Këto vitet e fundit, vëmë re me kënaqësi se ka një këndellje e rigjallërim të jetës teatrore në qytetet e mëdha, po edhe në qendrat e vogla, midis të cilave ia vlen të përmendim punën meritore dhe mbërritjet e Teatrit të qytetit të Gjirokastrës.
Para disa ditësh trupa e Teatrit të Gjirokastrës erdhi në Tiranë me shfaqjen: "Eh, ç'të bën paraja". Një punë e kujdesshme e krejt trupës, e regjisorit Vasil Çuklla, e skenografit Gazmend Koçollari, po edhe e aktorëve interpretues.
Salla e mbushur plot e përplot me shikues, natyrisht,në radhë të parë artdashës gjirokastritë që jetojnë në Tiranë, po edhe nga adhurues të teatrit nga radhët e studiuesve, profesorëve të letërsisë dhe dashamirëve të pamungueshëm të artit skenik, sigurisht edhe gazetarë e punonjës të mediave.
Të gjithë sa ishim, shijuam një shfaqje të këndshme, të vënë në skenë thjesht e natyrshëm, po edhe me një tematikë e lajm a mesazh të gjetur mirë, mjaft të përshtatshëm e fshkikullues dhe për realitein e sotëm shqiptar.
E mbyllim këtë
bisedë me vlerësimet meritore për punën e kujdesshme të Teatrit të Gjirokastës,
duke kujtuar thënien urtake të popullit shqiptar që thotë: “Shpesh, në ferrën e vogël
gjendet lepuri më i madh”. Prej Gjirokastrës së
largët na erdhi një prurje shumë e këndshme dhe një frymë e ëmbël
ligjërimore ndjellamirë.
Pafshim sa më shumë
e sa më shpesh shfaqje të tilla, jo vetëm të bukura, por edhe ndikuese e
mbresëlënëse.