Tuesday, June 25, 2013

Konferenca: "Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?" (organizuar nga Prof Dr Basil Shadër)



by Rexhep Rifati
Kliko ketu per ta exuar te plote ne : http://tung.ch/konferenca/
Konferenca kushtuar gjuhës shqipe, shumë e rëndësishme u zhvillua nën kujdesin e albanologut zviceran  Prof Dr Basil Shadër, është i njohur kontributi i tij për gjuhësinë shqiptare, edhe në mungesë të katedrës së gjuhës shqipe në Zvicër, me studimet e shqipes vuri themelet e albanologjisë zvicerane, bëri që ajo të flasë edhe gjermanisht në nivel të ndritshëm shkencor.
Teksti: Nexhmije Mehmetaj & Fotot: Rexhep Rifati
Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt Konferenca  ” Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Nuk është një fjali pyetëse, është diçka më tepër, është shumëçka më tepër. Janë tre breza shqiptarësh, tre breza të një kombi të lashtë që jeta i mori dhe jetojnë në Zvicër! Ruajtja gjuhës shqipe në kushte larg atdheut kërkohet dëshirë, punë, nga ana e prindërve e fëmijëve dhe mësuesve. Shkolla shqipe në shumë kantone ka formuar një traditë, por fatkeqësisht është numri i vogël i fëmijëve shqiptarë që marrin mësime në shqip.
Të mos lodhemi kurrë për identitetin tonë, duke ndjekur edhe shembullin e atdhetarëve të shquar të Rilindjes, por edhe të sotshëm, dhe të punojmë për gjuhën tonë, shkollën shqipe dhe kulturën shqiptare, për t’u zhvilluar më tej në brezat e rinj dhe për ta ruajtur pastërtinë e gjuhës sonë. Të mos lejojmë të humbas e të përziejmë me fjalë të huaja të gjuhëve tjera!
Konferenca kushtuar gjuhës shqipe, shumë e rëndësishme u zhvillua nën kujdesin e albanologut zviceran  Prof Dr Basil Shadër, është i njohur kontributi i tij për gjuhësinë shqiptare, edhe në mungesë të katedrës së gjuhës shqipe në Zvicër, me studimet e shqipes vuri themelet e albanologjisë zvicerane, bëri që ajo të flasë edhe gjermanisht në nivel të ndritshëm shkencor. Ai  është pjesë e suksesit të Shkollës shqipe në Zvicër, hartoj librin e parë për mësimin plotësues dhe kohëve të fundit është një ndihmë tjetër e çmuar realizimi i projektit “Tekstet për mësimin e gjuhës shqipe”për tre ciklet. Padyshim që Ai së bashku me bashkëshorten zonjën e nderuar Erika Shader janë anëtarë nderi të LAPSH-it.
Konsideroj që edhe kjo konferencë është një nder që i bëhet. Vlerësoj se të merresh me njohjen e problemeve të  kulturës shqiptare do të thotë se kujdesesh për ta mbrojtur një kulturë të pasur që flitet dhe shkruhet e që më së dyzetë vjet bashkëjeton me kulturën e bashkësisë pritëse.
Kjo ndihmë ka meritën se shquan personalitete që me përkushtim punojnë në të mirë të mirëqenës së bashkësisë, kulturës së saj, me qëllim që të krijojnë një lëvizje mendimesh me sy nim forcimin e ndjenjës së identitetit kulturor dhe kompaktësinë e tij.
Punimet e Konferencës i hapi Rektori Prof. Dr. Walter Bircher,mbajti një fjalim përshëndetje, duke na u drejtuar  na thotë: ”Ju përpiqeni t’iu mësoni fëmijëve tuaj gjuhën shqipe sepse gjuha amtare është vlerë është vendlindje është plotësisht e kuptueshme mundi për ruajtjen e saj … “
Në Konferencë me kumtesa morën pjesë: Prof Dr Gjovalin Shkurtaj nga Instituti i Gjuhësisë- Tiranë. Mehmet Elezi, gjuhëtar, leksikolog, Ambasador i RP Shqipërisë. Prof. Dr Basil Shader-pedagog i gjermanishtes dhe shqipes. Një vështrim të hollësishëm nga puna praktike e mësimit plotësues të gjuhës shqipe paraqiten : mësuesi Nexhat Maloku, Cyrih dhe mësuesja, prof Nexhmije Mehmetaj Jura.
Ajo që të jep krenari, tri të reja që përfaqësonin fytyrën e bukur të brezit të ri shqiptar në Zvicër, por të arsimuar dhe formuar këtu. Shqipe Bajrami,  Ylfete Fanaj, Shpresa Jashari.
Autorja  Franziska Agosti, plotësonte ngjarjen e asaj dite  me mjeshtri  të brumosur në art të fotografisë dhe me kuptimin e lartë të porosisë dhe të evidencimit të pranishëm mes dy kulturave.
Organizatore e Konferencës ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut, së bashku me Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”në Zvicër. Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë, Institutit Zviceran për Studime Shqiptare në Llozanë, Institutit Shqiptar në St. Gallen.
Delemont 16.06.2013

No comments:

Post a Comment