Showing posts with label Jeronim de Rada. Show all posts
Showing posts with label Jeronim de Rada. Show all posts
Monday, November 17, 2014
Tuesday, February 18, 2014
Jeronim De Rada: 200 vjetori i lindjes
Jeronim de Rada (1814-1903), poet, publicist, folklorist, filolog, themelues i letersise dhe i kultures arbereshe, veprimtar i Rilindjes Kombetare, Mesues i Popullit.Me 1848 nxori te paren gazete shqiptare “L’Albanese d’italia”, ne te cilen shprehu pikepamjet e tij per ngjarjet e kohes.Me 1878 perkrahu Lidhjen Shqiptare te Prizrenit dhe ngriti zerin kunder copetimit te trojeve shqiptare.Botoi revisten “Fjamuri i Arbrit” (1883-1885).Zhvilloi veprimtari te frytshme edhe ne fushen e studimeve gjuhesore, i kushtoi vemendje prejardhjes se Shqiptareve dhe te gjuhes shqipe, duke mbrojtur letersine e tyre.
De Rada eshte nga te paret studiues shqiptare qe u mor me strukturen gramatikore te shqipes, botoi dy gramatika (1870, 1894). Veprat e tij gjuhesore sjellin edhe vezhgime e materiale me interes per te folmet arbereshe te Italise.Per disa dhjeteravjecare deri ne fund te jetes dha ndihmesa te vyera dhe punoi me perkushtim per mesimin e shqipes ne Kolegjin arberesh te Shen Adrianit. Poema e tij me e shquar eshte “Kenget e Milosaos”(1836), qe mbahet si vepra e pare e letersise romantike shqiptare me vlera te medha artistike. Viktor Hygoi e quante poemen e de Rades “veper e perkryer romantike”.
De Rada eshte njohur e vleresuar edhe nga rrethet letrare europiane, sidomos ne France, nga autore te medhenj si V.Hygo, A.Lamartin, A.Dumas (ati), F.Mistrali etj.
Subscribe to:
Posts (Atom)

