Tuesday, November 14, 2017

Pikëllim e ngushëllime për ndarjen nga jeta të Arben Delajt

Dikur, në vendlindjen time, në Bajzë të Kastratit, dëgjoja  një këngë popullore elegjiake, që niste me vargjet ”Ku po këndon njaj zogu i zi, përmbi vorr t’nji djalit të ri”... Kumti i hidhur i ndarjes  nga jeta të këngëtarit Arben Delaj, që e përhapën me pikëllim mediat e faqet on-line, ma  ringjallën nga kujtesa atë dhimbje e brengë të hershme e të përhershme, që shkakton humbja e parakohshme e çdo njeriu në moshë të re, po aq më tepër, kur “sharra e vdekjes” pret  pemë të bukura  e me rremat e mbushur me fruta, si rasti i Arben Delajt, këngëtarit që me aq mall e dashuri i këndoi Malësisë sonë të Madhe.
Pa dyshim Arben Delaj, i dhimbet e u shkojnë lotët nëpër faqe të gjithë atyre, që e kanë njohur këngëtarin, po edhe shumë të tjerëve, që ia kanë dëgjuar e pëlqyer këngët dhe që, kushedi sa herë, në mbarim të këngëve të tij, do ta kenë uruar me shprehjen e bukur të Malësisë sonë: ”Të këndoftë zemra e ia laç djalit!” 
Pikëllimi e dhimbja se Beni iku, zija që ra në familjen e tij e në krejt farefisin, që mbajnë mbiemrin Delaj, që nga Jerani i Bajzës e deri në Amerikën e largët, ku këngët e tij këndohen, po edhe ku janë tashmë aq shumë shqiptarë, adhurues e dashamirë të këngëtarit të pashëm si Zuku Bajraktar, po edhe zëbukur e mjeshtër i këngës si pak të tjerë në ditët tona, mund të zbutet sadopak vetëm me fatin, që ai ka lënë edhe dy djem, që kanë kënduar me të, Armelin e Emanuelin, të cilëve, duke u shprehur ngushëllimet e mia, si krahinar, si mik i gjyshit dhe i stërgjyshit të tij, rapsodit Mark Fran Delaj, prej të cilit kam shkruar shumë këngë lahute, kur isha student,  po edhe si ish-profesor i Benit në Universitetin e Arteve, u uroj të bëhen të fortë, djem të mirë e këngëtarë, ashtu si e dëshironte babai i tyre.
 Atë dëshirë, të shprehur aq bukur në këngën “Brezi brezit po ia len”, ku ai, i shoqëruar nga dy djemtë e tij këndonte me pasion e hijeshi: “Po t’i kisha  njëqind djem, do t’i baj  të gjithë këngëtarë”.      
E kam dëgjuar disa herë atë këngë, ku ai thotë me një ndjenjë të adhurimit për bijtë dhe për ruajtjen e traditave të bukura, duke spikatur atë që burrat e maleve tona e kanë pasur si peng nderi për të rritur trima të zotët  për luftë, po edhe djem të pashëm e të zotët për këngë e valle:
“Du me këndu nji kang’ me djem,  
qe ta kenë për jetë kujtim
..........................................
Hajdeni pëllumba t’babs, 
Dardha bie  për nën dardhë, 
Molla bie për nen mollë. 
Po t’i kisha njiqind djem, 
Të gjith’ do t’i baj kangëtarë”.
Ti ike, Ben Delaj, por zëri yt i bukur, këngët e tua  aq të pëlqyeshme e me frymë atdhedashëse nuk vdesin. Ato do të dëgjohen në regjistrimet e filmimet që ke realizuar ndër vite,po edhe do të këndohen nga brezi i këngëtarëve të tjerë ët Malësisë, ndër ta edhe prej dy djemve tu, që kurrë nuk do të harrojnë.
Të qoftë i lehtë dheu i Vorreve të Jeranit, ku do të prehesh në paqe e ku shkove aq para kohe...

-->

Monday, November 13, 2017

“Qesh e Njesh”: Sandër Ruçi rikthen me madhështi humorin Shkodran në Pallatin e Kongreseve

(Përshtypje nga shfaqja “Sandër Ruçi  Show”, Pallati i Kongreseve, Tiranë, 11 nëntor)
 Sonte, aktori i mirënjohur shkodran Sandër Ruçi “Mjeshtër i Madh”, dha në Pallatin e Kongreseve në Tiranë shfaqjen  e tij të shumëpritur e të mirëpritur “Sandër Ruçi  Show”.
Kisha vite pa e takuar, por  artin, talentin dhe shumë nga “perlat” e humorit të tij i kam pasur dhe i kam gjithmonë në kujtesë e në zemër. Ai ka  interpretuar në më shumë se 250 role, si dhe ka vënë në skenë si regjisor shumë shfaqje, por mua më kanë mbetur në mendje disa prej skeçeve të pakundshoqe, si “Kena harru babën”, “Shqipëria po ndryshon”, “Dhëndëri nga Amerika”, “Nusja e Sadit”, “A doni ta shpëtoni Dajën” dhe  “Erdha zemër, prit se po të kallëzoj”, prej të cilave më kanë mbetur në kujtesë fjalë e mënyra të thëni tipike shkodrane, të cilat herë të shpojnë e të thumbojnë si bleta, herë të bëjnë të shkrihesh në gaz, po edhe të mbeten në gojë si shija e një likeri krejt të veçantë. Humori i Shkodrës është “palca”e qytetarisë shkodrane, është busulla që orienton të mirët  të këqijtë, gjithmonë sipas parimit ”qesh e njesh”. Në shumë prej skeçeve ai ka interpretuar me aktorët e mëdhenj të Teatrit të Shkodrës, si Tano Banushi, Paulin Preka, Gjosho Vasia, Zyliha Miloti, Zef Deda, Katerina Biga, Gëzim Kruja, Besnik Çinari, Drande Xhai etj.
Më kishte marrë malli, pra, për Sandrin, të cilin e kam dashur dhe vlerësuar qysh kur ka qenë aktor i ri, po edhe kisha nevojë për një “dozë” humori e të qeshuri “shkodrane”. Dhe, kjo m’u realizua mjaft këndshëm sonte. Organizimi i këtij shou në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, ishte rasti më i bukur që Sandri e zgjodhi për të sjellë një buqetë skeçesh të zgjedhura,  që e madhërojnë traditën e bukur të qytetit të Shkodrës, duke vazhduar pikërisht  me humorin tipik shkodran, po edhe duke shfrytëzuar rastin për të vënë gishtin edhe mbi plagë të sotme të shoqërisë shqiptare, duke shkrirë natyrshëm kritikën ndaj veseve  të hershme e të përhershme, me prekjen e plagëve të reja të së sotmes, të korrupsionit moral e material dhe të anëve të tjera të shëmtuara, që shkojnë aq bukur në kahun e titullit të skeçit “Shqipëria po ndryshon”.
Përvoja e Sandër Ruçit në skenë, brenda dhe jashtë vendit, si dhe talenti i tij i pazakonshëm, zotësia e tij për ta ndryshuar zërin e timbrin e të folurit sa në një personazh në një tjetër, sa në shkodranishten e ëmbël si mjalti, aq edhe në shqipen standarde e në të folme të Shqipërisë Jugore, sipas brendisë së skeçeve, është garanci e padiskutueshme suksesi. Dhe, ashtu ngjau edhe sonte. Me një gërshetim të natyrshëm e të këndshëm edhe me këngë e me muzikë shqiptare e të huaj, duke qenë edhe në shoqëri të disa prej miqve të tij artistë, kryesisht shkodranë e të mirënjohur, si Osman Mula “Mjeshtër i Madh”, që luajti në saksofon e na kënaqi, si dhe me një çetë këngëtarësh, si Hervin Bushati, Mateo Frroku, Adnan Bala, Klodiana Vata, Gledis Dume, Riad Bashi, Niki Mjeda,Gresa Zefi, Bert Naraçi dhe, si qershia mbi tortë, interpretimi i një prej skeçeve  më të bukura me Zyliha Milotin, një nga aktoret më të   mëdha të Teatrit të Shkodrës.
Erdhëm në sallën e shfaqjes disi të mrrolët, se edhe koha nuk qe e mirë, jashtë binte shi dhe ishim veshur si për mot të lig, por   dy orët e shfaqjes na e hoqën lodhjen e javës, na i larguan brengat e jetës e pësimeve të përditshme të mjedisit tonë shqiptar e plot probleme...Ashtu si e ka arti i humorit në përgjithësi dhe humori shkodran në veçanti, duke qeshur e duke ngjeshur, Sandër Ruçi u çmall me problemet tona, po edhe ne u çmallëm me artin e një mjeshtri, që di se si t’ua fitojë zemrat shikuesve.
 Dhe, me magjinë e një interpretimi mjeshtëror, Sandër Ruçi na kënaqi, na bëri të qeshim sa ishim në sallë, pastaj edhe të mendojmë për ato që kumtoi në shoun e tij, aq sa, nuk dimë nëse ai tha se “Shqipëria po ndryshon”, apo deshi të thoshte se që të ndryshojë ajo, duhet të ndryshojmë ne, të gjithë sa jemi, sepse vetëm ashtu ky vend do të ndryshojë.
Le t’i urojmë “Mjeshtrit të Madh” Sandër Ruçi suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike, duke e falënderuar për punën e palodhur dhe përkushtimin e madh që tregon, duke na dhuruar humor të këndshëm e bashkëkohor me nivel të lartë artistik.
Ishte një rast shumë i bukur malli, mallëngjimi dhe adhurimi për artin e një mjeshtri të madh “prej Shkodret”, që jeton larg vendlindjes, në Jacksonville të Foloridës, por zemrën e mendjen i ka gjithmonë te Shkodra jonë, te atdheu ynë  dhe toka  e shtrenjtë shqiptare.
Ardhsh i bardhë dhe kurdoherë do të jesh  i mirëpritur, Sandër Ruçi, “Mjeshtri i Madh”.

Saturday, May 20, 2017

Cili është ndikimi i #Soros-it në Ballkanin Perëndimor?

Dana Rohrabacher pyet Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee, mbi ndikimin e #Soros-it në Ballkanin Perëndimor. Ja si përgjigjet ai:



Cilat janë qëllimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor?

Ja si i përgjigjet pyetjes Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Monday, March 13, 2017

Could ethnic hatred and racism in Macedonia spill over into an entire region?

People protest march through a street in Skopje, Macedonia, on Thursday, March 2, 2017. Thousands of Macedonians have staged peaceful protests for days in the capital Skopje and other cities, against calls by ethnic Albanian parties to make Albanian the country's second official language. (AP Photo/Boris Grdanoski)


Hate runs deep in the Balkans, and latest news from Macedonia offers even more ominous proof.

This time around, the country is on the verge of being destabilized over the legitimacy of Albanian ethnic minorities and whether or not they should be able to have their language recognized as second official language in their country in which they represent more than 25 percent of population.

These demands have been deemed “unacceptable” to the current president Gjorge Ivanov, who, in an unconstitutional move, is not allowing a coalition between Macedonia’s Social Democrats and Albanian parties to form a government.

Click here to read full article on Fox News: http://www.foxnews.com/opinion/2017/03/12/could-ethnic-hatred-and-racism-in-macedonia-spill-over-into-entire-region.html