Saturday, October 11, 2014
Friday, October 10, 2014
Dhimbje e vlerësim për ndarjen e parakohshme nga jeta të poetit Paskal Renda
Follow @gjshkurtaj
Më 29 shtator, është ndarë së gjallësh Paskal Renda, poet dhe veprimtar arbëresh, por mbi të gjitha një mik i mirë dhe i shtrenjtë i imi dhe i të gjithë atyre që kanë pasur rastin të vizitojnë Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) të Sicilisë.

Paskali ishte gjithmonë me ne, gjithmonë i gatshëm për të na njohur me veprimtarët e nismat kulturore të arbëreshëve të Horës. Paskali ishte djalë i ri dhe disi me ndrojtje më tregoi se shkruante edhe vjersha. Njërën prej tyre, të cilën ma dërgoi mbasi u ktheva nga ajo ekspeditë, meqë ishte edhe shumë e bukur dhe me freski tematike e pata botuar te gazeta “Drita”, shoqëruar me disa rreshta përnjohës. Kjo ishte një nxitje për poetin e ri dhe, kur u takuam për herë të dytë, në dhjetor të vitit 1984, në Kongresin e Pakicave Etnike, të organizuar nga Instituti Albanologjik “R.Petrotta” dhe Katedra e shqipes e Universitetit të Palermos, të drejtuara nga prof.Antonino Guzzetta, Paskali mezi po na priste. Grupi ynë ishte i përbërë nga shkrimtarët Dritero Agolli e Nasho Jorgaqi dhe nga dy gjuhëtarë: prof.Androkli Kostallari dhe unë. Në aeroportin e Palermos për të na pritur kishin dalë, të veshur me univformën e policisë, Paskali dhe një tjetër koleg i tij, Franko, që të dy arbëreshë dhe që të dy flisnin aq bukur gjuhën shqipe. Kjo ishte një befasi shumë e këndshme sidomos për Driteroin që shkonte për herë të parë në Piana, porse gjatë atyre ditëve që qëndruam në Piana, befasia do të zëvendësohej me realitein e bukur që në Horën e arbëreshëve flitej kudo e kurdoherë shqip. Shqip flisnin edhe pronarët e punonjësit që na shërbenin te Restarant “Montagnola”, shqip fliste edhe kryetari i bashksë Giacomon Cuccia, të cilin Paskali dhe të tjerët e thërrisnin miqësisht me zbunimin Xhakomin; shqip flitej në të gjitha shtëpitë e miqve që na prisnin më bujarinë tradicionale të Horës, që nga mëma e Mateut (prof.Matteo Madala, atëherë student e mik i Paskalit, sot profesor titullar dhe emër i dalluar i studimeve alanologjike); shqip këndonte natë për natë te Bar Rotonda edhe Nikolla Lo Jakono dhe grupi tij “Shqiponjat arbëreshe”; shqip fliste krejt katundi, kur dilte në sheshin e Horës për të parë “kullumbin”(pëllumbin) në oborrin e kishës, që ishte jo larg nga shtpia e Paskalit të ndjerë. Për një kohë më të gjatë në ngulimet arbëreshe të Sicilisë kam qëndruar në vitin 1988, kur, bashkë më dy kolegë gjuhëtarë (Mehmet Çeliku e Thoma Rrushi), ishim të ftuar nga Bashkia e Kuntisës (Contessa Ettellina) për të zhvilluar një kurs njëmujor të gjuhës shqipe me arsimtarë e veprimtarë kulturortë arbëreshë të atij ngulimi. Ne e kishim punën dhe qëndrimin në Kuntisë, që është rreth 60 km larg Pianës, por Paskali, herë vetëm, herë me Matteo Mandalain vinin e na gjenin dhe kemi kaluar ditë shumë të bukura, në shoqërinë e tyre dhe të mikpritësve të Kundisës, sidomos nga organizatoret e kursit të shqipes: prof.Giuseppina Cuccia Lo Jacono dhe prof.Guarina Tomasso in Cilluffo, që bashkë me Pinon (Giuspeppe Ciluffo) kishin organizuar një kurs shumë të frytshëm për gjuhën shqipe, si dhe na kanë mundësuar të kryenim edhe anketime e hulumtime gjuhësore shumë të vlefshme. Aso here kam plotësuar edhe një anketë të plotë dialektologjike në Kuntisë, duke pasur si informatore zonjën Pia Skiro, motrën e të shquarit prof.Giuseppe Schiro Junior.
![]() |
| Pasquale Renda (18.7.1955-29.10.2014) |
Më 29 shtator, është ndarë së gjallësh Paskal Renda, poet dhe veprimtar arbëresh, por mbi të gjitha një mik i mirë dhe i shtrenjtë i imi dhe i të gjithë atyre që kanë pasur rastin të vizitojnë Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) të Sicilisë.

Paskalin e kam njohur këtu e 31 vjet më parë, së pari, në të vitit 1983, kur vajta për anketime dialektologjike në
Horë dhe, për disa ditë radhazi, Paskali, bashkë me miqtë e tjerë arbëreshë, si
poetët Zef Skiro di Modika, Zef Skiro Maji, si dhe me shumë prej
atyre që i kishim njohur më parë në
Shqipëri në përbërje të grupeve të studentëve arbëreshë që vinin për
kurse verore të gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës, si Xhino (Giorgio) Ales, Rozeta Riolo, Zef e
Rosana Vasoti, Pino e Pina Verga etj.
Paskali ishte gjithmonë me ne, gjithmonë i gatshëm për të na njohur me veprimtarët e nismat kulturore të arbëreshëve të Horës. Paskali ishte djalë i ri dhe disi me ndrojtje më tregoi se shkruante edhe vjersha. Njërën prej tyre, të cilën ma dërgoi mbasi u ktheva nga ajo ekspeditë, meqë ishte edhe shumë e bukur dhe me freski tematike e pata botuar te gazeta “Drita”, shoqëruar me disa rreshta përnjohës. Kjo ishte një nxitje për poetin e ri dhe, kur u takuam për herë të dytë, në dhjetor të vitit 1984, në Kongresin e Pakicave Etnike, të organizuar nga Instituti Albanologjik “R.Petrotta” dhe Katedra e shqipes e Universitetit të Palermos, të drejtuara nga prof.Antonino Guzzetta, Paskali mezi po na priste. Grupi ynë ishte i përbërë nga shkrimtarët Dritero Agolli e Nasho Jorgaqi dhe nga dy gjuhëtarë: prof.Androkli Kostallari dhe unë. Në aeroportin e Palermos për të na pritur kishin dalë, të veshur me univformën e policisë, Paskali dhe një tjetër koleg i tij, Franko, që të dy arbëreshë dhe që të dy flisnin aq bukur gjuhën shqipe. Kjo ishte një befasi shumë e këndshme sidomos për Driteroin që shkonte për herë të parë në Piana, porse gjatë atyre ditëve që qëndruam në Piana, befasia do të zëvendësohej me realitein e bukur që në Horën e arbëreshëve flitej kudo e kurdoherë shqip. Shqip flisnin edhe pronarët e punonjësit që na shërbenin te Restarant “Montagnola”, shqip fliste edhe kryetari i bashksë Giacomon Cuccia, të cilin Paskali dhe të tjerët e thërrisnin miqësisht me zbunimin Xhakomin; shqip flitej në të gjitha shtëpitë e miqve që na prisnin më bujarinë tradicionale të Horës, që nga mëma e Mateut (prof.Matteo Madala, atëherë student e mik i Paskalit, sot profesor titullar dhe emër i dalluar i studimeve alanologjike); shqip këndonte natë për natë te Bar Rotonda edhe Nikolla Lo Jakono dhe grupi tij “Shqiponjat arbëreshe”; shqip fliste krejt katundi, kur dilte në sheshin e Horës për të parë “kullumbin”(pëllumbin) në oborrin e kishës, që ishte jo larg nga shtpia e Paskalit të ndjerë. Për një kohë më të gjatë në ngulimet arbëreshe të Sicilisë kam qëndruar në vitin 1988, kur, bashkë më dy kolegë gjuhëtarë (Mehmet Çeliku e Thoma Rrushi), ishim të ftuar nga Bashkia e Kuntisës (Contessa Ettellina) për të zhvilluar një kurs njëmujor të gjuhës shqipe me arsimtarë e veprimtarë kulturortë arbëreshë të atij ngulimi. Ne e kishim punën dhe qëndrimin në Kuntisë, që është rreth 60 km larg Pianës, por Paskali, herë vetëm, herë me Matteo Mandalain vinin e na gjenin dhe kemi kaluar ditë shumë të bukura, në shoqërinë e tyre dhe të mikpritësve të Kundisës, sidomos nga organizatoret e kursit të shqipes: prof.Giuseppina Cuccia Lo Jacono dhe prof.Guarina Tomasso in Cilluffo, që bashkë me Pinon (Giuspeppe Ciluffo) kishin organizuar një kurs shumë të frytshëm për gjuhën shqipe, si dhe na kanë mundësuar të kryenim edhe anketime e hulumtime gjuhësore shumë të vlefshme. Aso here kam plotësuar edhe një anketë të plotë dialektologjike në Kuntisë, duke pasur si informatore zonjën Pia Skiro, motrën e të shquarit prof.Giuseppe Schiro Junior.
Paskal Renda ka qenë kurdoherë shoqëruesi ynë i përzemërt, na ka
ndihmuar të gjenim njerëzit e përshtatshëm për anketimet tona rreth gjuhës arbëreshe, na
ka njohur me poetë e veprimtarë kulturorë arbëreshë dhe na ka pritur shumë herë
për dreka e darka në shtëpinë e tij bujare, ku na priste nëna e tij, një zonjë
tipike arbëreshe, gjithmonë e buzëqeshur
dhe e ëmbël; kemi qenë edhe në shtëpinë e vëllezërve të tij: dr.Sebastianit e Vitos, që ishin më të mëdhenj se ai në moshë, por që për Paskalin kishin
dobësi dhe bëheshin copash që të na gostitnin e të na kënaqnin.
Kam pasur edhe lëtërkëmbim të gjatë me Paskalin, kam ndjekur edhe vjershat
që ka botuar, sidomos vëllimin e tij me titullin “Shtegu”, Poezi, Hora e t’arbëreshëve: Mondo albanese, 1984, ku është
përfshirë edhe vjersha e tij aq e bukur e plot dashuri për shqipërinë e
shqiptarët “Dëshirë”.
“Kam dëshirë
të shtrëngoj duar të lodhura.
Kam dëshirë
të shoh sy plot shpresë.
Kam dëshirë
të puth një flamur gurgull me djersë.
Kam dëshirë
të dëgjoj si e këndojnë Lirinë
zogjtë shqiptarë.
Kam dëshirë
të shoh si rriten lulet,
potisur me djersët e të gjithë popullit.
Kam dëshirë
të përqafoj një vëlla.
Kam dëshirë
të përqafoj dhjetë...njëqind...
një mijë...tremiliona
vëllezër shqiptarë.”
Ti ike, Paskal, mik i shtrenjtë dhe i dashur, por mbeten kujtimet e
bukura, mbeten letrat dhe vjershat e tua të sinqerta dhe emri yt fisnik.
Të qoftë i lehtë dheu i Horës
tënde që e deshe aq shumë.
Gjovalin Shkurtaj
Gjovalin Shkurtaj
Wednesday, October 8, 2014
Libri: "Takim me Col Cufin"
Ky libër me titullin domethënës “Takim me Col
Cufin” sjell mbresa e kujtime të miqve, bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të Col
Cufit, të përmbledhura në një vëllim të hijshëm e të shoqëruar edhe me një numër fotosh të bukura, që ilustrojnë
bëmat e jetën e këtij veprimtari të njohur të Malësisë sonë të Madhe.
Col Cufi, në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta, nga ata që kanë shkruar për të, po
edhe nga kushdo që ka ka pasur rastin ta
njohin, përmendet e vlerësohet si një nga burrat e shquar të Malësisë së Madhe
të periudhës mbas Çlirimit, krahas figurave të mirënjohura si Bejto Faslia, Çun
Jonuzi, Gjeto Keqi, Ramadan Reçi, Rifat Nuzi, Xhemal Bejtja (Vukaj) etj.
Edhe unë e kam njohur Colin dhe ruaj për të nderim
të veçantë. Ka qenë mik i familjes sonë dhe disa herë, kur vinte në Bajzë, nuk e linte pa ardhur edhe në
shtëpinë tonë, ku ishte i mirëpritur, e
donte shumë im atë dhe krejt familja, ishte i shkueshëm dhe gjithmonë buzagaz
si me të rriturit ashtu edhe me ne të vegjlit. E mbaj mend si burrë të pashëm,
gjithmonë i veshur mirë dhe i lidhur fort me popullin. Për të flasin mirë të
gjithë ata që e kanë njohur dhe që kanë bashkëpunuar me të.
Burra si Col Cufi nuk harrohen. Emri dhe
veprimtaria e tij janë pjesë e vlerave dhe virtyteve që Malësia jonë e Madhe u
ka ushqyer tradicionalisht bijve të vet. Col Cufi ka qenë dhe mbetet një bir i madh i
Malësisë sonë dhe si i tillë do të kujtohet përherë.
Gjovalin Shkurtaj
8 Tetor 2014
Monday, September 22, 2014
Nderim e pikëllim për ndarjen nga jeta të aktores së shquar Besa Imami
nga Gjovalin Shkurtaj
Besa Imami do të mbahet mend si aktore me dhunti e talent të spikatur, si artiste me pamje të hijshme dhe zë të bukur skenik, me intonacion e diksion krejt të veçantë e mbresëlënës.
Kam parë të gjithë filmat dhe shumë nga shfaqjet teatrore që ka interpretuar ajo, qënga filmi “Skëndërbeu”, ku ajo mishëroi aq këndshëm rolin e Donikës, deri te Malësorja në “Streha e të harruarve”(2004) në Teatrin Kombëtar.
E kam përmendur shpesh në shkrimet e librat e mi kushtuar kulturës së gjuhës në skenë dhe në ekran, duke e cilësuar si një nga yjet e fjalës së bukur shqipe; e kujtoj me nderim e duke i blatuar vlerësimet e larta për interpretimet e saj meritore e të paharrueshme.
I qoftë e lehtë lëndina e Atdheut për të cilin ajo dha ndihmesat e saj të vyera si artiste e madhe e skenës dhe e ekranit shqiptar.
Labels:
artiste,
besa imami,
donika,
malesorja,
skenderbeu
Sunday, September 21, 2014
Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn hap dyert e saj për vitin e ri mësimor 2014-2015 (nga Gazeta Dielli)
Bilbili i Gjuhës Shqipe Rafael Gjona m’u përgjegj se: “Dakord që mund të dali nga shkolla jonë një president për në Amerikë, por mund të kemi dhe një president të ardhshëm për Shqipërinë, pse jo”?…/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Në Brooklyn në një nga qytetet historike dhe ndër më të populluara të Nju Jorkut si dhe në Amerikë nxënësit shqiptarë filluan shkollën Shqipe.
Në mjediset e shkollës publike amerikane nxënësit shqiptarë të lindur në Amerikë u ulën për të filluar vitin shkollor akademik 2014-2015. Ishte një ditë e bukur shtatori me fllad Oqeani një ditë që do të ngelet përgjithmonë në kujtesën e nxënësve. Shumë prej tyre njiheshin nga vitet e mëparshme dhe takoheshin me mall, sepse ishin me sezonin e pushimeve dhe kishin pothuajse gjithë verën që nuk ishin takuar, ngase dikush kishte shkuar në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Dibër, Çamëri ose vende të ndryshme të botës që ata i tregonin me aq mbresa dhe bukuriza fëminore.
Disa prej tyre uleshin për herë të parë në bangat e shkollës dhe që më të mëdhenjtë tregoheshin tepër të kujdesshëm për t’u dhënë ngrohtësi dhe dashuri si më të “vjetër” të shkollës shqipe. Nxënësit erdhën të shoqëruar nga prindërit e tyre të cilët me emocion dhe mirënjohje tregonin kujdes të posaçëm që ata të dëgjonin mësueset e tyre dhe të mësonin sa më shumë SHQIP.
- Lexoni të gjithë shkrimin në Gazetën Dielli: http://gazetadielli.com/nxenesit-e-shkolles-shqipe-alba-life-ne-brooklyn-filluan-vitin-e-ri-mesimor-2014-2015/#sthash.vMsVZMdq.dpuf
Nga Keze Kozeta Zylo/
Në Brooklyn në një nga qytetet historike dhe ndër më të populluara të Nju Jorkut si dhe në Amerikë nxënësit shqiptarë filluan shkollën Shqipe.
Në mjediset e shkollës publike amerikane nxënësit shqiptarë të lindur në Amerikë u ulën për të filluar vitin shkollor akademik 2014-2015. Ishte një ditë e bukur shtatori me fllad Oqeani një ditë që do të ngelet përgjithmonë në kujtesën e nxënësve. Shumë prej tyre njiheshin nga vitet e mëparshme dhe takoheshin me mall, sepse ishin me sezonin e pushimeve dhe kishin pothuajse gjithë verën që nuk ishin takuar, ngase dikush kishte shkuar në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Dibër, Çamëri ose vende të ndryshme të botës që ata i tregonin me aq mbresa dhe bukuriza fëminore.
Disa prej tyre uleshin për herë të parë në bangat e shkollës dhe që më të mëdhenjtë tregoheshin tepër të kujdesshëm për t’u dhënë ngrohtësi dhe dashuri si më të “vjetër” të shkollës shqipe. Nxënësit erdhën të shoqëruar nga prindërit e tyre të cilët me emocion dhe mirënjohje tregonin kujdes të posaçëm që ata të dëgjonin mësueset e tyre dhe të mësonin sa më shumë SHQIP.
Subscribe to:
Posts (Atom)





