Showing posts with label maqedonia. Show all posts
Showing posts with label maqedonia. Show all posts

Friday, August 10, 2012

Koha.mk: --Për shqipen, standardi i gjuhës maqedonase

image 
 

Strugë, 5 gusht - Para do kohe Ndërmarrje komunale vendosi sipër kontejnerëve fletushka ku informoheshin qytetarët se ku do të duhej t'i hedhin mbetjet urbane të plastikës dhe letrës. Por, është evidente që në këto afishime duket sheshit që nuk është pasur asnjë kujdes minimal për gjuhën e shumicës së banorëve të Strugës. Njoftimet (Kontejner për pllastikës APO Kontejner për letrës) janë shpërndarë në të gjithë pjesët e qytetit dhe janë dëshmi e gjallë e kujdesit ndaj gjuhës së shkruar shqipe. Njëkohësisht janë tregues i faktit që për shkrimin e gjuhës shqipe përdoret si barometër përkthimi nga gjuha maqedonase. Ndërkohë nga Ndërmarrja komunale e higjienës pranojnë që është bërë gabim në shkrimin e afishimeve, të cilin e përkufizojnë si teknik.
Në lidhje me këtë "lëshim" ashpër reagoi Lëvizja qytetare "Zëri" e cila e përkufizon si denigrim të gjuhës shqipe dhe papërgjegjshmëri të atyre që i kanë vendosur. "Zëri shpreh revoltë e saj në lidhje me denigrimin e gjuhës shqipe të bërë nga ana e Ndërmarrjes komunale rreth përdorimit qesharak të gjuhës shqipe në fletushkat e kontejnerëve për letër dhe plastikë. Ky është rezultat i papërgjegjësisë së institucioneve përkatëse si dhe një vazhdimësi e bastardimit të gjuhës shqipe edhe nga institucionet e ndryshme shtetërore", theksojnë nga kjo organizatë.
Gjithashtu "Zëri" kërkon mënjanimin e këtyre fletushkave dhe zëvendësimin e tyre, sepse është e papranueshme që në çdo anë të qytetit me shumicë shqiptare, të lexohen shkrime të tilla qesharake për gjuhën shqipe. Trajtimi i gjuhës shqipe në këtë nivel është prezent edhe në disa institucione të tjera. Prej kohësh në hyrje të Pallatit të kulturës qëndron një tabelë njoftuese e shënuar në tre gjuhë në atë maqedonase, shqipe dhe angleze që ka ngjallur reagimet e qytetarëve struganë. Sepse ajo që bien në sy menjëherë është se përshkrimi në dy gjuhët atë maqedonase dhe angleze respekton drejtshkrimin e këtyre gjuhëve dhe tregon se ata që e kanë vendosur këtë tabelë kanë pasur një kujdes të veçantë për çdo detaj të shënimit në fjalë në këto gjuhë. Ndërsa për gjuhën shqipe duket sheshit se nuk është kushtuar një vëmendje e duhur dhe në tabelën njoftuese përshkrimi ka dalë i çoroditur dhe lehtësisht e kuptueshme se është përdorë Googel" si ndihmë në përkthimin e shënimit. (P.L./KOHA)
Kliko ketu per te lexuar artikullin ne Koha.mk

Tuesday, January 4, 2011

Në shtëpinë ku lindi shqipja do flitet vetëm maqedonisht

Kliko ketu per te pare kete lajm ne Top-Channel.Tv

Në shtëpinë ku lindi shqipja do flitet vetëm maqedonisht
Qeveria maqedonase ka shënuar një tjetër rast të paprecedent nacionalist në dëm të shqiptarëve.

Në shtëpinë muze ku u mbajt Kongresi i Manastirit, që vendosi alfabetin e gjuhës shqipe, do të përdoret si gjuhë zyrtare vetëm maqedonishtja.

Në vendim përfshihet edhe vendosja e emrit të muzeut që i trashëgoi shqiptarëve gjuhën e sotme do të shkruhet me gërma maqedonase. Në fakt vendimi për shpalljen muze të këtij institucioni ishte marrë një vit më parë por u zvarrit pasi pala maqedonase e cilësonte të papranueshme kërkesën shqiptare që në këtë muze të përdoret edhe gjuha shqipe.

“Problemet ishin me statutin e muzeut. Nuk e nënshkruajtën për shkak të përdorimit të gjuhës shqipe, në vulat e muzeut dhe në emrin e muzeut. Tani muzeu do të figurojë vetëm në gjuhën maqedonase sepse nuk jemi 20 përqind në komunën e Manastirit”, deklaroi drejtori i Muzeut të Alfabetit, Gazmend Hoxhaj.

Sipas historianëve shqiptarë në Maqedoni me këtë veprim skandaloz i bëhet edhe një padrejtësi e madhe muzeut të alfabetit.

“Problemet që i nxjerrin në vazhdimësi këtij institucioni të shenjtë për shqiptarët, vijnë për shkak edhe të mungesës së interesimit të faktorit politik shqiptar në Shkup, Tiranë e Prishtinë”, shprehet historiani Skënder Hasani.

Dhe sikur të mos mjaftonte padrejtësia maqedonase, muzeu ka nevojë edhe për përkujdesje pasi prej kohësh ndodhet në gjendje të mjerueshme.

Sunday, August 16, 2009

Shqiptaret qe jetojne ne Kosove, Mal Te Zi, Serbi dhe Maqedoni duhet te kene te drejten e shtetesise shqiptare

Neni 19 1. i Kushtetutes se Shqiperise thote:

(1) Kushdo qe lind duke pasur qofte edhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare, e fiton vetiu shtetesine shqiptare.

- Per mendimin tim ky Nen i Kushtetutes eshte i cunguar per faktin se u heq te drejten shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre etnike ne Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni, te marrin shtetesine shqiptare, dhe rrjedhimisht pasaporten Shqiptare.

Ratifikimi i ketij Neni kushtetues dhe dhenia e menjehershme e nenshtetesise shqiptare te gjithe shqiptareve etnik do te forconte pozicionin e Shqiperise ne Ballkan, por dhe do te konsolidonte me shume pozitat dhe te drejtat e Shqiptareve sidomos ne ato vende si Maqedonia dhe Mali i Zi.