Thursday, November 25, 2010

NYT: Kadare s’mund të shkruajë një libër që nuk është interesant

MARRE NGA BALKANWEB.COM - PER ME SHUME KLIKO TEK BALKANWEB.COM


NYT: Kadare s’mund të shkruajë një libër që nuk është interesantTIRANË- Gazeta “New York Times” ka botuar ditën e djeshme një artikull mbi librin e fundit të Kadaresë të përkthyer në anglisht, “Aksidenti”.
“Enigma dhe lufta për pushtet në intrigën politike dhe romantike” është titulli që gazetari Charles Mc Grath i ka vënë shkrimit të tij, ku e cilëson Kadarenë si "të zhdërvjellët në stilin modern dhe në atë posmodern".
“Emri i romancierit shqiptar Ismail Kadare përmendet rregullisht në kohën e çmimit ‘Nobel’ dhe ka ende shumë shanse ta fitojë së shpejti”, me këtë fjali e nis Mc Grath shkrimin e tij.

Gazetari Mc Grath përshkruan subjektin e librit duke e cilësuar "historia e dashurisë si një luftë e pashmangshme marrëdhënie e cila merr përmasat e një lufte politike në pushtet".
Në fund të romanit personazhet, Rovena dhe Besforti, bëhen aq të panjohur saqë pothuajse nuk janë as personazhe.
“Ndoshta kjo është e paramenduar nga Kadare, por kjo do të thotë se lexuesi duhet të heqë dorë nga disa prej kënaqësive tradicionale të romanit, për të përjetuar ndjesinë trallisëse të të shikuarit të tyre përmes një pasqyre të shtëpisë së horroreve”, thotë Mc Grath.

Ai thotë në shkrimin e tij se “Aksidenti” mund të jetë më shumë se shëmbëlltyrë, një realizëm kryengulthi në Shqipërinë e Hoxhës. “Sido që të jetë, ai të çon në një vend që romanet nuk e vizitojnë zakonisht në ditët e sotme dhe gjithashtu të bëjnë mirënjohës që nuk të duhet të jetosh aty”, përfundon shkrimin Mc Grath
Gjithashtu gazetari Charles Mc Grath shkruan se "Kadareja është i paaftë për të shkruar një libër që nuk është interesant".
Ky shkrim i “New York Times” nuk është i vetmi që analizon romanin “Aksidenti”, pasi libri është botuar në Europë përpara se të botohej në Shqipëri. Për këtë roman ka shkruar edhe Tom Nolan në “Wall Street Journal”, apo shkrimtari britanik Tibor Fischer.

No comments:

Post a Comment