Hamit
Boriçi është një burrë i rrallë, me emër të madh, me dije të gjera e zemër të
bardhë: gazetar i shquar e drejtues i mediave, veprimtar shoqëror i spikatur,
autor i shumë librave themelorë për gazetarinë shqiptare dhe për letërsinë.
Atij
i shkojnë plotësisht cilësimet më të larta: si njeri i ndershëm e serioz, si burrë,
si mik e shok që lum kush ka pasur të bëjë me të; si familjar shembullor, si
shkodran fisnik, si qytetar e si atdhetar shqiptar.
Edhe
100 vjeç, miku ynë i shtrenjtë!
Ju
paçim midis nesh edhe për shumë mot, kështu si sot, me forca të pashtershme e
shpirt të paplakshëm”.
Gjovalin
Shkurtaj