Saturday, October 31, 2015

Shqetësim për pastërtinë e gjuhës shqipe ( Zeri i Amerikes - VoA)






Saturday, October 17, 2015

Libri: "Urgjenca Gjuhësore" (Fjalorth i barbarizmave dhe huazimeve të zëvendësueshme me fjalë shqipe)



Miq e kolegë të nderuar,
Gjendja e pamirë e shqipes së shkruar në botimet zyrtare, në shtypin e shkruar, si dhe në ligjërimin e folur, përbën shqetësim të ligjshëm për mbarë shoqërinë shqiptare. Situata është jo vetëm shqetësuese, por edhe e atillë atillë që kërkon me doemos përmirësimin e punës me shqipen e shkruar e të folur në shkollë.
Përveç rritjes së cilësisë së hartimit dhe botimit të teksteve shkollore dhe kthimit të gjuhës shqipe si lëndë themelore në shkollat e mesme, gjuhëtarët e shohin të domosdoshëm edhe botimin e librave ndihmës kundër fjalëve të huaja të panevojshme. Pesha e fjalës së thënë qartë, bukur dhe sidomos shqiptarisht, i shërben dukshëm asaj që bota e qytetëruar e ka quajtur dhe vijon ta cilësojë si “ekologji e të folurit”.
Këtij qëllimi synojmë t’i vlejë edhe libri ynë më i ri “Urgjenca gjuhësore” (Fjalorth i barbarizmave dhe huazimeve të zëvendësueshme me fjalë shqipe), që sapo e kemi dorëzuar për shtyp.
Gjovalini
Tiranë, 17 Tetor 2015

Saturday, October 3, 2015

Letërsia dhe bota e arbëreshëve të Italisë në hulumtimet dhe botimet e Dhimitër Shuteriqit



nga Gjovalin Shkurtaj

(Kumtesa për Konferencën shkencore përkujtimore në ASH me rastin e 100-vjetoritë të ditëlindjes së Dh.Shuteriqit)

Kumtesën time  (nevojisht të shkurtër)  do ta nis  duke parafrazuar një vlerësim  të zonjës Mynyvere Shuteriqi, e cila, në librin e saj  “Një jetë në dashuri”, krahas kujtimeve të tjera të bukura e domethënëse për njohjen sa më të plotë të Jubilearit tonë të paharrueshëm, Akademikut Dhimitër S.Shuteriqi, shkruan: