Thursday, October 28, 2010

Lekë Tasi, Tirana e viteve ’40 në pikturë


http://tvklan.tv/lajmi.php?id=13345


Tirana e viteve ‘40 dhe ndryshimet që pësoi ajo më vonë janë disa nga punët e hedhura së fundmi në kanavacë nga piktori Lekë Tasi. Lekë Tasi është fjalëpak për tablotë që përbëjnë ekspozitën e tij të fundit. Por piktori 81–vjeçar thotë se i ka qëndruar larg realizmit në pikturë dhe se është përpjekur t’i japë jetë në ketë formë imagjinatës së tij.
Lek Tasi: “E kam lënë realizimin dhe pikturën që i shfaq gjërat ashtu siç janë. Unë përdor imagjinatën dhe bashkoj të kaluarën me realitetin”.
Edhe pse temat e këtyre tablove shkojnë nga jeta e fshatit, në sport e politikë, ato bashkohen nga prezenca e qënies njerëzore, e cila transformohet për t’iu larguar të zakonshmes.
Lek Tasi: “Në pikturën time është gjithmonë njeriu, ai është personazh në të gjithë temat”.
Ekspozita personale e Tasit do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 tetor.

No comments:

Post a Comment