Thursday, October 28, 2010

"Këngët e Shekullit", emocione dhe duartrokitje në natën e dytë


“Këngët e Shekullit” kanë ndezur sërish atmosferën e së shtunës në tearin dhe ekranin e Tv Klan. Publiku që kishte mbushur sallën i ka duartrokitur gjatë të gjithë këngëtarët të cilët edhe pse u bazuan në këngët e vjetra përcollën me zërin e tyre freskinë ë këngës popullore qytetare. Nata e dytë e “Këngëve të Shekullit” nisën me një të ftuar të vecantë, këngëtarin Big Ndoi, i ftuar nderi i kësaj skene. Më pas dhjetë këngëtarët u ngjitën njëri pas-tjetrin në skenë. Irini Qiriako, Bujar Qamili, Selami Kolonja, Eranda Libohova, apo Maja ishin disa nga yjet që e kësaj nate të “Këngëve të shekullit”. Një gjetje e vecantë ishte potpuria e interpretuar nga Merita Halili dhe “Pleqtë e Krujës”. Menjëherë pas këngës së tyre publiku bëri biz duke i mbajtur për herë të dytë në skenë.

No comments:

Post a Comment