Showing posts with label gjuhen. Show all posts
Showing posts with label gjuhen. Show all posts

Tuesday, February 18, 2014

Jeronim De Rada: 200 vjetori i lindjes



Jeronim de Rada (1814-1903), poet,  publicist, folklorist, filolog, themelues i letersise dhe i kultures arbereshe, veprimtar i Rilindjes Kombetare, Mesues i Popullit.Me 1848 nxori te paren gazete shqiptare “L’Albanese d’italia”, ne te cilen shprehu pikepamjet e tij per ngjarjet e kohes.Me 1878 perkrahu Lidhjen Shqiptare te Prizrenit  dhe ngriti zerin kunder  copetimit  te trojeve shqiptare.Botoi revisten “Fjamuri i Arbrit” (1883-1885).Zhvilloi veprimtari te frytshme edhe ne fushen e studimeve gjuhesore, i kushtoi vemendje prejardhjes se Shqiptareve dhe te gjuhes shqipe, duke mbrojtur letersine e tyre. 

De Rada  eshte nga te paret studiues  shqiptare qe  u mor me strukturen gramatikore te shqipes, botoi dy gramatika (1870, 1894). Veprat e tij gjuhesore sjellin edhe  vezhgime e materiale me interes per te folmet arbereshe te Italise.Per disa dhjeteravjecare deri ne fund te jetes dha ndihmesa te vyera dhe punoi me perkushtim per mesimin e shqipes ne Kolegjin arberesh te Shen Adrianit. Poema e tij me e shquar eshte “Kenget e Milosaos”(1836), qe mbahet si vepra e pare e letersise romantike shqiptare me vlera te medha  artistike. Viktor Hygoi e quante poemen e de Rades “veper e perkryer romantike”. 

De Rada eshte njohur e vleresuar edhe nga rrethet letrare europiane, sidomos ne France, nga autore te medhenj si V.Hygo, A.Lamartin, A.Dumas (ati), F.Mistrali  etj.



Monday, December 31, 2012

Një teater ne gjuhën Arbëreshe - për ata që duan të shijojnë gjuhën e të parëve tanë...




http://www.facebook.com/photo.php?v=4722799002394&comment_id=4726774&ref=notif&notif_t=video_comment_tagged
TEATER NE ARBERISHT
Me krijoi nje emocion, te rralle per nga intensiteti, aktrimi amator i grave te Frascineto-s ne Cosenza te Italise; te degjosh shqipen e vjeter, shqipen e Kastriotit dhe zoterve te hershem te Arberise... "Zot, si eshte e mundur"? mendova. "Si kane mundur te ruajne gjuhen, kur ne, emigracioni i ri, ne rreth 20 vite kemi humbur aq shume fjalor;... per te mos folur per Shqiperine, ku me dashje po e shkaterrojne ate duke e barbarizuar me terma te pa fund huazuar nga anglishtja e italishtja, jo per te mbushur nje mungese, po per te zevendesuar (rrjedhimisht per ti lene ne harrese) fjale te mirefillta te shqipes.
Ne fund, dua te falenderoj Lucia Martino, organizatoren e mrekullueshme si te teatrit, ashtu edhe te nismes per te filmuar; ne menyre te vecante, time shoqe, Greta Aliaj, pa te cilen e pa idete, shtysen e kembenguljen e se ciles, e kam te veshtire te hedh qofte edhe nje hap.
Length: ‎8:24