Thursday, October 28, 2010

Evis Mula, nga La Scala në “Marie Kraja”


Vetëm pak ditë pasi la skenën e La Scala- s në Itali, Evis Mula është rikthyer në Tiranë për festivalin operstik të radhës “Marije Kraja”. Evisi na ka treguar për eksperiencën e saj në skenën e famshme duke ia dedikuar një pjesë të sukeseit të saj pikërisht çmimit “Marije Kraja” në këtë festival”.
Evis Mula: “Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe shumë e rëndësishme për mua e cila erdhi menjëherë pasi fitova çmimin e parë në festivalin “Marije Kraja, një festival shumë i rëndësishëm”.
Zana Çela drejtore e këtij festivali ndërkombëtar pranon se Evis Mula është një nga shembujt e shumtë të zërave lirik të cilët kanë janë promovuar nga festival i rëndësishëm.
Zana Çela: “Edicioni i 11-të edhe më i konsoliduar, në mbështetjen e kryeministrit dhe vetëm pak ditë përpara lajmit të madhe të heqjes së vizave”.
Edicioni i 11-të e festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marije Kraja” do të bëhet më datat 30 dhe 31 tetor në sallën e Akademisë së Arteve. Në të do të konkurojnë për tre çmime artistë lirik nga disa vende të botës.

No comments:

Post a Comment