë e mbresëlënëse, ka onomastikë të pasur sa për të shkruar një
studim doktorature rreth saj, sidomos emra dhe shpjegime që të mahnisin, po
edhe që nuk i dinim, si p.sh. për toponimi Çuka
e Frëngut diku te Qafa e Gjarprit, duke sjellë edhe shpjegimin se “i ka mbetur nga që aty ishin kryer beteja të
ashpra midis Ushtrisë Franceze dhe asaj
Austriake gjatë Luftës së Parë Botërore” (Vëll.II, f. 84), ose sa shkruan
lidhur me ndonjë intimitet antroponimik, si
p.sh.vënia e emrit të vajzës së tij, Rubenës (f. 24 ); citimet e shumta, të sakta dhe autentike,
përzier edhe me elemente të bukura të
etnografisë së ligjërimit e të slloganeve të kohës (si.p.sh.”shfaqje të huaja”, “ushtria e popullit ushtar” (f.73) çun Tirane (f.106, kur flet për Spiro Mëhillin), të cilat unë i
vlerësoj, jo pse janë
të tilla (=të bukura), por sepse
janë të Tijat.
Dihet se shumica e
librave të burrave të shtetit, që kanë titullin “Jeta ime” (angl. "My life”)
vetëm firmën dhe idenë e kanë të vetën, sepse “mielli” e “brumi” janë nga
“autorë në hije”.
Zoti Moisiu na ka vënë
përpara vëllimet e tij, të shkruara me dorën e Tij, por mbi të gjitha me dijet e tij të sigurta e të shumta,
me profesionalizmin dhe nderin e Tij, me çiltërsinë dhe me zemrën e Tij, prandaj le t’ia urojmë
solemnisht 85-vjetorin: u mbledhshim për t’ia festuar edhe 90-vjetorin, edhe 100-vjetorin!
Tiranë, 01. 12. 2014
Monday, November 10, 2014
Rikthim i “Linea Verde” në një Shqipëri “ndryshe”
Më datën 9 nëntor, emisioni i mirënjohur “Linea Verde i RAI-1, u rikthye në Shqipëri mbas 24 vjetësh. Vetë titulli “Alba di un nuovo giorno” (Agimi i një dite të re) na e parathotë metaforikisht idenë dashamirëse të realizuesve.
Në 1990-ën tashmë të largët, kur emisionin e drejtonte Frederico Fazzuoli me regjisor Gjon Kol Ndrekaj, Shqipëria ishte aq e panjohur, por edhe aq e mbyllur dhe e vështirë për t’u paraqitur në një emision të tillë. Gjithçka ishte e kolektivizuar dhe e mbërthyer në darët e një ekonomie të centralizuar rreth boshtit “mbështetja vetëm në forcat e veta”, pa asnjë ndihmë nga jashtë. Megjithatë, mbaj mend se ai emission qe pëlqyer shumë nga Italianët dhe vlerësoheshin sidomos bukurtia natyrore e Shqipërisë dhe pasuritë e mëdha natyrore.
Emisioni i djeshëm, i drejtuar nga Patrizio Roversi dhe ndihmësja e tij Daniela Ferolla, u tregoi italianëve një Shqipëri tjetër, një Shqipëri “ndryshe”. Aty pamë një vend bujqësor e blegtoral, që vertët i ka ende të dukshme plagët e zhvillimit e përparimit të ngadalshëm, mbase edhe “50 vjet mbrapa Italisë e Evropës së zhvilluar”, siç e tha Patrizio në komenet e tij shpesh edhe sugjestive, por aty shihet edhe një popull me forcë të madhe ruajtëse e me etje e gatishmëri të madhe për të ecur përpara, për t’iu përgjigjur edhe kërkesave të rrepta të Bashkimit Evropian në fushën e prodhimeve bujqësore e blegtorale. Natyrisht, tashmë edhe duke e pranuar e vlerësuar ndihmën e projkteve të Qeverisë Italiane e më gjerë.
Emisioni tregoi se prodhimet bio janë gjithandej zotëruese dhe kjo, jo vetëm me
shegët e egra të Kelmendit, apo me geshtenjat e famshme të Reçit, po edhe me
shumëçka tjetër. Si njohës e vizitues i hershëm i Kelmendit, Reçit, Zadrimës e vendeve të tjera që fiksoi Linea Verde, mund të them se edhe unë mbeta i befashuar nga zhvillimet e përparimet që janë bërë atje. Aty pashë, mbas kaq vitesh, Lëpushën e bukur, ku 800 famile malësore përballojnë jetën e lakmojnë të ecin përpara, duke përfituar nga projektet e ndihma e pakursyer e vullnetarëve të Kooperacionit Italian, hollandez etj. Pier Paolo Ambrozi tha se synimi i punës së tyre vullnetmirë është t’i nxisin e t’i ndihmojnë banorët e zonave në fjalë për të qëndruar aty e për të krijuar kushte normale jetese e për të pasur edhe përfitimet e dëshiruara.
shegët e egra të Kelmendit, apo me geshtenjat e famshme të Reçit, po edhe me
shumëçka tjetër. Si njohës e vizitues i hershëm i Kelmendit, Reçit, Zadrimës e vendeve të tjera që fiksoi Linea Verde, mund të them se edhe unë mbeta i befashuar nga zhvillimet e përparimet që janë bërë atje. Aty pashë, mbas kaq vitesh, Lëpushën e bukur, ku 800 famile malësore përballojnë jetën e lakmojnë të ecin përpara, duke përfituar nga projektet e ndihma e pakursyer e vullnetarëve të Kooperacionit Italian, hollandez etj. Pier Paolo Ambrozi tha se synimi i punës së tyre vullnetmirë është t’i nxisin e t’i ndihmojnë banorët e zonave në fjalë për të qëndruar aty e për të krijuar kushte normale jetese e për të pasur edhe përfitimet e dëshiruara.
Në Tamarë, Linea Verde tregoi se mu në breg të Cemit tashti është ngritur edhe një pikë e madhe e rritjes artificiale të troftës, kurse në lokalin në qendër të qytezës, mund të shijohet lëng shege të egër, prodhim bio e tradicional, po edhe mund të pihet një kafe “Esperesso italiano”, sikundër e tregon edhe reklama në ballinën e tij.
Në Fushën e Përroit të Thatë, midis Koplikut e Zagorës, një tokë zhurinë dhe e papërshtatshme për prodhime të tjera, Linea Verde tregoi plantacionin e gjerë të rritjes së sherbelës e të bimeve të tjera mjekësore, që ua lehtësojnë jetesën dhe u sjellin fitime të mira banorëve, kurse në Reçin kodrinor dha pamje të masivit pyjor të geshtenjave, që prodhojnë rreth tremijë tonelata e që eksportohen kryesisht në Itali, ku edhe parapëlqehen shumë.
Linea Verde u ndal edhe në pika të tjera të zonës fushore, si në Fishtë të Zadrimës, ku tregoi edhe raste interesante të rikthimit të emigrantëve nga Italia për të hapur vende pune për veten, për familjarët dhe për të punësuar punonjës në restorante ku
mund të shijohen ushqime tradicionale, kurse në Lushnjë, Linea Verde nuk mund të mos ndalej në fabrikën moderne të përpunimit të qumështit, ku prodhohen djathëra, gjizë, kos etj. sipas parametrave të BE-së dhe të pëlqyeshme e të eksportueshme në vendte fqinje e më larg.
mund të shijohen ushqime tradicionale, kurse në Lushnjë, Linea Verde nuk mund të mos ndalej në fabrikën moderne të përpunimit të qumështit, ku prodhohen djathëra, gjizë, kos etj. sipas parametrave të BE-së dhe të pëlqyeshme e të eksportueshme në vendte fqinje e më larg.
Emisioni, natyrisht, tregoi edhe kujdesin që tregohet nga Qeveria Italiane për ta ndihmuar Shqipërinë. Drejtori i Zyrës së Kooperacionit Italian, Andrea Senatori dhe Amabsadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, shprehën optimizmin dhe besimin e tyre se Shqipëria do të shkojë edhe më përpara dhe se do ta kurorëzojë më sukses përfshirjen e saj në BE, proces i gjatë dhe kompleks, por tashmë edhe i atillë që ka dhënë prova të mira ecjeje e rritjeje të pandalshme.
E ndoqa me interesim këtë emison dhe nuk mund t’ia kursejmë fjalët lëvduese dhe kopmlimetet e merituara Patrizios dhe krejt ekpit ideator e realizues të tij.
Gjovalin Shkurtaj
Tiranë,10 nëntor 2014
Tiranë,10 nëntor 2014
Friday, October 24, 2014
Një ligjëratë interesante e prof.Lucia Nadin,Phd in Italianistica
Sot në orën 11.00, në Biblotekën Kombëtare, studiuesja italiane Lucia Nadin, Phd
in Italianistica, mbajti një ligjëratë me temën "L'editoria veneziana al tempo di Aldo
Manuzio e l'attività di Bernardino Vitali, editore di Marin Barleti”.
Kjo ligjëratë shkencore u organizua nga Istituto Italiano di Cultura në bashkëpunim
me Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, në
kuadrin e javës së XIV të gjuhës
italiane në botë, që sivjet i kushtohet temës "Scrivere la nuova
Europa: editoria italiana, autori e lettori nell’era digitale" (Të
shkruash në Evropën e re: editoria italiane, autorët, lexuesit në epokën dixhitale).
Lucia Nadin, “Qytetare nderi” e Shkodrës qysh nga 2010, është shumë e njohur në Shqipëri për ndihmesat e saj në fushën e lidhjeve dhe të raporteve historike ndërmjet Republikës së Venedikut dhe Shqipërisë.
Vepra më e re e
botuar nga autorja është, "Venezia
e Albania, una storia di incontri e secolari legami" (Venezia, 2014), në
të cilën ajo ka bërë edhe disa zbulime interesante me karaker historik dhe
sidomos filologjik, të cilat edhe i përmblodhi në ligjeratën e saj sa
interesante, aq edhe të ilustruar me fotografi e faksimile prej botimeve e
dokumenteve të shfrytëzuzra prej saj.
Mbasi kishte zbuluar Statuti di Scutari (Statutet e Shkodrës) më 1995 në fondin e dorëshkrimeve
të bibliotekës së Museo Correr di
Venezia, Lucia Nadin ka përgatitur botimin kritik dhe i ka rikthyer Shqipërisë një
faqe themelore të historisë së saj. Kështu, ajo i është përkushtuar rindërtimit
të dukurisë së emigracionit shqiptar në Venecie, në periudhën midis Katërqindës e Pesëqindës, dha
ka studiuar pastaj traditën ikonografike
të Skënderbegut në varkat e doxhëve në
Venecie. Si fryt i leximit të kujdesshëm
të çelësave shqiptarë në ciklin e afreskeve të Paolo Veronese-s në kishën e San Sebastiano-s
në Venecie është artikulli "La
chiesa di San Sebastiano a Venezia, Paolo Veronese, le implicazioni albanesi:
una storia tutta da riscrivere"(Kisha e Shën Sebastianit në Venecie, Paolo
Veronezi, ndërlikimet shqiptare: një histori për t’u rishkaruar) botuar në revistën "Ateneo Veneto",
CC, terza serie 12/II, 2013,pp.9-70.
Në ligjëratën e saj Lucia Nadin, në mënyrë të thukët e të qartë, shoqëruar edhe me fotografi e faksimile, paraqiti kuadrin e shtypit në Venecie, kryeqyteti evropian i librit midis Katërqindës e Pesëqindës, duke u ndalur në figurën e Aldo Manuzio-s, si dhe në veprimtarinë e Bernardino Vitalit, venecian me origjinë shqiptare, botuesi i veprës së Marin Barletit.
Në mbyllje të
konferencës, fola edhe unë, shpreha disa vlerësime për autoren në përgjithësi
dhe për ligjëratën e sotme të saj, si dhe një shqiptim të shkurtër për
televizionin A1-Report, ku theksova sa vion:
Zonja Lucia Nadin është figurë e dalluar si dashamirëse
e shqiptarëve, mike dhe ndihmëtare e palodhur e të gjithë albanologëve:
historianë, gjuhëtarë, kulturologë etj., që ajo i ka njohur qysh nga viti 1995,
kur ishte punonjëse e Institutit të Kulturës Italiane në Tiranë. Por, përtej veprimtarisë së saj në atë
funksion, profesoresha Nadin është e mirënjohur
kryesisht si hulumtuese e
zellshme e vlerave, dëshmive dhe dokumentacionit historik të marrëdhënieve e
lidhjeve të hershme miqësore, tregtare e politke të shqiptarëve me Italinë dhe italianët,
duke u pykëzuar sidomos në lidhjet shumë interesante të Venecies e venecianëve
me Shqipërinë e shqiptarët. Peridha historike, së cilës zonja Nadin i ka
kushtuar vite të tëra kërkimi e gjurmimi në dokumentacionin që ruhet në biblotekat
dhe arkivat e pasur të Venecies, i përket periudhës mesjetare, me kah të
theksuar sidomos në shek.XV dhe XVI, kohë kur edhe marrëdhëniet me editoritë
dhe ndërmarrjet botuese të brigjeve të këndejme të Adriatikut, sidomos të
Shkodrës e trevave të Shqipërisë veriperëndimore kanë qenë dukshëm të dendura
dhe në Venecie, sikundër e dëshmoi bindshëm edhe ligjërata magjistrale zonjës
Nadin, janë botuar libra themelorë të historisë shqiptare, si p.sh. Historia e Skënderbeut e Marin Barletit
dhe, në lëmin e histrorisë së shkrimit të shqipes, botimi i “Mesharit” të Gjon
Buzukut, pikërisht në Venecie në vitin
1555.
Prof.Lucia Nadin është autore botimesh me vlerë, të
cilat janë fryte të një pune shumëvjeçare e të mundishme, që vetëm ata që janë
marrë me hulumtime e kërkime arkivore e filolgjike mund ta kuptojnë e ta vlerësojnë
sa shumë kohë i është dashur asaj për t’ua dalë në krye punëve të tilla. Përmendim,
ndër të tjera, “Migrazioni e
integrazione. Il caso degli albanesi a Venezia (1479-1552)” Bulzoni Editore, Roma 2008, pp.241. Autorja ka
zgjedhur si datë të fillimit të librit
të saj vitin 1479, që shënon rënien
e qytetit të Shkodrës nën pushtimin otoman mbas një qëndrimi në rrethim prej
rreth dy vitesh. Shkodra nën zotërimin venecian, prej 1396 deri më 1479, ishte një pikë-çelës për tregtinë veneciane, e lidhur me det nga një rrjet
lumor dhe një qendër e kryqëzimit të trafiqeve të Ballkanit.
Libri tjetër me rëndësi i zonjës Nadin është “Statuti
di Scutari della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469”.
Ligjërata si ajo e
mbajtur sot nga prof.Lucia Nadin janë të
mirëpritura dhe sjellin edhe surpriza të këndshme, sikundër është edhe surpriza
e jashtëzakonshme e Shqipërisë veneciane
(= emigracioni Italian në Venecie), që
prof.Nadin e ilustroi edhe me nofkën albanesoti me të cilin i që i quanin emigrantët e ardhur nga
Shqipëria e Veriut; po edhe duke
përmendur emra venecianësh të njohur të kohës, si Paola Kamsa venecian, por me origjinë nga Shkodra. Me interes për mua si gjuhëtar ishin edhe sa shprehu
profesoresha në disa pjesë të ligjëratës, kur foli edhe për shqyrtimin
e librit të Buzukut nga pikëpamja editoriale dhe tipografike dhe veçmas lidhur
me disa pika dhe hipoteza interesante rreth mundësisë që
“Meshari “ i Gjon Buzukut të ketë qenë botuar pikërisht nga njëra prej
editorive të lidhura ngushtë me emigracionin shqiptar dhe, sipas gjasësh, nga
ndonjë venecian me zanafillë shqiptare. Po ashtu, një nga prurjet interesante të
kësaj ligjërate ishte edhe sa shprehu zonja Nadin për librin e Marin
Barletit Historia e Skënderbeut. Së
pari, lidhur me datën e botimit, për të cilën Nadini ngulmon se do të jetë viti
1510, jo m parë siç mendohet dhe, së dyti, se në ilustrimet e librave të
tipografisë ku është botuar libri : ”Aty na jepen edhe pamjet e Shkodrës e të
Shën Gjergjit, si shenjtori mbrojtës i Shkodrës, me pamje të kështjellës dhe të
liqenit në këmbët e saj”.
Në mbyllje, më duket e pëlqyeshme të citojmë sa
shprehu ambasadori Italian, Massimo Gaiani, i cili tha se “librat e zonjës Nadin, që i kam lexuar me kujdes, më
kanë ndihmuar të kuptoj më mirë vlerat dhe botën shqiptare”.
Prof.dr.Gjovalin
Shkurtaj
Akademik i asociuar
Tiranë, 24.10.2014
Tuesday, October 21, 2014
Përleshje futbolli: A do të zgjedhë Evropa ta injorojë racizmin serb?
Soccer brawl: Will Europe choose to ignore Serbian racism?
Last week, the world was shocked to witness what happened at a soccer match between Serbia and Albania. This week, the consequences are still unfolding.
Sitting in front of the TV, I couldn’t believe my eyes. Serbia, which is in line to join the European Union, turned a soccer game in Belgrade into a battlefield. The nation that unleashed a huge wave of violence in the Balkans two decades ago showed once again that it is stuck in its past, when hatred and racism against Albania and its people were officially tolerated.
Click here to read full story at Fox News: http://www.foxnews.com/opinion/2014/10/21/soccer-brawl-will-europe-choose-to-ignore-serbian-racism/
Labels:
albania,
belgrade,
fox news,
lorik cana,
partizan stadium,
platini,
Serbia,
soccer,
UEFA
Friday, October 17, 2014
Miq faqebardhë tek mikpritës faqezinj
nga Gjovalin Shkurtaj
Follow @gjshkurtaj
Dashamirësia dhe dashakeqësia janë dy cilësi të përjetshme të
njerëzimit dhe, mbi bazën e tyre, në rrjedhë të shekujve, janë etiketuar edhe
popujt, kombet e shtetet përkatëse.
Shqiptarët
kanë qenë gjithmonë dashahmirës, bujarë, mikpritës dhe besnikë. Edhe ndaj fqinjëve ballkanikë,
kurdoherë, shqiptarët kanë treguar gjoksin e hapur e zemrën bujare, kanë qenë të lidhur me Atmen
e trojet e veta, kanë derdhur edhe gjak për t’i mbrojtur, por kurrë nuk kanë bërë
prapashpina, kurrë nuk kanë ushqyer urrejtje të pamotivuar. Përkundrazi, historikisht, fqinjët tanë, pa të drejtë,
pa arsye e pa shkak, kurrë nuk na e kanë dashur të mirën, na i kanë pasur zili
edhe bjeshkët e malet e larta, edhe fushat, edhe detin e brigjet ku rrojmë qysh
se është populluar Ballkani, qysh kur serbët ishin diku në Lindje. Nuk është
faji i shqiptarëve që janë anas në trojet e veta, që shkencat historike dhe përgjithësisht
humane i kanë dëshmuar se janë ”autoktonë”.
As serbët nuk mund t’i quajmë të këqinj, vetëm
sepse kanë ardhur në Ballkan shumë shekuj mbas shqiptarëve. Ata kanë qenë, janë dhe do të jenë fqinjët
tanë. Si vendës më të hershëm, shqiptarët u kanë shtrirë kurdoherë si serbëve,
ashtu edhe fqinjëve të tjerë, dorën e bashkëjetesës e të fqinjësisë së mirë.
Por, të parët tanë e kanë ditur se cilët janë serbët dhe kanë lënë fjalën e urtë
që thotë: “Të huajin mos e duaj, por
nderin ia ruaj!”. Shqiptarët kurrë nuk i përshkëndojnë as me fjalë as me
vepra kundërshtarët e aq më tepër fqinjët. Sigurisht, përvoja e hidhur e
shekujve murdarë e kanë bindur popullin tonë të ketë gjithmonë syçeltësi e të
mbajë fort parimin e njohur “Besnik banu,
por besë mos zen!”.
Edhe Shekspiri i madh thoshte :”Ruaju nga zilia e mikut, por mbi te gjitha
nga keqdashja e armikut!”. Dhe në fakt, prej veprave madhore të atij
gjeniu, gjithë bota e ka nxënë dhe nuk e harron se keqbërësit, vrasësit,
intrigantët, zemërzinjtë gjithmonë shohin ëndrra të kqija. Makbetin e lanë pa
gjumë vrasja e pabesia. Droni ishte ëndrra
e keqe e serbomëdhenjve e jo provokim prej shqiptarëve. Në stadiumin e
Beogradit nuk u lejua asnjë flamur shqiptar, asnjë për be, ashtu si nuk u
lejuan as tifozat normalë, duke çuditur botën me këtë frikë të pashpjegueshme
nga prania e tifozëve shqiptarë dhe sidomos e simboleve kombëtare të një
populli fqinj.
Edhe po të mos ishte shfaqur droni mbi
fushën e futbollit në Beograd, serbët dhe e gjithë bota e dinë tashmë se shqiptarët dhe Shqipëria janë faktor me rëndësi
në hapësirën e Evropës juglindore, po
edhe më gjerë në Evropë në Botë.
Shqiptarët nuk dalin para botës me tifozë të paqytetëruar e të dhunshëm, as më
shpatë e topuz në dorë, sepse epoka e atyre veprave “është kryer”.
Shqipërinë dhe shqiptarët i përfaqësojnë
sot në botë Lorik Cana dhe plejada e sportistëve të shquar që luajnë në klubet
sportive më të njohura të Evropës e të botës.
Lorik Cana dhe djemtë
e kombëtares shqiptare shkuan në Beograd faqebardhë e gjoksahapur, pa asnjë të
keq, në besë të organizatorëve të Federatës së Futbollit e
në përputhje me të gjitha rregullat e protokollet që rregullojnë zhvillimin e
ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit.
Pritej një tjetër frymë dhe fillimi qe
shumë i bukur. Po përmend vetëm nëj imtësi (detaj) që nuk duhej t’u shpëtonte
as analistëve, as specialistëve të futbollit. I ati i Lorik Canës, një ish-sportist njohur, dhe një ish-koleg i tij serb, që kishin ardhur
për të parë ndeshjen, u takuan dhe u përqafuan miqësisht, duke i thënë se “gjatë
ndeshjes, për nëntëdhjetë minuta do të jemi kundërshtarë, por mbas ndeshjes përsëri
do të jemi miq” dhe në mënyrë shumë domethënëse u përqafun dhe i ati i
Lorikut e puthi serbin, mikun e tij. Por, për fat të keq, puthja e zotit Cana në faqen e serbit do të mbetej e ngrirë. Pa
kaluar as dyzet minuta të ndeshjes, tërbimi i tifozëve dhe i organizatorëve
serbë do të kalonte çdo kufi të sjelljes njerëzore.
Profesionalizmi dhe përgatitja e mirë e
futbollistëve tanë ua vranë shpresat për fitore çmendarakëve që mbushnin
stadiumin. Humbën logjikën, harruan dhe rregullat e detyrimet ligjore si vend
pritës dhe shfrynë mllefet e vjetra e mendësitë anakronike e në mënyrën më të
pahijshme e më të paqytetëruar, duke mos nderuar as himin kombëtar shqiptar, duke thirrur me tone të
shfreuara “të vriten shqiptarët”
dhe, përtej çdo norme e qytetarie, ushtruan
edhe dhunë fizike ndaj djemve të skuadrës sonë.
Edhe një herë, pra, faqe të gjithë botës,
në vend të korrektësisë e zbatimit të regullave të fqinjësisë së mirë, tifozë
serbë, si qentë e tërbuar të lëshuar nga
hekurat, u vërsulën në fushë, goditën e lënduan sportistët shqiptarë. Turp
dhe vetëm turp për të gjithë ata që vepruan, por edhe më shumë për
qarqet e epërme qeveritare, të cilët në vend që t’i dënonin e të merrnin masa
ndëshkimore ndaj tyre, u dolën në mbrojtje
dhe u përpoqën e po vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e një shteti të madh
për të dënuar shqiptarët e jo fajtorët.
Te thuash se ai qe një turp i madh për serbët është pak.Turp
e faqe e zezë dhe njollë e pashlyeshme joqytetëruese, po edhe tregues i papërshtashmërisë më të skajshme të
Serbisë për t’u pranuar në BE.
Edhe
UEFA duhet t’i bëjë ndëshkim shembullor stadiumit dhe Federatës së Serbisë. Fitorja zero me tre në tavolinë për
skuadrën tonë kombëtare është gjëja më e paktë që duhet të zbatojë UEFA.
Dhe, meqë disa nga drejtuesit e UEFA-s
janë francëzë, më duket e rastit t’u kujtoj një thënie të vyer të Viktor Hygoit
që thotë: “La bonté doit être récompensée, et la negligence doit être punir!”(“Mirësia duhet shpërblyer, kurse neglizhenca
duhet ndëshkuar.”)
Vetëm kështu, serbët dhe të gjithë
qytetarët e vërtetë, që ëndërrojnë dhe shpresojnë të hyjnë në Evropë do ta
marrin vesh se me mjetet, mendësitë dhe frymën e mykur shoviniste nuk mund të
ecet përpara.
Edhe pa lëshuar dronin mbi një stadium
të Beogradit, sot e gjithë bota e ka marrë vesh se shqiptarët janë faktor
paqeje e stabiliteti, prania e tyre aq masive edhe në të gjitha metropolet e
Evropës, të Amerikës, Australisë etj. nuk u bën dëm të tjerëve. Shqiptarët kanë
pasur e kanë dije e kulturë, kanë kodet e veta morale dhe virtytet e dalluara e
të lëvduara nga bota mbarë.
Subscribe to:
Posts (Atom)




